Kurrësesi jo !” Balli kombëtar” gjatë gjithë periudhës së luftës prej fillimit të saj e deri në përfundim mbajti një qëndrim antikombëtar, paçka se përbetohej se ishin nacionalista se e donin Atdheun se luftonin për flamur etj..etj..etj. Figura të tilla si e kryexhelatit, Xh.Deva apo H.Alia, K. Cakrani, Xh. H Begeja, A. Këlcyra A. Biçaku, Xh Stravecka, Xh. Bali, S. Butka, S.Muco, L.Nuro H.Matjani A. Agaj N.Peshkëpia e qindra e qindra të tjerë e treguan lidhjen e ngushtë të tyre me pushtuesit aq sa dhe vet përfaqesuesi më i lartë u Wehrmatit gjerman, Neubacher, do të deklaronte se…”Përfshirja e disa ballistëve në qeveri, të cilët janë përfaqësues të këtij fronti është rezultat i luftës sonë të përbashkët me përkrahësit e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut, të cilët të armatosur prej nesh luftojnë kundër partizanëve të kuq. Bashkëpunimi i Wehrmacht-it tonë me formacionet e Kadri Cakranit në Shqipërinë e Jugut rezulton tepër i suksesshëm deri tani. Javën e kaluar dështoi një atentat i komunistëve kundër Cakranit, ku mbeti i vrarë nipi i tij”…..” Teksa sahanlëpirsi Deva do të deklaronte se: “ Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror! Nuk do të përtërihet shteti shqiptar as me gjykata, as me anketa, as me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… për t’u vendosur në tërësi paqa, duhet të përdoret thellësisht terrori… Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”.
(In memorium )
Deomos nuk kishte se si të ndodhëte ndryshe. E gjithë superstruktura e makinerisë gjigande të shtetit heshti, heshti dhe “nuk b’zajti” para njërës tragjedi, e cila dhe pse kanë kaluar më shumë se tre çerek shekulli që prej 4 shkurtit 1944 , do të mbahet mënd në memorien kombëtare. Do të mbahet mend, për t’ua treguar brezave, por dhe atyre që do të pasojnë në të ardhmen dekadë mbas dekade, e shekuj mbas shekujsh se tradhtia dhe bashkëpunimi me armikun pushtues ka qenë e do të ngelet përherë një nga faqet më të turpshme për të cilën kurrën e kurrës erozionet e kohës nuk kanë për ta zhdukur. Heshti shteti dhe deomos do të heshtëte, sepse këtu e treçerek shekulli më parë qeveria kukull – kuislinge e Rexhep Mitrovicës së bashku me të damkosurin sahanlëpirsin e helmetave gjermane, Xhafer Devën, do të mbushnin rrugët e Tiranës me gjakun e qytetarëve të pafajshëm. Nuk kam aspak ndërmend të bëj historinë e kësaj ngjarjeje, por dua ta lidh këtë ngjarje makabre pikërisht me situatat e kohës së trubullt të asaj periudhe historike.
Mund të jetë e vërtetë se shkas për këtë masakër u bë atentati i organizuar kunder K. Cakranit apo vet Xh. Devës. Por, nga ana tjetër më duhet të nënvizoj se ky plan ka ekzistuar dhe para atentatit, sepse një operacion i tillë me kaq viktima nuk mund te organizohej, drejtohej dhe realizohej brenda 24 orëve. Jo, aspak! Duhet të kuptojmë se qeveria kuislinge, e cila ishte në shërbim të gjermanëve dhe forcat e “Ballit Kombëtar” ishin në vazhdimësinë e rrugës së vet të tradhtisë dhe bashkëpunimit me armikun. Ballistët, sidomos mbas ardhjes dhe futjes së hordhive hitleriane në Shqipëri, u entuziazmuan jashtë mase dhe ai pikëllim që i kishte zënë me kapitullimin e Italisë fashiste u dha zemër çetave balliste për t’u hedhur në luftë kundër formacioneve partizane, teksa në qytete luanin, rolin e spiuneve në favor të armikut dhe të ruajtjes së rregullit dhe të qetësisë.
Janë me dhjetra e qindra dokumente në arkivat tona por dhe në ato italiane e gjermane të cilat flasin fare qartë se pothuajse në të gjitha masakrat e organizuar kundër popullsisë së pafajshme ka qenë dora e tradhëtisë dhe egëria e tyre. Nuk janë të rastësishme qëndrimet dhe veprimet e “ballit”, të cilët kudo që shkonin bënin çmos për të prishur këshillat Nac- Çlirimtare. Janë pikërisht ata, të cilët dhe të mbathurat, pa folur këtu për armë e municione, të cilat i merrnin dhe furnizoheshin nga fashistët dhe nazistët, janë ata që i bashkonte urrejtja kundër komunisteve – çlirimtarëve antifashistë dhe rolit të PKSH-së në luftën për çlirim. Disa “historiane”, “analistë”, disa kryeballistë, që më shumë janë ende me “biberon në goje” e pa shkollë, e që baballarët e tyre ja futën vetes me plumb te dera e halesë, dalin e na përrallisin duke shfajësuar “Ballin Kombëtar” nga kjo masakër, teksa vet Komanda e lartë gjermane jo vetëm se kishte dijeni në këtë plan të detajuar, por e kënaqur vërente se si kriminelet shqiptarë pa iu dridhur dora e qerpiku mbushën rrugët e Tiranës me viktima.
Te jetë vetëm ky një rast i shkëputur nga e gjithë njolla e turpit dhe e tradhetisë balliste ?
