TIRANË, 25 shkurt/ATSH/- Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka falënderuar Kryetarin e Republikës, Bajram Begajn, për solidaritetin e Shqipërisë me vendin e tij.
Në një postimi në rrjetin social X, Zelenski shprehet se pret me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane.
“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Evropën në tërësi”, shkruan Zelenski në X, ndërsa ka shpërndarë postimin e Kryetarit Begaj.
add a comment