Sot u bënë 30 vjet nga sulmi i forcave pushtuese serbe kundër Familjes Jashari në Prekaz. Pas një qëndrese të fuqishme të familjes Jashari, forcat serbe u detyruan të tërhiqen.
Në sulmin e dytë ndaj Familjes Jashari, më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje u plagosën.
Më 5 mars 1998, forcat pushtuese serbe sërish rrethuan shtëpinë, ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij, me tanke dhe artileri të rëndë. Në përpjekjen e armatosur, që vazhdoi deri më 7 mars, ranë duke luftuar kundër forcave pushtuese serbe mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
Pas rënies heroike, Komandanti Legjendar i UÇK – së, ADEM JASHARI, dhe Familja Jashari u bënë simbol i Luftës për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia. Shtëpia dhe varrezat e Jasharajve pas çlirimit të Kosovës (pa vise) u kthyen në Shtëpi Pelegrinazhi dhe në vend të shenjtë për miliona shqiptarë dhe të huaj…
add a comment