Kulturë\Letërsi

28 Nëntori i mavijosur

Vjeshtë e çuditshme e këtij viti.
Qielli i mavijosur- gri,
Buzëqeshjet e ngurtësuara të njerëzve.
Liri e mbyllur n’kuti!

20 vjet Kosovë e çliruar,
E 12 vjet në Pavarësi,
Liri e varur në OKB,
Pavarësi e mbërthyer n’Bruksel

Njerëzit të çoroditur e të habitur,
Kosova i përndjekë me varfëri,
Europa s’i pranon, ua mbyll dhe kufijtë.
Njerëz t’çoroditur në kokë,
Popull i dënuar n’katastrofë.

Pse eshte fajtor shqiptari…
…pse është
Pat pyetur i madhi poet!
Pyetjes tragjike shekullore,
Që poeti pat shtruar.
Shqiptari s’qan kokën as sot,
Përgjigjen për të kërkuar…

Politikanët tonë – kërkues të shekullit!
Dorën zgjasin dhe kërkojnë,
Lypsarë të stërkequr nëpër kabinet,
Lëmosharë mos ma keq!

Në Kuvendin me 120,
Mërreken si më të dijshmit e botës.
Përveç lekut që e kanë në xhep,
Për ardhmërinë s’i vejnë gishtin kokës?!

Tuxharllakë nëpër pazarllëqe,
S’lëshojnë karrigen për 20 vjet.
Një mundësi tjetrit s’ia japin,
Thua se është shtëpi e babës vet.

Dielli i fshehur,
           Nën retë e Nëntorit.
Rreze të ftohta,
           Nën qiellin e kaltërt.
Zemrat e njerëzve,
           Të ngurtësuara n’padrejtësi.
Shqiptari nuk është fajtor,
           Ai është ne fatkeqësi!!!

Shkëlzen Ukëhaxhaj

27.11.2020

Postimet e fundit !