Shqipëria/Aktualitet

28 NËNTORI ËSHTË DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NATYRALE

Shkruan: Koco Danaj, Tiranë

Kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale

Është Dita e Flamurit, sic thonë në Prishtinë, Shkup, Ulqin e Preshevë. Apo është dita e pavarësisë së Shqipërisë së cunguar, sic thonë në Tiranë?

Pak histori: 

Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, u shpall pavarësia e Shqipërisë me kufij: Preshevë-Prevezë dhe Durrës – Shkup. U quajt aso kohe Shqipëria në kufijtë e saj Natyrorë.

Por, dhe kaq nuk mjafton. Le të vazhdojmë sqarimin tonë. Mbledhja kriminale e Londrës nuk e njohu këtë Shqipëri. Ajo e dhunoi atë në 60 përqind të territorit të saj. Ajo që mbeti u njoh si Shqipëri. Por, edhe atë e dhunoi në vitin 1915 me Traktatin e Fshehtë të Londrës. Versaja riktheu në fuqi Londrën 1913. Dhe pas 1920, politikanët shqiptarë, që atëherë e deri më sot, pranuan Londrën. 

Ndërkaq në vitin 1998, miratohet me Referendum Kushtetuta e Shqipërisë. Ajo në Preambulën e saj, pranon se… «Me te drejtën e ligjshme për Bashkim Kombëtar… miratojmë këtë Kushtetutë». Ndërkaq, në vitin 1997 ishte shfaqur Betimi i UCK në Kosovë. Në këtë Betim UCK betohej se do të luftonte për clirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin kombëtar. 

Por…, u shpall vetëm pavarësia e Krahinës shqiptare të Kosovës dhe kështu ndodhi në Shqipërinë Lindore në FYROM, në Mal të Zi, etj., etj..

Ndërsa, sot Në Prishtinë, në Shkup, në Preshevë e në Ulqin thonë se më 28 Nëntor do të festojnë Ditën e Flamurit. Ndërsa, në Tiranë thonë se do të festojnë Ditën e Pavarsisë.

Të gjithë gabojnë. Pse?

Sepse, 28 Nëntori 1912 nuk është as Dita e Flamurit, as Dita e Pavarësisë së Shqipërisë Artificiale, por është Dita e Pavarsisë së Shqipërisë Natyrale. 

Për kujtesë: Isa Beg Boletini ishte nga Kosova. Hasan Prishtina, ministri i bujqësisë, ishte nga Kosova. Mehmet Pashë Deralla ishte nga Shqipëria Lindore. Vehbi Agollli, kryetari i Kuvendit, ishte nga Dibra e Madhe. Rashit Dino ishte Nga Cameria, etj., etj..

Ndërsa Dita e Flamurit është shumë më e lashtë, është Dita kur Gjergj Kqstrioti-Skenderbeu ngriti Flamurin në Krujë.

Prandaj, të heqim dorë nga hipokrizitë dhe vetëmashtrimet. 

Në qoftë se duamë vërtet të festojmë 28 Nëntorin 1912, si Ditë të Pavarsisë, duhet të pranojmë Shqipërinë Natyrale në kufijtë e saj. 

Në të kundërtën duhet të “korrigjojmë” vehten. Ka data të tjera per të festuar, si korrik 1913, shkurt 2008, shtator 2001, etj., etj.. 

Liria dhe Dinjiteti Kombëtar e ka një Emër: Shqipëria në kufijtë e saj Natyrorë. E ka një Datë: 28 Nëntor 1912.