Shqipëria/Aktualitet

Xh. Gjini: Ndotja e mjedisit në emër të 1 Majit

FESTIM APO NDOTJE E 1 MAJIT-MJEDISIT
Nje “traditë” e mbrapshtë ka zënë vend ne mendjen dhe sjelljen tone qe nga koha e Jugosllavise se Titos. Dita boterore e klases punetore, 1 Maji, festohet me zjarre! Deri para disa vitesh, kur ne Kosove nuk kishte shume rrota me goma (vetura, qerre te gomes, makina…), zjarret e ndezura per te festuar 1 Majin nuk ishin kaq ndotese sa jane sot. Zjarri ndizej me kashtë e me rrema drush…
E para, eshte gabim qe 1 Maji vazhdon te konceptohet dhe kuptohet nga populli yne si “feste” (ala jugosllavçe). 1 Maji eshte dite protestash, manifestimesh te karakterit dhe te natyres se permiresimit-permbushjes se kerkesave dhe nevojave te klases punetore. E dyta, zjarret e ndezura anekend Kosoves me grumbuj gomash nuk mund te quhen festim i 1 Majit, por ndotje e kesaj Dite dhe ndotje e mjedisit. Mediat, mesuesit, institucionet (komunat), kishat, xhamite – shoqeria civile duhet te jene me te perkushtuara dhe me te angazhuara per t’ua shpjeguar njerezeve rrezikshmerine e larte qe paraqet djegia e gomave per shendetin e njeriut dhe per natyren-mjedisin pergjithesisht. Kur nuk bene pune veteijsimi me forma “demokratike”, atehere institucionet duhet te marrin masa te rrepta ndeshkuese ndaj atyre qe djegin goma dhe ndezin zjarre per kete Dite dhe per cilendo dite tjeter, duke grumbulluar goma. Eshte kjo mendesi, kjo logjike qe po “prodhon” zjarre e tymra gjate gjithe veres ne Kosove, duke djegur edhe mijera hektare pyje!! Per djegien e qellimshme te pyjeve dhe tokave pas korrje – shirjeve shteti do te duheje te shqiptonte denime te renda. S’di çfare krimi me te rende mund te bente dikush qe djege dhjetera, qindera e mijera hektare pyje? Njezete vite burg per nje person te tille do te ishin pak. Por, ku ta gjejme shtetin? Apo akoma eshte ne pelena?! Derisa te rritet shteti pyjet tona, sa nga zjarret e sa nga motosharrat, po ikin. Bashke me to edhe degradimi i tokes, ajrit, ujit-mjedisit… Bashke me pyjet iken edhe shiu… Kot luten pastaj njerezit neper kisha e xhamia per pak shi… Pa pyje nuk ka as shi, as jete. Kjo tashme dihet…