TË PËRGATITET MIRE ANSAMBLI YNË QË DO TË SHKOJË NË GREQI
(Shënime nga Ditari i shokut Enver Hoxha)
E PRËMTE, 13 MAJ 1977.
Rekomandova që Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe i Valleve Popullore që do të shkojë në Greqi duhet të përgatitet mirë si nga ana tekniko-profesionale, domethënë nga ana artistike, ashtu edhe nga ana politike. Vajtja në Greqi e ansamblit tonë duhet të bëjë dhe do të bëjë sensacion, sepse opinioni grek do të shikojë përparimet e mëdha të kulturës shqiptare. Për këtë gjë duhet të tregohet kujdes për përbërjen e ansamblit me valltarë dhe me këngëtarë të shquar, me koristë të talentuar, midis të cilëve duhet të ketë edhe disa vajza minoritare. Kjo është politike. Gjithë pjesëtarëve të ansamblit t’u rekomandohet që të sillen në mënyrë shembullore, sepse kjo ka rëndësi politike, të ruhen nga çdo provokacion, të jenë gjakftohtë dhe t’i shërbejnë kauzës së madhe të atdheut tonë. Edhe kjo, gjithashtu, ka rëndësi politike.
Për sa i përket çështjes së vajtjes së këtij ansambli në Janinë, në parim ne nuk duhet të jemi kundër. Të shkojnë edhe në Janinë, pse atje do të demaskohet edhe Silogu i “Vorio-Epirit”, vetëm se ne duhet të kërkojmë sigurime nga qeveria greke që atje në asnjë mënyrë të mos na ngjasin provokacione dhe incidente.
Për sa i përket ansamblit grek që mund të vijë në Shqipëri, për reciprocitet duhet ta lejojmë që të japë një shfaqje në Gjirokastër, s’na prish punë. Për këtë duhet të interesohen Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, por edhe sektori i propagandës i Komitetit Qendror të ketë kujdes për këtë çështje.
————————————————–
MBI VAJTJEN E ANSAMBLIT TONE NË GREQI
E DIEL, 19 QERSHOR 1977.
U gëzova shumë që ambasadori ynë në Athinë mundi të sigurojë lejen nga autoritetet greke për të dërguar në Greqi Ansamblin tonë Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve, të përbërë prej 80 vetash. Gjithashtu, grekët do të dërgojnë te ne një ansambël të tyre prej 60 vetash. Kjo, sipas mendimit tim, është një gjë shumë e mirë, pse do të ndikojë në miqësinë midis të dy popujve tanë, pavarësisht nga ndryshimi i regjimeve.
S’ka asnjë dyshim që nga ana jonë nuk mund të krijohet asnjë iluzion dhe nuk mund të shuhet vigjilenca revolucionare, pse e dimë se ansambli ynë shkon në Greqi me qëllime shumë të mira, me qëllime të pastra për t’i treguar popullit vëlla grek përparimet e vendit dhe të popullit tonë që ndërton socializmin dhe që këtë nuk ia imponon kurrkujt. Le të shohë populli grek, aktualisht, se ç’forcë të madhe kanë krijuar Partia dhe regjimi ynë socialist, si janë zhvilluar kultura dhe arti popullor i vendit tonë me një larmi aq të madhe, me një shije aq të hollë, me një burrëri shembullore , me një ndershmëri që spikat në çdo fjalë, në çdo këngë e në çdo valle. Le të shohë ai aftësinë e njerëzve tanë, shkathtësinë e patriotizmin e tyre, le të shohë ndjenjat tona internacionaliste, miqësinë e veçantë që ushqejmë ne për popullin vëlla grek dhe dëshirën tonë që të rrojmë në miqësi me njëri-tjetrin.
Pra, qëllimi i vajtjes së Ansamblit tonë të Këngëve e të Valleve në Greqi ka një kuptim shumë të madh për ne. Edhe ansambli grek që do të vijë në Shqipëri e dimë se ka edhe ai për qëllim t’i tregojë popullit tonë zhvillimin e artit dhe të kulturës moderne greke, veçse te ky ansambël ose te njerëzit që e kryesojnë atë, për arsye të ndryshimit politik, nuk ekzistojnë të njëjtat qëllime, ndjenja dhe sentimente që ka ansambli ynë. Të mos harrohet se në ansamblin grek mund të predominojë, në mos në dukje, ndjenja shoviniste e megaliidesë. Kur ata të japin shfaqje, sidomos në Gjirokastër e në Dropull, ku duan të venë dhe ne do t’i çojmë edhe atje, mendoj që ata do të duan të tregojnë se ja, -Greqia është me ju, por mjerisht nuk mund ta marrim dot “Vorio- -Epirin”, Dëshira ekziston, zemra na djeg për këtë, por kjo është një gjë e pamundur.
