Shqipëria/Aktualitet

Zgjedhjet vendore në Maqedoninë shqiptare: Zoran Zaevi jep dorëheqje nga pozita e Kryeministrit dhe nga Kryetari i partisë

Pas rezultatit të keq në zgjedhjet vendore, Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Kryeministri i vendit, Zoran Zaevi, dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit dhe nga pozita e Kryetarit të Partisë.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje! Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev.

Para zgjedhjeve lokale ai tha se nëse humb Shkupin jep dorëheqjen nga çdo post.