Po pse kjo egërsi kaq e madhe e “Ballit të kombit” kunder popullsisë së pafajshme të Tiranës apo per analogji dhe në krahina të tjera?! Kjo ka arsyet e veta sepse me ardhjen e ushtrive gjermane ne Ballkan e sidomos në Shqipëri ballistët mendonin se “miti i pathyeshmërisë” se ushtrive hitleriane ekzistonte ende ne kokat boshe të “ajkës se kombit”, se me ardhjen e gjermanit tashme nacional- çlirimtarja dhe PKSH-ja do t’i kishin ditët e numëruara. Disa fitore të përkohshme të nazistëve, sidomos në operacionin e dimrit kapja rob e gjeneralit “Devis”të misionit englez ,nga Azis Biçaku dhe dekorimi i kësaj organizate nga vet Hitleri, do ngazëllenin milicinë shqiptare dhe vet ballistët do viheshin në garë me njëri tjetrin për nga shkalla e luftës kundër “të kuqëve”. Po kështu dhuna e egër djegiet masakrat por dhe urrejtja që kishte armiku ndaj qarkoreve të PKSH-se ne ilegalitet që drejtonin aktet e sabotazhit dhe ekzekutimit të spiuneve dhe bashkëpuntorëve nazi -fashistë do të bënin që “Balli i Kombit” të shkrihej dhe të behej palë me armikun. Atë hakmarrje dhe urrejtje që “Ballistët “ dhe okupatori nuk e arrinin dot ndaj luftës nacional- çlirimtare e shkarkonin në popullsinë e pafajshme si në Borovë, në Vranisht, në Selenicë të Korçës, në Tiranë në Vlorë e shumë e shumë vende të tjera, ku Shqipëria ishte e përfshirë në luftën për çlirim . Kështu psh në njoftimin që prefekti i Vlorës Vizhdan Risilia i bën Ministrisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, nga Vlora më 28 shkurt 1944 thuhej se: “Kemi nderin t’ju njoftojmë se, më datë 14 të këtij muaji është arrestuar prej organizatave të Ballit Kombëtar të Vlorës gruaja e quajtur Qeriba Derri, bija e Muhametit dhe e Nejfizes, bashkëshorte e ish kapitenit Shaqo Derri, vjeç 36, pa fëmijë, lindur e banues në katundin Matogjin-Smokthinë të komunës Brataj… Qeribaja ka qenë një grua e rrezikshme komuniste ……. Pra me dy fjalë, gjatë gjithë harkut kohor prej pushtimit fashist e deri në çlirimin e vendit , nuk ka ngjarje me gjakderdhje të madhe apo masakër që të mos kenë dorë ballistët dhe për rrjedhojë dhe vet “4 shkurti i 1944” është e ngelet një nga aktet më të turpshme të manifestuara me një terror të egër të pashembullt. Ngandonjëherë padrejtësisht shkruhet se kjo masakër na qenka veper e kosovarëve( duke marrë parasysh se R. Mitrovica dhe Xh. Deva ishin kosovarë, apo dhe fakti tjetër se batalioni ndëshkimor “Kosova” na qenkish me kosovarë. Këto vërtetë janë fakte por qëndrimi kundër luftës Nacional – Çlirimtare dhe udhëzimi në formë direktive për të mos e pritur armikun me armë ishin qendrime konsekuente të tradhetise së“Mithat Frashërit të kreut ballist. Nuk është e drejtë të implikohet populli trim i krahinës së Kosovës me bastardët e krahinës së vet, sepse ballistë pati dhe Vlora dhe Permeti dhe Fieri dhe Mallakastra dhe Berati sikurse dhe Lushnja, Tirana Kavaja e Durrësi Shkodra etj..etj .
Në këtë 78 vjetor të përkujtimit të kësaj masakre dua tu bëj me dije ballistëve të sotëm të rinj, disa bijve të tyre qe janë akoma “zogj” pa pendë,( punë pulash kjo) por dhe ballistëve të tjerë modernë të cilët duke shkelur mbi idealet e prindërve të tyre partizanë, të zezën e bëjnë të bardhë duke u futur në garë me njëri tjetrin për të përmbysur lapidarë e buste heronjsh teksa plot vuajtje mundohen të ngrejnë në këmbë kufomat historike ata që tradhëtuan atdheun na qëndrojne tashme me shpatë në dorë, teksa të tjerë kërkojnë të personifikojnë gruan shqiptare cilësitë dhe virtytet e saj me gruan e ish mbretit e cila vetëm një vit e pa Shqipërinë. Disa të tjerë grinden që përse Zogun dhe Geraldinën nuk i vendosin bashkë por i kanë ndarë e teksa lartësohen bustet e tyre, kanë çkulur nga themelet e qytetit heronjtë e Vigut për ta parë këtë skenë duke buzeqeshur Muharrem Bajraktari . Në anën tjetër Esat Pasha fërkon mustaqet spic dhe i tregon Avni Rustemit se Franca e paska dekoruar duke i dhënë “Urdhërin e kalorsit të nderit “dhe për çudinë më të madhe nga ana tjeter komandanti i partizanëve prehet në Sharra. Kryeballisti Mithat Frashëri duket sikur e ironizon : Ehhhh të thashë Enver?! Të thashë që të mos e luftoje gjerman agën po ti s’me degjove!
Tashme pa me thuaj Enver kush është tradhtari në këtë mes, unë Mithati ? E shikon që unë kisha të drejtë që kërkoja demokraci ala nazifashiste? E çfarë u bë se bashkëpunuam me pushtuesit? Se mos do na e merrnin Shqipërinë? Vajtët e derdhët gjithë atë gjak kot për së koti…. e përse? Për çlirim? !
Nuk di pse mua mu kujtua një varg i Ali Asllanit…. “ se është kohë e maskarenjve” !
add a comment