Portreti/intervista

Mehmet Musa: Gjeneral Sali Shatri

Si sot, gjashtë dit para pranverës, në gjakun dhe oxhakun e Ahmet Salihut në Tomocin e Isniqit të Shqipërisë, më 15 mars të motit 1927 u dëgjua një zë foshnje që erdhi në jetë, nëna Zepë, një grua mundimçare, fisnike e bujare, e cila kryente më shumë punë burrash se sa të grave, e lindi një djalë. Asokohe thoshin një pushkë iu shtua vatanit, në truallin e Sali Osmanit. Ishin kohë të vështira, të rënda e të zeza në tërë krahinat e Shqipërisë që ishin zaptuar nga mbretëria serbo-kroato-sllovene, pas vitit 1913. Foshnjen e porsalindur e pagëzuan  me emërin e gjyshit Sali Osmanit. Të jetë i hajrit! Me urimin që t’u ngjet burrave të motit, e uruan nënën Zepë, kunatat e gratë e komshive. Ndërsa Ahmet Salihun në kullën e tij e uruan burrat e fshatit dhe fshatrave përreth, që ishin me origjinë nga Isniqi,si: Llugat, Muzhevinat, Zabllaçi e Trubohoci, por edhe Blakajt e Gjocët, që ishin nga Tomoci. Atë ditë, duke e pastruar nëna Zepë në një koritë prej druri molike të birin e posalindur, në anën e djathtë nënë sqetull e vërenë një shenjë të jashtzakonshme në trupin e fëmiut të posalindur dhe, menjëhere thërret  vjehrren e saj, që ishte plaka më e moshuar në shtëpi: eja oj nënë e më ndihmo, kur plaka hynë brenda,e reja e saj i tregon shenjën e trupit në anën e djathtë të foshnjës së posalindur dhe menjëhere plaka e mbyllë  derën dhe e lutë nënën e të birit që për këtë shenjë në trupin e fëmiut të posalindur, nuk duhet ditur askush, sepse na damtohet djali apo na ikën në mal se këtë  bir të  këti oxhaku  e paska falë Zoti shpendë me krah. Dhe, nga gëzimi,  gjyshja e mbyllë deren dhe filloi që ta këndonte  nipin e posalindur, ta uronte në jetën e rrugën e  re, jetë dhe udhë e cila do të jet plot gjëmba e kalldreme, pra në formë vajtimi plaka i tha  këto fjalë;

Nipi i gjyshës paç uratën
Mos korit oxhakun e shpatën,
Në log t‘kuvendit kurë të rritesh
Ruaje emërin mos t‘koritesh.
Për Shqipni nana do t‘rritë
Cerrnagorës me u dalë n‘pritë
Ty loke të priftë e mbara
Në luftë kush mos t‘daltë përpara!

Ditët kalonin dhe djali sa fillon e rritet, pa kaluar nëper vitet e fëmijërisë, i veçant nga moshatarët e i dalluar në çdo pikpamje, i shpejt si era, i shkathtë, intelegjent e në ballin e Tij nënë vetulla kishte dy sy, tamam sy-skifteri. Në ato kohë e në rrethin e Podgurit, si bashki ishte Gurakoci e jo Istogu. Shqipëria kalonte momente ndër më të rëndat pas shpalljes së Pavarësisë, në njërën pjesë të Shqipërisë, sundonte satrapi Zog, ku i luftonte dhe likuidonte pa mëshirë çdo figurë eminente dhe çetat e Lëvizjes kaçake, që bënin përpjekje per bashkimin e pjesëve të pushtuara nga mbretëria serbo-kroato-sllovene ,si Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin, Shotë Galicën e tjerë, ndërsa më shumë se gjysma e Shqipërisë iu nënshtrua një etnocidi e gjenocidi të paparë ndonjëhere nga autoritetet e mbretërisë serbo-kroato-sllovene( SKS ) e më vonë mbretërisë se krajl Aleksandrit. Edhe Lëvizja Kaçake e armatosur, e prirë nga Azem Bejtë Galica, që vepronte nga viti 1918 e deri në vitin 1928 u shua me gjak e hekur pasi që vdiq komandanti i saj në moshën 36 vjeçare Azem Bejtë Galica. Kështu që edhe bashkia e Gurakocit me rrethinë që në popull njihet „si lugu i shkijeve“e ku vepronin çetnikët me damkë si Miliç Kërsttiçi e Savë Llazareviçi (Savë Batatja,) Mirë Protiçi, e shumë tjerë, ku secili kishte rreth vetit formacionet nga 40-60 çetnikë të atmatosur gjerë në dhëmbë e që ishin vërsulë taman si zagarët në mish, ditën e natën pa as pikën e mëshirës, duke vrarë e prerë gra, fëmijë burra e pleq. Pra,  vërtetë ishin orë të liga nënë  këte pushtim të egër e çnjerzorë për Atdheun tonë të stërvuajtur.

