Vështrim/Analizë

Skender Jashari: Rrëshqitja e Republikës së Kosovës kah islamizmi dhe zhbërja e saj

Rrëshqitja e Republikës së Kosovës kah islamizmi dhe zhbërja e saj
Pasiqë Kosova-Dardania ishte për shekuj të tërë e pushtuar nga pushtues të ndryshëm,
kjo bëri që edhe secili nga këta pushtues të krijonte një shtresë lojalistësh, simpatizantësh,
servilësh e poltronësh, e të dobësonte identitetin tonë kombëtar. Duke qenë se Serbia ishte
pushtuesi i fundit, e që tashmë fliten edhe hapur për shifra prej disa mijërash të
bashkëpunëtorëve shqipfolës gjoja të publikuar e sa e sa të tjerë ende të padekonspiruar, e të
cilët si në kohën e regjimit serb, ashtu edhe në periudhën e rezistencës dhe luftërave tona për
liri, ishin në shërbim të pushtuesit. Prandaj vetëkuptohet që në raste të tilla, pushtuesi në forma
e mënyra të ndryshme bënë përpjekje që të përfitoj besnikërinë dhe nënshtrimin e popullatës
së pushtuar.
Pas 12 qershor 1999 deri në vitet 2010-të, qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës
dhe më gjerë, radhiteshin ndër më optimistët në botë. Të gjithë shqiptarët shpresonin që të
shndërrohej Kosova në një vend demokratik, përparimtar, të zhvilluar etj, e të anëtarësuar në
NATO dhe në BE, në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe Perëndimin.
Serbia historikisht ka një përvojë të thellë e të gjatë, në instrumentalizimin e islamizmit
dhe ideologjive të tjera orientale, të cilat kryesisht i adopton të njejtat që paraprakisht i
praktikon Rusia. Pa hyrë në histori, e njejta vërehej edhe nga vitet 1990-ta e në vazhdimësi, që
Serbia përgatiste hoxhallarë; infiltronte edhe në luftërat dhe rezistencën tonë kombëtare edhe
agjentë islamik, e pastaj propagandonte gjoja luftërat dhe rezistenca jonë kombëtare ishte
terroriste islamike, etj etj.
Hygo Groci thoshte, që në “luftë flasin armët, heshtin ligjet”, me përfundimin e Luftës
në Kosovë, realisht “heshtën armët e zjarrit, heshtën ligjet dhe filluan zjarrin armët speciale”.
Kurse pasi e pa që në Luftën e Kosovës, Serbia përfundimisht dështoi ta implementonte
projektin e saj shovenist islamist, siç ishte dalë e kënaqur në Bosnje e Hercegovinë, duke krijuar
Republikën Srpska me 49% të territorit.
Atëherë, të ndihmuar nga Rusia dhe aleatët e saj, të inkorporuar në kuadër të KFOR,
UNMIK por edhe të ardhur si funksionar të organizatave të ndryshme, operuan lirisht dhe
gjerësisht. Dy “Boshte” kyçe që kanë vepruar në këtë drejtim janë: boshti serbo-ruso-kinezosllavo-ortodoks dhe ai turko-srpskimuslimano-islamiko-arab. Të dy këto “Boshte”,
bashkëpunonin dhe bashkëvepronin në kundërshtimin, luftimin dhe zvogëlimin e çdo ndikimi
të Euro-Amerikanëve në Kosovë dhe rajon apo në përhapjen e ndikimit të tyre.
Boshti serbo-ruso-kinezo-sllavo-ortodoks kryesohet në të shumtën e përpjekjeve dhe
rasteve nga Serbia, por në shumë raste edhe nga Rusia, Kina, qarqet tjera ortodokse dhe sllave.
Subjektet që kryejnë veprime të tilla janë: institucionet dhe zyrtarët e shtetit, kishës ortodokse,
organizatave qeveritare dhe joqeveritare, e rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente,
organizatave kriminale dhe huliganëve, si dhe radikalëve ortodoks e sllav. Varësisht nga
subjektet e sipërthëna, zyrtarët e institucioneve të shtetit, kishës ortodokse apo organizatave
qeveritare a joqeveritare, edhe qëllimet e veprimeve të tyre, mund të jenë: politike, fetare,
ekonomike, financiare e zakonisht të përziera. Veprimet e tyre qoftë të lejueshme a edhe të
palejueshme( përfshirë edhe ato agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër
Kosovës, qytetarëve të Kosovës, Interesave Kombëtare të Shqiptarëve dhe Kosovës etj, e që
mund të ravijëzohen në qëllime serbe, ruse, kineze, ortodokse, sllave.