Ata që kanë të tilla qëllime, le të mendojnë çfar të duan, Forca e regjimit dhe e popullit tonë, mençuria e tij, ngritja politike e ideologjike jo vetëm e shqip- tarëve, por në të njëjtin nivel edhe e njerëzve të minoritetit grek, do t’i çarmatosë ata dhe minoritarët grekë do të dinë të bëjnë krahasimin e zhvillimit të dy kulturave: të kulturës së tyre socialiste dhe të kulturës kapitaliste matanë kufirit.
Sidoqoftë, kjo do të jetë një punë e mirë, pse politika që ka caktuar Partia është: miqësi me popullin grek, duke qëndruar kurdoherë me sy hapur, vigjilentë, pse atje ka njerëz të mirë, por ka edhe njerëz të këqij , ka njerëz që duan të rrojnë në miqësi me ne, por ka edhe njerëz që kanë pretendime ndaj vendit tonë dhe udhëhiqen nga ndikime absurde e të poshtra territoriale, nga grupet që quhen komuniste, nga partia komuniste marksiste-leniniste, me përjashtim të partisë revizioniste greke, por, duhet theksuar, edhe nga elemente progresistë. Këta organizojnë konferenca, mbrëmje, shfaqje të filmave tanë, i blejnë dhe i pëlqejnë shumë këta filma, pse, pavarësisht se në Greqi ekziston rendi kapitalist, deri dhe elementët e borgjezisë konservatore shohin se fëmijët e tyre po degjenerohen, prandaj kur shohin filmat tanë aq të bukur, që tregojnë jetën e ndërgjegjen e pastër, zhvillimin e vrullshëm revolucionar të rinisë sonë, thonë: -Këta janë filma për edukimin e rinisë. Prandaj filmat tanë kanë bërë një përshtypje jashtëzakonisht të madhe në radhët e elementëve përparimtarë greke.
Vajtja e Ansamblit tonë Shtetëror të Këngëve dhe te Valleve Popullore në Greqi do të krijojë pa asnjë diskutim një simpati dhe një entuziazëm njëqind herë më të madh nga ç’kanë krijuar javët e filmave tanë atje, për arsye se qoftë në Athinë, qoftë në Selanik , në Pire dhe kudo që grekët do të bien dakord me ne për të shkuar ansambli ynë, ata do të shohin me sy njerëzit tanë që këndojnë, që kërcejnë, do të kuptojnë fjalët e këngëve, përmbajtjen e tyre dhe kjo do të bëjë me të vërtetë një përshtypje të madhe. Prandaj të përgatitemi që këtë ndërmarrje ta realizojmë sa më mirë.
Siç po konstatojmë, ka një kohë që po zhvillohet një propagandë shumë pozitive në Greqi për vendin tonë, bile edhe për Partinë tonë. Kjo bëhet jo vetëm
nga grupet që quhen komuniste, nga partia komuniste marksiste-leniniste, me përjashtim të partisë revizioniste greke, por, duhet theksuar, edhe nga elementë progresistë. Këta organizojnë konferenca, mbrëmje, shfaqje të filmave tanë, i blejnë dhe i pëlqejnë shumë këta filma, pse, pavarësisht se në Greqi ekziston rendi kapitalist, deri dhe elementet e borgjezisë konservatore shohin se fëmijët e tyre po degjenerohen, prandaj kur shohin filmat tanë aq të bukur, që tregojnë jetën e ndërgjegjen e pastër, zhvillimin e vrullshëm revolucionar të rinisë sonë, thonë: -Këta janë filma për edukimin e rinisë. Prandaj filmat tanë kanë bërë një përshtypje jashtëzakonisht të madhe në radhët e elementëve përparimtarë greke,
Vajtja e Ansamblit tonë Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve Popullore në Greqi do të krijojë pa asnjë diskutim një simpati dhe një entuziazëm njëqind herë më të madh nga ç’kanë krijuar javët e filmave tanë atje, për arsye se qoftë në Athinë, qoftë në Selanik , në Pire dhe kudo që grekët do të bien dakord me ne për të shkuar ansambli ynë, ata do të shohin me sy njerëzit tanë që këndojnë, që kërcejnë, do të kuptojnë fjalët e këngëve, përmbajtjen e tyre dhe kjo do të bëjë me të vërtetë një përshtypje të madhe. Prandaj të përgatitemi që këtë ndërmarrje ta realizojmë sa më mirë.
add a comment