ZONË INDUSTRIALE NË VENDIN MË TË ULËT TË KOMUNËS SË VITISË!!
Vendi që shihet në këto foto është afër fshatit Budrikë, komuna e Vitisë (rruga për Gjilan). Ky vend është pika më e ulët në territorin e komunës së Vitisë. Fare pranë këtij vendi kalon lumi Morava. Toka, rreth 5 hektarë, është pronë komunale. Ky ishte vend ideal për të krijuar një liqe artificial, që do të ishte mrekullia vet për banorët e disa fshatrave, pse jo edhe për Vitinë e Gjilanin. Ky vend, me fare pak investime, do të kthehejë në një liqe me dobi të shumëfishtë për njeriun e kësaj ane, për mjedisin, etj. Do të ishte atraksion i vërtetë. Ky vend mjaftonte të zgjerohejë akoma (sipërfaqja) dhe të thellohejë edhe dy – tre metra… Dheu që do të nxirrej do të vendosej rreth e rreth liqenit. Ky dhe, që do të krijonte një masivë rretherreth liqenit, do e rriste thellësinë e liqenit (sasinë e ujit të mbledhur)… pastaj do të mbilleshin pemë rreth e rreth dhe do të krijohejë trotuari (staza) për ecje, për çiklizëm, pushim, etj. Aty sigurisht që do të kishte edhe shërbime për pushuesit e shumtë, pastaj do të rritejë peshku, do të tërhiqeshin shpendët, etj.
Meqë, lumi Morava kalon aty, fare pranë, mbushja e liqenit ishte e siguruar dhe do të rregullohejë në atë mënyrë sistemi që, ajo sasi e ujit që do të hynte (pasi të ishte mbushur liqeni) po ajo sasi do të delte nga liqeni dhe lumi do të vazhdonte rrjedhën e tij të natyrëshme. Sigurisht që projekti me të gjitha hollësitë, specifikat dhe parallogaritë do të bëhejë nga specialistët e fushës… Mirëpo, mendoj që s’do të kushtonte më shumë se ky projekti absurd i një zone industriale!!
Vitia dhe gjithë Kosova ka nevojë për liqene artificiale, për ujëmbledhës e për diga të mëdha, aty ku ka kushte. Kosova nuk ka ujëra të mjaftueshme… Për 23 vite komunat dhe qeveritë tona nuk kanë bërë thuaja se asgjë për të rritur sasinë e ujërave dhe përdorimin e tyre për nevoja të amvisnive, për bujqësi, turizëm, etj.
Por, marrëzia e drejtuesve të komunës, e bashkuar me marrëzinë e Ministrisë (qeverisë), para 7 – 8 vitesh kanë vendosur që ky vend ideal, me të gjithë parametrat për një liqe me një kosto të vogël, të bëhet zonë industriale!! Shtatë – tetë vite punë për me e mbush vendin, sa për të ndërtuar trupin e rrugës dhe s’di edhe sa vjet u duhen për ta mbushur gjithë zonën!! Për çka? Për ndërtimin e një zone industriale!! Dhe ku? Në një vend ku s’ka as autostratë dhe as hekurudhë 25 km afër!!
Komuna e vitisë kishte disa hektarë tokë afër fshatit Komogllavë (tre – katër km larg hekurudhës dhe autostradës Shkup – Prishtinë. Ky vend është edhe në një vend të kulluar dhe me më pak investime bëhej një zonë industriale me interes për ndërmarrjet ekonomike e tregtare…
Për mendimin tim ngritja e kësaj zone industriale në Budrikë, aty ku natyra e kishte “rezervuar” vendin për liqe, është një krim ekonomik, krim ndaj mjedisit dhe krim ndaj banorëve të shumë fshatrave që do të shlodheshin e kēnaqeshin me liqenin dhe bukurinë e tij, por edhe me të mirat e tij. Ata që i kanë dhënë vizën këtij projekti (zonës industriale në pikën më të ulët të komunës së Vitisë) do të duhejë të përgjigjeshin, kurse projekti të ndalohejë… Kjo zone industriale, nëse ndërtohet, do të jetë në çdo stinë të vitit e kërcënuar nga përmbytja… Është mëkat!
add a comment