2
Boshti turko-srpskimuslimano-islamiko-arab, gjithashtu kryesohet në të shumtën e
përpjekjeve dhe rasteve nga Serbia, gjegjësisht zyrtarë të sigurisë së Serbisë( sidomos agjensive
informative dhe njerëz të komunitetit shqipfolës por të lidhur me lidhje të ndryshme me zyrtarë
të Serbisë), që ndikojnë në vendet islamike, organizatat islamike për të kryer veprime që janë
në interes të qeverisë së Serbisë dhe njëkohësisht edhe të shtetit a organizatës islamike. Duke
qenë se miqësia dhe lidhjet e Serbisë, janë thellësisht të rrënjosura edhe më herët në kohën e
ish-jugosllavisë, më së shumti me botën arabe. Pasiqë si Rusia që kishte projektuar me kohë(
gjatë shekujve) qasjen kuazimiqësore me botën ortodokse dhe njëkohësisht edhe me botën
islame-arabe, të njejtën praktikë e adoptoi edhe Serbia, por kjo në nivel rajonal shumë më të
vogël, kryesisht ndaj sllavëve të jugut( maqedonasëve, malaziasëve, sllovenëve, kroatëve etj)
dhe ndaj muslimanëve të ballkanit( specifikisht shqipfolësëve dhe boshnjakëve). Natyrisht
edhe shtetet arabe, organizatat islamike qofshin ato fetare, humanitare, kulturore a qofshin edhe
të dyshimta për lidhje me terrorizmin islamik, të cilat vendet e Ballkanit i kanë si trampolionë
apo si destinim përfundimtar, janë tërësisht në interes të qeverisë dhe njerzëve të lidhur me
qeverinë a institucionet e Serbisë.
Në kuadër të këtij boshti, janë dalluar sidomos: Serbia, Turqia, disa dhjetëra vende
arabe( përfshirë edhe Arabinë Saudite); disa dhjetëra organizata islamike, humanitare,
kulturore a edhe të dyshimta për lidhje me terrorizmin islamik kryesisht nga vendet islamike
dhe arabe. Subjektet që kryejnë veprime të tilla janë: institucionet dhe zyrtarët e shtetit, klerikë
dhe pseudoklerikë islamik dhe pseudoislamik(agjent), organizatave qeveritare dhe
joqeveritare, e rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente, organizatave kriminale, si dhe
radikalëve islamik e turkofil. Varësisht nga subjektet e sipërthëna, edhe qëllimet e veprimeve
të tyre, mund të jenë: fetare a gjoja fetare, politike, humanitare a gjoja humanitare, kulturore,
ekonomike, financiare e zakonisht të përziera. Veprimet e tyre qoftë të lejueshme a edhe të
palejueshme( përfshirë edhe ato agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër
Kosovës, qytetarëve të Kosovës, Interesave Kombëtare të Shqiptarëve dhe Kosovës etj, e që
mund më shumë mund të duken sikur qëllime thjeshtë fetare islame, por që qëllimet kryesore
të tyre zakonisht janë të fshehura nga ajo që deklarohen.
Historikisht dhe në mbarë botën, njihen disa shtete që e kanë instrumentalizu
islamizmin por edhe fe të tjera( kryesisht ortodoksizmin), dallohet Rusia, Perandoria OsmaneTurqia, Serbia etj. Të shkruhet për instrumentalizimin e islamizmit nga Rusia, të cilën
vazhdimisht e ka kopju Serbia, e që edhe në dekadat e fundit është duke e bërë të njejtën gjë,
do merrte hapësirë shumë të madhe. Por argumentet më të pakundërshtueshme janë: dinarët,
dokumentet dhe armët e Serbisë, të konfiskuara tek disa hoxhallarë( si në rastin e Shefqet
Krasniqit); “vizitat” e shpeshta e të papenguara të hoxhallarëve radikal vehabist nga Trojet tjera
Shqiptare për në Luginë të Preshevës, që aspak e asnjëherë nuk janë pengu nga Serbia etj.
Duke qenë se rezistenca dhe lufta për Liri dhe Pavarësi të Kosovës dhe Trojeve tona,
kanë qenë tërësisht vullnetare dhe aspak institucionaliste dhe as mirë të organizuara në hierarki,
kjo bëri që “luftën e bënë heronjtë, qeverisin maskarenjtë, ndërsa përfitojnë horrat.”-Hygo.
