Ekonomi

Albert Zholi: Si u shkatërrua krenaria e industrisë shqiptare – Uzina e Bakrit në Rubik

Uzina e Bakrit Rubik ishte krenaria e industrisë shqiptare, aty ku prodhohej bakri i pasur shqiptar, e më pas merrte udhë për të prodhuar telin e Shkodrës, por dhe ku çdo vit afro 1, 5 kv ar në linkota dërgohej për në bankën e Shtetit. Industria e bakrit në vend prodhonte çdo vit: 1 milion ton mineral bakri e piriti. 50 mijë tonë koncetrat bakri. 12-15 mijë ton bakër elektrolitik. 8 -10 mijë ton tela dhe kabllo. 20-25 mijë ton acid sulfurik. 3-4 mijë ton tunxhe dhe bronze, etj. 12 mijë të punësuar. 1,5-2 milion dollarë neto përfitoheshin nga metalet e çmuara. 1 ton bakër për 200 banorë realizonte Shqipëria

Në vitin 1935 në Rubik filloi punën miniera e parë e bakrit në Shqipëri.

Më pas, përveç minierës, fabrikës së pasurimit dhe furrës së shkrirjes së bakrit në Rubik, filluan të hapeshin një pas një miniera të tjera, fabrika pasurimi, fabrika shkrirje minerali dhe koncentrati si dhe uzina përpunimi.

Në vitin 1966 fillon punë Uzina e Përpunimit të Bakrit në Rubik.

Ky ishte momenti i fillimit të prodhimit të bakrit elektrolitik dhe sipas skemës së përpunimit filloi të duket dhe Ari shqiptar, që do fillonte të dorëzohej në Bankën e Shtetit (në vitin 1968). Theksojmë se prodhimi i arit dhe argjendit në uzinën e bakrit në Rubik, erdhi si nënprodukt i përpunimit të mineraleve bakërmbajtëse. Pra pas procesit të elektrolizës se bakrit, në fund të vaskës se elektrolizës depozitohej shllami anodik.

Shllami anodik

Shllami anodik kishte një përbërje heterogjene, përbëhet nga të gjithë elementet që përmbante anoda dhe që nuk treteshin në elektrolit apo nga disa elemente që nga jono-shkëmbimi krijonin komponime të patretshme dhe bien në shllam. Dalja e shllamit anodik kundrejt sasisë së bakrit që rafinohet ishte rreth 0.4 %. Ky shllam kishte një përbërje që varionte nga 0.25-0.35% Au,3-4%Ag, 40-50% Cu,7-9% Se,rreth 0.35 % të rreth 3% Si02 etj. Elementet e çmuara gjenden në shllam në formë metalike dhe kryesisht në formë selenitesh dhe teluritesh. Ky shllam largohet në mënyrë periodike nga vaskat dhe i nënshtrohet skemës së përpunimit për nxjerrjen e arit dhe argjendit. Fillimisht përpunimi i shllamit është realizuar me shkrirje direkte në furrë duke e përzier atë me Si02 dhe NaCO. Me këtë lloj procesi, pas heqjes se skorjes fitohej durometali (Au +Ag). Më vonë u fut metoda e shkrirjes së shllamit me plumb. Metalet e çmuara treten në masën e shkrirë të plumbit duke formuar një aliazh me 40-70 % metale të çmuara. Procesi më pas vazhdonte me oksidimin e plumbit dhe avullimin e tij duke gurgulluar në masën e shkrirë oksigjen, deri sa koncentrimi i metaleve të çmuara të arrijë 95%. Në të dy metodat e mësipërme krijohej shumë skorie me përmbajtje elementesh të çmuara si dhe humbiste Se,Te. Cu, Ni etj.

Me pas uzina e bakrit në Rubik, shllamin e përpunoi sipas këtyre operacioneve:

1-Fillimisht hiqet bakri nga shllami me metodën e sulfatizimit. Ky proces realizohet në temperaturën 150-300°C, në një furrë tubulare rrotulluese me veprim të pandërprerë. Cu dhe Ni në kontakt me acidin sulfuric. Në këtë temperaturë kalojnë në CuS04 dhe NiS04.

