Lëvizja\UÇK

Xhevat Bislimi: 17 Nëntori Datë Historike për tokat e pushtuara të Shqipërisë. Krahu i armatosur i Lëvizjes Popullore të Kosovës, me vendim të Kryesisë, u emërtua: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

“Një status autonomie për ne është në dobi vetëm përderisa të forcohemi për të imponuar bashkimin. Ndonjë alternativë përveç bashkimit nuk ekziston”, thoshte Heroi Jusuf Gërvalla. Kështu duhet të kuptohet edhe Republika e Kosoves sot, edhe statusi i popullit shqiptar ne Maqedonine tone… (RI)BASHKIMI I SHQIPËRISË DHE I KOMBIT NË NJË SHTET E NËN NJË FLAMUR S’MUND TË KETË ALTERNATIVË!

Lëvizja Popullore e Kosovës (me Kosovë kjo organizatë kuptonte gjithë hapësirën e pushtuar të Shqipërisë nga Jugosllavia…) në programin e saj kishte sanksionuar zotimin për çlirimin e Kosovës së Shqipërisë:

II

Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës (më poshtë LPRK) është organizatë demokratike nacional-çlirimtare që ka për qëllim:
• Zgjedhjen e çështjes kombëtare të popullit shqiptar të robëruar nën Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi në bazë të parimit të së drejtës së vetëvendosjes, duke përfshirë edhe të drejtën për shkëputje;
• Ndërtimin e shoqërisë së re, të lirë dhe demokratike shqiptare në përputhje me vullnetin e popullit.
III
Arritjen e këtyre qëllimeve LPRK-ja e sheh nëpërmjet bashkimit të gjithë popullit të robëruar shqiptar dhe forcave të tij të organizuara në një front të përbashkët pa dallim përkatësie klasore, ideologjike, fetare e krahinore.
LPRK në luftën e saj përdor të gjitha format dhe mjete demokratike, paqësore e politike të luftës. Në rrethanat kur janë të pashmangshme përdor edhe format e mjete jopaqësore si vetëmbrojtje
popullore e domosdoshme.
LPRK kombinon format ilegale dhe legale të veprimit në përputhje me rrethanat dhe situatat që krijohen.
LPRK është kundër formave fashiste, raciste, anarkiste e terroriste të veprimit.
IV
LPRK faktor kryesor të luftës çlirimtare konsideron forcën e brendshme. Ndihmat nga jshtë realizohen nëpërmjet të këtij faktori.
LPRK përkrah të gjitha proceset progresive dhe demokratike në Evropë dhe botë. (Pjesë nga Programi i LPK -së).

E udhëhequr nga dashuria, fryma dhe programi nacionalçlirimtar, Lëvizja Popullore e Kosovës, që ishte fryt i bashkimit të organizatave atdhetare antipushtuese (u themelua më 17 Janar 1982), u organizua, veproi dhe qëndroi stoikisht në përballje me shtetin e Jugoserbisë dhe me aleatët e tij. LPRK -ja (emërtimi i fundit LPK) nuk hoqi dorë për asnjë çast nga përpjekjet dhe veprimet e organizuara politike çlirimtare. Anëtarë, veprimtarë dhe drejtuesë të shumtë të saj u dënuan me shumë vite burg, u torturuan dhe u vranë mizorisht në burgjet jugoserbe nga organet represive e kriminale të shtetit pushtues dhe u vranë në prita e në rrethim.

LPK-ja dhe anëtarët e drejtuesit e saj, me mençurinë, veprimtarinë, luftën dhe jetën e tyre, garantuan vazhdimësinë e përpjekjeve, të qëndresës dhe të luftës për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia. LPK -ja peshoi me mençuri dhe pjekuri rrethanat e brendshme dhe mundësit e popullit tonë të pushtuar për luftë të armatosur çlirimtare… Ajo sheshoi dhe peshoi me shumë kujdes e maturi edhe rrethanat dhe situatat në rajon, Evropë e në botë. LPK -ja nuk e kishte “përjashtuar” asnjëherë nga filozofia dhe praktika e saj opcionin e luftës së armatosur çlirimtare. Drejtuesë, veprimtarë dhe antëtarë të saj të shquar ranë me armë në dorë në përballje me forcat pushtuese.

