Shqipëria/Aktualitet

URIM DHE SOLIDARIZIM ME PUNËTORËT DHE ME TË GJITHË ATA QË JETOJNË NGA PUNA DHE DJERSA E TYRE

Sot, është “festa” – Dita më e rëndësishme e punëtorëve (jo e punes!) dhe e gjithë njerëzve punëtorë në botë që jetojnë nga puna dhe djersa e tyre. 1 MAJI vazhdon të mbetet DITË e kërkesës dhe angazhimit për të drejta e barazi ekonomike dhe DITË e protestës së punëtorëve anembanë botës kundër shfrytëzimit ekonomik, pabarazisë dhe shtypjes që ushtrojnë kapitalistët dhe klasat e pasura ndaj punëtorëve dhe shtresave tjera të varfëra e të përbuzura…