Pasiqë edhe Lirinë dhe fitimin e luftës, e deklaronin si faktori politik paqësor ashtu edhe krahu
politik i UÇK-së, mund të fitohej vetëm me mbështetjen e perëndimit, e në veçanti të SHBAsë, kjo tregonte qartazi për reflektimin që mund të kenë në proceset politike, shtetformuese,
3
funksionimit të institucioneve etj. E njejta qasje vazhdoi edhe pas përfundimit të kësaj lufte,
nga të gjitha subjektet politike, duke kaluar në luftë politike kundër partive kundërshtare,
shpesh edhe duke kryer veprime të dëmshme jo vetëm për kundërshtarin e tyre politik, por edhe
për vetë Interesin e Kosovës dhe Interesin Shqiptar. Mos të flasim më për ndonjë lustracion a
publikim dosjesh të bashkëpunëtorëve të regjimit, e mos të flasim më për hetim dhe gjykim të
tyre, madje të tillët u “peshkuan” nga pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare. Pas një
euforie gjoja si ndjekje shtrigash ndaj ish bashkëpunëtorëve të regjimit serb, e cila shumë
shpejtë devalvoi në luftë të flliqur politike ndaj kundërshtarëve politik shqiptar.
Themeli i Drejtësisë, Paqes dhe Funksionimit të Shtetit dhe Shoqërisë, është Sundimi i
Ligjit, pa të, çdo gjë tjetër dështon.
Misionet ndërkombëtare e në veçanti Misioni i EULEX-it, kishte si detyrë primare
sundimin e ligjit-por kishte dështime, sabotime dhe subversione të tmerrshme. Pasiqë element
të dy “Boshteve“ të sipërthënë, sidomos në UNMIK, por edhe në kuadër të EULEX-it( siç i
kam emërtuar edhe më parë, si Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it). Por me fillimin e
krijimit të Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, e vazhduan pastaj njejtë
edhe në Institucionet e Republikës së Kosovës, këto dy “Boshte” maksimalisht ishin angazhuar
në punësimin e “simpatizantëve, bashkëpunëtorëve të tyre” shqipfolës lokal, në pozita nga
nivelet më të ulta e deri në nivelet më të larta të çdo institucioni ashtu edhe në jetën shoqërore.
Në çdo institucion u punësuan:
1. Të gjithë njerëzit e ish-regjimeve jugosllave dhe serbe, qofshin si bashkëpunëtorë a
simpatizant të tyre, u privilegjuan;
2. Turkofilëve, sllavo-serbofilëve, islamofilëve etj dhe nostalgjikëve të Turqisë-Perandorisë
Osmane, Serbisë-Jugosllavisë etj.
3. Servilëve, nepotikëve, poltronëve, karrieristëve dhe jomeritokratëve etj.
Prandaj pas 2010-ës, me shpejtësi filluan të shfaqen pasojat, e që ishin të panumërta, si
në Kosovë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare në lidhje me Kosovën. Mes të cilave: ikje
masive e rinisë dhe qytetarëve të Kosovës për në vendet perëndimore; papunësi të madhe dhe
ngecje ekonomike; radikalizim dhe ekstremizim të islamistëve që kulmoi edhe me akte
terroriste dhe me Luftëtarë të Huaj Terrorist sidomos në ISIS; rënije të cilësisë së mësimit,
stagnim të nnjohjeve dhe heqje të njohjeve të shtetësisë së Kosovës etj.
SHBA dhe Perëndimi, me rastin e kërkimit që sa më shpejtë të përfundoj dialogu
Kosovë-Serbi, një ndër shkaqet kryesore është që Serbia është shkaktari kryesor që tenton për
ta dështu shtetësinë e Kosovës, gjegjësisht ta zhbëjë Pavarësinë e saj-mos të harrojmë ka shumë
shtete që kanë ekzistu e më nuk ekzistojnë. Derisa poltikanët e Kosovës, ende vazhdojnë
luftërat e tyre politike kundër kundërshtarëve politik, duke i shku përshtati interesit të Serbisë.
Ajo që mund të them me siguri, e që shumica e shqiptarëve të Kosovës, e besojnë është që nëse
SHBA dhe Perëndimi nuk e rishpëton Kosovën, situata vetëm do të përkeqësohet. Prandaj është
koha e fundit, që të gjithë Shqiptarët, e veçmas intelektualët të angazhohen në Rilindjen
Kombëtare Shqiptare.