Pasi ishin provuar të gjitha format dhe të gjitha mjetet demokratike e paqësore, LPK -ja intensifikoi përgatitjet dhe “testimet” për luftë të armatosur çlirimtare. Këshillave Popullore të LPK – së u ishin dhënë “porosi” që të mendonin dhe të nisnin përgatitjet për krijimin e krahut të armatosur (Këshillat “ndaheshin” në krahun politik dhe në krahun e armatosur). Pas “testimit” të mundësive dhe aftësive të brendshme erdhi faza e vendimmarrjes për Luftë Çlirimtare. Vendimin Historik për organizimin e Luftës së armatosur çlirimtare e mori Mbledhja e Katërt e Përgjithshme, në Prishtinë (28 – 29 korrik 1993). Katër muaj më vonë, Këshilli i Përgjithshëm i LPK -së, mori vendimin për themelimin e Fondit “Vendlindja Thërret”, që do të financonte Luftën Çlirimtare. Sektori i Veçantë, që ishte krijuar më herët nga Kryesia e organizatës, bashkë me Kryesinë, Këshillin e Përgjithshëm, këshillat popullore dhe anëtarët e LPK -së ishte angazhuar për “përzgjedhjen” e luftëtarëve të lirisë dhe strukturimin e grupeve dhe njësiteve luftarake. Ishin shtuar edhe aksionet e armatosura dhe goditjet që i jepeshin pushtuesit… Toka e lirë shqiptare (Shqipëria politike) u bë strehë dhe qendër e ndërlidhjes, përgatitjeve dhe stërvitjeve për luftëtarët e LPK -së. Krah dhe ndihmë e madhe ishin edhe vendet demokratike të Perëndimit që mbyllnin njërin sy dhe nuk pengonin veprimtarinë çlirimtare të LPK -së në vendet e tyre. LPK -ja ia kishte dalur të organizohejë dhe të funksiononte si një e vetme nga Kosova e pushtuar dhe viset e saj, në shtetin tonë AMË e deri në Australi…

Para organeve të LPK – së dhe anëtarëve të saj u shtrua çështja e emërtimit të kësaj force të armatosur çlirimtare, që tashmë kishte fituar legalitetin dhe legjitimitetin e kombit shqiptar dhe po fitonte “simpatinë” dhe njohjen e vendeve dhe të qarqeve demokratike në botë. Këshilli i Përgjithshëm kishte autorizuar Kryesinë e LPK -së që t’i jepte zgjidhje kësaj çështjeje…

Më 17 Nëntor 1994 (Ditën e çlirimit të Kryeqendrës shqiptare, Tiranës…) mblidhet Kryesia e LPK – së dhe merr Vendimin Historik për emërtimin e forcës së armatosur të LPK – së: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS. Ky emërtim u miratua me entuziazëm nga anëtarësia e LPK -së dhe nga luftëtarët e saj. Tri shkronjat e arta: UÇK u bënë shkronja të dashura, të nderuara dhe të lavdishme për shqiptarët pa dallim krahine, feje dhe ideje kudo në botë. Kryesia e LPK – së miratoi edhe emblemën e bukur, që bëri krenar çdo shqiptar, Shtabin Qendror të UÇK – së dhe nisi publikimin e komunikatave (Komunikata e parë mbante numrin 11). Prandaj, shqiptarët me gojën plot dhe me kokën lartë mund të thonë se Liria ka emrin LPK…

Prandaj, 17 Nëntori u bë datë historike për kombin shqiptar dhe për përpjekjet e tij për liri e bashkim të kombit në një shtet, në një Shqipëri. Nder e lavdi të rënve dhe anëtarëve, veprimtarëve dhe luftëtarëve e drejtuesve të LPK – UÇK – së! Rroftë kombi shqiptar! Rroftë Shqipëria!