Kështu që, nga kjo gjendje e krijuar si dhe nga edukata dhe këshillat e babë Ahmet Salihut dhe e burrave të rrethit të Podgurit, si dhe në  këto kushte e rrethana të okupimit klasik serbomalazez rritet, frymzohet e mbushet plot urrejtje kunder pushtuesëve gjakatarë cernagorë  e shkije, rritet dhe piqet para kohe tribuni popullor e shpendi me krih i ardhshëm i kësajë ane të Dukagjinit, Sali  Shatri.
Ende pa i mbushur 17 vjeç merrë pjesë në luftën e dytë botërore njëherit në mbrojtje të territoreve shqiptare nga „partizanët“ që nuk ishin partizanë të vërtetë, por formacione ushtarake të Drazhë Mihajloviçit e formacione çetnike ku kishin vënë në kokë nga një kapelë me yllin partizan në mënyrë që të kamuflohen dhe të masakrojnë e vrasin  sa më shumë gra e fëmijë shqiptarë. Kjo luftë zhvillohej në zonat e Tregut të Ri, Kolashin, Ribariq, Peshterë, Rozhajë e deri në Beranë. Më pas bashkangjitet në luftën vullnetare të Drenicës, të prirë nga i pavdekshmi Shaban Polluzha, për mbrojtjen dhe çlirimin e tokave shqiptare nga serbomalazezët. Sa çudi e madhe, perpjekjet për t‘i pushtuar dhe aneksuar sa më lehtë trojet e Shqipërisë së okupuar nga Jugosllavia, u zhvilluan me plan e program të udhëheqësve të PKJ-së dhe kolaboratorëve si Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani,Veli Deva, Xhevdet Hamza e tjerë dhe u zhvilluan në dy faza; faza e parë ishte që me lajka, tradhti  e dredhi, gjoja se ka perfunduar lufta kunder fashizmit në Kosovë, që t’i bashkojnë sa më shumë çdo shqiptarë që ishte i zoti për luftë e pushkë e ti transferojnë jasht trojeve shqiptare si në Srem, Tivarë e gjëtiu për ta luftuar fashizmin e në mënyrë që bandat çetnike e të Drazha Mihamoviçit dhe të kasapit Tito t’i kenë duart e lira për ta ripushtuar gjysmën e Shqipërisë më lehtë, si dhe pjesën tjetër të Shqipërisë ta shëndrronin në republikën e 7-të të Jugosllavisë… Kështu që këta kuisling e farë e flliqur e kombit tonë i mashtruan, organizian dhe detyruan mbi 4000 shqiptarë duarthatë që të shkojnë  gjoja për ta ndjekur fashizmin në Tivar, ku pjesa derrmuse e tyre u likuiduan nga bandat e Millovan Gjillasit e me marveshje të Tito-Rankiviçit, kurse Shaban Polluzhën me brigadat e Tija e urdhërojnë dhe detyrojnë për  t’u nisur për në Srem, por kryetrimi i Drenicës nuk pranon urdhërat e Fadil Hoxhës dhe kthehet nga Podujeva në  Drenicë me brigadat e Tij, për të luftuar e vdekur me faqe të bardhë shqiptarisht e burërisht. Ngjarjet që ndodhën më vonë sidomos pas 25 janarit te vitit 1945 kurë filluan operacionet në shkallë të gjërë për asgjesimin e brigadave të Shaban Polluzhës,qendresa dhe lufta heroike e luftëtarëve trima në Drenicë kundër ,çetnikëve  që kishin në ballë yllin partizan dhe,kundër Fadil Hoxhës së bashku me divizionin e 46 serb ,u shue me gjak zjarrë e hekur ,dhe fituan okupatorët e rinjë se bashku me tradhtarët e vendit.Ata u mundën por kurrën e kurrës nuk u nënshtrua Drenica heroike së bashku me pjesët tjera të Shqipërisë së okupuar.