2-Bëhej pjekja sulfatizuese e shllamit për heqjen e Selenit dhe përfitimi i tij. Ky proces realizohet në temperaturën 300-600°C. Pa u futur në hollësira theksojmë se në këtë fazë ndodh formimi intensiv i Se02.

3-Shkrirja e shllamit të ç’bakëruar dhe fitimi i durometalit (Au+Ag).

4-Ndarja e Arit nga Argjendi me anën e procesit te elektrolizës dhe përpunimi i mëtejshëm i tyre për të prodhuar ar dhe argjend të pastër.

5-Përpunimi i llumit, që ngel në fund të procesit të elektrolizës se Arit dhe që i përket grupit të Platinit. Gjatë këtij përpunimi, prodhohet ar me 99.95% Au, argjend me 99.90% Ag, si dhe selen teknik (rreth 95%Se). Gjatë elektrolizës së arit, në fund të vaskës, (siç theksuam më sipër) precipitojnë ca kripëra, që përfaqësojnë grupin e platinit (Platini, Palladiumi, Rodiumi, Osmiumi, lridiumi, Ruteni). Gjatë përpunimit të pjesshëm të këtyre kripërave është prodhuar rreth 1 (një) kg Platin shpuze me 99% Pt dhe pak më shumë kripëra Palladiumi.

Bakri në Republikën e Shqipëri

Bakri është metali me kërkesë më të lartë si ari përmes aktiviteteve minerare. Bakri ende ka një kërkesë të lartë në tregun e jashtëm, veçanërisht në Kinë. Në shfaqjen e fundit tregtare në Toronto, interesi kryesor i pothuajse 90% të kompanive minerare ishte në tre metale bakri, ari dhe nikeli. Shqipëria ka potencial për të gjithë këta të tre. Në përbërjet e mineralit me përmbajtje të vogël dhe të mesëm të bakrit dhe të arit si mineral që shoqëron depozitat e bakrit, varion nga 0.3 deri në 4 gr / ton, në përzjerrjet e bakrit silikate me përqindje nikeli 0.1-1.15% Ni.
Bakri është një nga pasuritë kryesore të Shqipërisë. Ai është hulumtuar dhe shfrytëzuar në territorin e Shqipërisë që nga kohërat e lashta. Në katër mineralet kryesore të Shqipërisë, kromit, bakrit, hekur-nikelit dhe qymyrit, bakri kap vendin e dytë të rëndësishëm. Ajo është hulumtuar dhe shfrytëzuar në territorin e Shqipërisë që nga kohërat e lashta.


Si fillimet e zhvillimit të industrisë së bakrit në kohët moderne, është njohur nxjerrja dhe përpunimi i saj në vitet ’40 në Rubik të Mirditës (në veri të Shqipërisë). Më vonë, ky rajon u bë qendra më e rëndësishme e industrisë së minierave dhe përpunimit të bakrit. Nëpërmjet një programi të gjerë eksplorimi të kryer në të kaluarën, u gjetën dhe u vunë në përdorim fusha të reja të bakrit, por disa prej tyre ishin të paefektshme. Kjo industri shtrihet kryesisht në Lindje-Veri të Shqipërisë. Nota më e ulët e pranueshme e bakrit, e ashtuquajtura gjendje e klasës ekonomike sipas koncepteve të asaj periudhe për rezervat minerare të bakrit, ka qenë 0.7% Cu, ndërkohë që nota mesatare e rezervave minerale të bakrit të minierave ka qenë 1,8 % Cu. Pas vitit 1985 intenziteti i kërkimeve-eksplorimit gradualisht u zvogëlua deri në zero, për shkak të mungesës së investimeve dhe rezultoi se nuk u eksploruan rezerva minerale të reja, ndërkohë që minierat e bakrit në miniera vazhdonin duke ulur kështu deri në vitin 1988.
Metodat e minierave të përdorura në të kaluarën në minierat e bakrit janë përgjithësisht ato të germimeve nëntokësore, si metoda të produktivitetit të lartë, por me humbje rreth 20% dhe koncentrati deri ne 18%.