Shtypja e eger me gjak e Kryengritjes së Drenicës me Shaban Polluzhën  në krye, dhe masakra e Tivarit ishin dy goditje të medha që ju shkaktuan Kosovës nënëloke ende pa dalë mirë nga ploja  e rëndë e luftës se dytë botërore, megjithate Kosova nuk ipej, megjithate djemt dhe vajzat e saja nuk nenshtroheshin. Perkundrazi ata edhe me tutje në një gjendje edhe me të  rëndë se në kohën e pushtimit nazifashist, organizoheshin dhe rresistonin ashtu si dinin dhe mundnin. Mbledhja antishqiptare e Prizerenit nga data 4 e deri me 7 korrik 1945,të cilen e organizuan shovinistet serb me sherbetoret e tyre,nder të cilët edhe pjesmarësi  i konferencës së Bujanit ,Fadil Hoxha,ishte  edhe një  goditje tjeter që ju be popullit tonë. Ku Kosova dhe viset tjera Shqiptare me „vullnet“ hynë në gjirin e Serbisë federale.Eshtë interesant të potencohet se çfarë vullneti i madh egzistonte tek pjesa me e ndergjegjshme e rinisë heroike, pjesë e së cilës, madje edhe ne maje të saj ishin Xheladin Hana, Sali Shatri, Shaban Braha, Faik Pruthi etj.,të cilët e vazhduan në fshehtesi të  thellë organizimin dhe qendresen kundër okupatoreve të  rinjë të kamufluar si nacionalçlirimtar, e që  në fakt ishin shovinistet e vjetër rerbomalazez. Gjendja e popullit ishte shume e veshtire,përveç se ai torturohej e ndiqej, ai shantazhohej edhe me buken e gojes. Në Normalen e Gjakoves Sali Shatri përveç ngritjes se tijë  arsimore vazhdonte organizimin ilegal krah  per krah me Shaban Brahen e Faik Pruthin, e cila berthamë ishte krah i fortë  që njerzëve ju ipte shpresë se ditë me të  mira do te përjetoj Kosova dhe shqiptaria pergjithesisht. Në Normalen e Gjakovës ndikimi i Salihut e Shabanit ishte aq i madh, sa qe ata ishin në gjendje që  e gjithë  klasa ti ndiqnin pas, qoftë edhe qe të  iknin në Shqipëri, çka edhe e kishin si ide, por qe situata dhe ngjarjet rrodhen ashtu, sa qe ata u detyruan shpejt e shpejt që të  largohen nga Gjakova  në dhjetor të  vitit 1949, shkaku se organizimi dhe veprimtaria e tyre ishte spiunuar. Burgosja dhe vrasja e udhëheqësit të kësaj organizate Xheladin Hana, i cili ne ate kohë ishte kryetar i rinisë së Kosovës dhe drejtor i gazetës  Rilindja, dhe burgosjet anë e kend Kosovës, e një nga këta edhe të  Faik Pruthit, shokut te tyre të  celules, bëri  që Salih Shatri së bashku me Shaban Brahën të  largohen për ne Shqipëri, dhe se tani e tutje herë  bashkë  e herë individualisht, ta vazhdonin luftën për çlirimin e Kosoves, së cilës 100 here ia kishin falur jeten.
Edhe Shqipëria mëmë në ato kohë ishte e djegur dhe pjekur ,e gjakosur dhe rrënuar nga nazi-fashistët dhe tradhtarët e vendit si Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica e shumë të tjerë. Tani në Shqipëri fillon një jetë e re për Sali Shatrin,që kishte vetëm 22 vjeç,ama ishte i kompletuar në çdo pikpamje,edhe si luftëtar lirie, si strateg lufte, si intelektual,por mbi të gjitha si shqiptarë e revolucionarë i përmasave të veçanta. Me ndihmën e Halit Kaçanollit nga Llapi,bie në kontakt me organet përgjegjëse të shtetit Shqiptar ,kështu që me direktiven e Enver Hoxhës saktësisht në qershor të vitit 1950 formohet ;(Sektori i veçant për Kosovën dhe trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia) ku ,Sali Shatri  caktohet  shef operativi i këtijë sektori  për të operuar në pjesët e gjysmës së Shqipërisë që  ishin të pushtuara nga Jugosllavia.
Pas ikjës në Shqipëri në shenjë hakmarrje ,familjën e gjërë te Ahmet  Shatrit,të tëren e internojnë në Banatë, se bashku edhe me familjën e Jakup Brahës dhe,familje tjera që kundershtonin okupimin serb,për katër -pesë vite,por vlenë të studiohet edhe ky segment jete, se çfarë bejnë shokët dhe familjet që kishin të njejtin ideal , përpos gjithë sakrificave të panumërta ,dhe qëndresës heroike; me që familja Shatri kishte respekt të pashuar për  familjen Braha,sepse ishin bashkveprimtar të tënjejtit ideal, edhe djemtë e porsalindur të familjes Shatri i pagzonin me emërat e djemëve të familjës Braha,përshembull;Shaban ,Meriman,(Shaban Braha-Shaban Shatri,Meriman Braha-Meriman Shatri)
Detyrat e ati sektorit për njeriun e zakonshëm ishin shumë të rrezikshme e të rënda,çdo here në front,kalimi i kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte i hekurt,ama për luftarët e liririsë çdo detyrë merrej dhe kryhej me vullnetin më të lartë dhe suksesin më të madh.Aktet heroike të sektorit  sidomos,kundër ushtarakëve okupator jugosllav në gjithë teritorin e gjysmës së Shqipërisë së okupuar,por edhe brenda thellë në Serbi ngjallën shpresa në popullin tonë të shtypur e,të vuajtur se qëndron një forcë e pathyeshme pas këtyre akteve çlirimtare,dhe eshtë një forcë që kujdesej dhe përkujdesej për tokat e pushtuara të gjysmës së Shqipërisë nga Jugosllavia.
Meqenëse kemi përvjetorin e 95- të të ditlindjës së kreshnikut kurrizçelik e të pa nënshtruar Sali Shatrit nuk do të zgjerohëm më tepër në kete ngjarje të këti jubileu por nuk mundë të anashkaloj komentin e Demir Asllan Berishës në shkrimin e datës 4 nëntor 2019 për Sali Shatrin i cili shkrou; „e mbajë mend mirë vitin 1956-57,sa mundë vritke e pritke shqiptarë Aleksandër Rankoviçi,dhe, në gjithë atë kiamet shkinave në rrethin e Istogut,kurë fëmijtë në mbrëmje nuk u flinin në gjumë i frikësonin fëmijtë e tyre duke u thënë(ćuti spavaj ,Sali Shatri je kod vrata)qetësi dhe flini në gjumë,se Sali Shatri eshtë te dera.
Kështu që atëhere kurë ju desh më së tepërmi gjysmës së Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia në Tropojën e Ali Ibrës, Zeqir Halilit e Bajram Currit , ku kishte dalë me ekipin e caktuar për të hyrë në Kosovë,në moshën më të mirë 57 vjeç nga një infrakt në zemër mbylli sytë ,sytë që i kishin ngelur të hapur pa i realizuar bashkimin e trojeve dardane në një Shqipëri të bashkuar,të dielën me 4 nëntor 1984,luftëtari i lirisë e skifteri i bjeshkëve të nemuna gjeneral Sali Shatri,ku amanetin e Tijë e realizoj Shaban Jashari me të bijtë e Tijë Adem e Hamz Jasharin duke e themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila çliroj edhe një pjesë të Shqipërisë nga zgjedha dy shekullore serbomalazeze.
Edhe me rastin e ndarjës nga jeta të kryengritësit të panënshtruar Sali Shatrit,armiqt e kombit tonë u përpoqën që këte vdekje ta nxirosin në bazë të planeve ogurzeza të tyre se; gjoja e helmuan shokët e Tij, por shpifjet e tyre dështuan me turpin me të madh ashtu siç dështoi bashkim-vëllezërimi i tyre!

Bacalok: gëzuar 95 vjetori i ditëlindjës Tuaj!

Lavdi nder mote jetës dhe veprës kolosale të Sali Shatrit dhe shokëve të Tij!

Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!

Nderë dhe lavdi Jasharëve legjendar!