Vështrim/Analizë

Xhevat Hasani: Shqiptarët, sa i përket armatimeve që kanë, janë „n`kmishë e n`tlina!“

Shqiptarët, sa i përket armatimeve që kanë, janë „n`kmishë e n`tlina!“

Shkruar nga Xhevat Hasani

15 tetor 2023

Tani më jemi dëshmitar të ndodhjes së dy luftërave të tmershme siç është ajo Rusi-Ukarainë dhe ajo Izrael-Palestinë. Nëse edhe Kina do të nisë luftë për okupimin e Tajvanit, kjo do të bënte që edhe shtetet tjera që kanë synime territoriale ndaj njëra-tjetrës, do të të futen në mënyrë zingjirore në luftëra për t`i larë hesapet në mes tyre.  Dhe kësaj i thonë Luftë Botërore!

Në një Luftë Botërore (e treta me radhë) SHBA-të do të përballën me Rusinë, Kinën, Iranin dhe vendet arabe të cilat do ta sulmonin Izraelin. Angazhimi i SHBA-ve në luftë në shumë fronte do të bënte, që ajo të mos mund t`a mbronte Kosovën nga Serbia dhe Shqipërinë nga Greqia. Në një luftë Botërore edhe NATO-ja duke qenë e angazhuar në shumë fronte, nuk do të mund ta mbronte Kosovën nga Serbia e Shqipërinë nga Greqia.

S`ka dyshim se Serbia do t`a shfrytëzonte ndodhjen e Luftës Botërore për t`a ripushtuar Kosovën dhe për t`i gjenocidizuar shqiptarët. Po ashtu s`ka dyshim se edhe Greqia do ta shfrytëzonte ndodhjen e Luftës Botërore, për t`a pushtuar jugun e Shqipërisë dhe për t`i gjenocidizuar shqiptarët. Kjo është arësyeja pse kombi shqiptar i ndarë në dy shtete dhe në tri krahina (në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi), me rastin e ndodhjes së një Lufte Botërore paraqet kombin më të rrezikuar të Evropës, së pakut për dy arësye: E para, sepse SHBA-të duke qenë të angazhuara në shumë fronte nuk do të mund t`i mbronin shqiptarët nga gjenocidi serb e grek. Dhe e dyta, sepse shqiptarët janë kombi me fare pak armatime për t`u mbrojtur vetë nga sulmet ushtarake gjenocidale serbe e greke.

Shqipëria sot ka 3000 ushtarë, pak armë moderne dhe tre helikopter (dy prej tyre të prishur), kapacitete këto mbrojtse me të cilat Shqipëria nëse Greqia do ta sulmonte, nuk do të mund t`a mbante frontin as dy javë. Kosova ka po ashtu rreth 3000 ushtarë të SFK-së  të pajisur me kallashnikovë, ka dhjetëra automjete të blindura policore dhe tre-katër dronë Bajraktar, kapacitete këto mbrojtëse me të cilat ajo nuk do të mund t`i bënte ballë as edhe një javë një sulmi masiv ushtarak nga Serbia.

Përfdundimisht kombi shqiptar në Kosovë e Shqipëri paraqet kombin më të rrezikuar dhe njëkohësht me pak të armatosur në Evropë. Shqiptarët sa i përket armatimeve të pakta që kanë, ata thënë simbolikisht „janë n`kmishë e n`tlinda“! Arsenalet e armatimeve të Serbisë e të Greqisë janë qindra herë më të madha se arsenali i armatimeve që ka Kosova e Shqipëria.

Flitet se Kosova ka një buxhet prej 200 apo 300 milion eurosh të pashfrytëzuar i cili po t`kurrët çdo ditë, për shkak të rritjes së kostos së gjithçkaje si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Nëse kjo qëndron do t`i lutesha Qeverisë aktuale të Kosovës që këtë buxhet rezervë ta shpenzoj për blerjen e armeve për FSK-në sa nuk është bërë vonë.

Regjimet fashisto-shoviniste serbe e greke e njohin mirë forcën e dijes dhe të armeve. Po të janë shqiptarët më të ditur, me të bashkuar e më të armatosur seç janë, këto regjime do të silleshin ndryshe me ta: nuk do t`i kërcnonin me luftë por do të kërkonin paqe me ta.

Shqiptarët duhet të angazhohen çdo ditë për paqe dhe jo për luftë, për bashkëpunim e  integrime veri-antlantike dhe jo për izolim, për kultivimin e marrëdhnieve me aleatet e tyre dhe jo për prishjen raporteve me ta, por ata njëkohësisht për shkak të rrethanave të përmendura më lartë, duhet të kenë armatime të mjaftueshme për t`u mbrojtur nga kushdoqoftë.

Sulmi terrorist i Serbisë ndaj Kosovës me 24 shtator 2023 nëpërmjet të grupit banditesk serb në krye me banditin Radojqiç, për ata shqiptarë që kanë sy me pa, vesh me dëgjuar dhe nerv për të kuptuar, flet qart se Kosova pa humbur kohë duhet ta pajisë ushtrinë saj me armatime të domosdoshme. Me rëndësi është se shqiptarët nuk  duan t`i kenë armatimet për të sulmuar ndonjë vend, por duan t`i kenë ato për t`u mbrojtur nga armiqt e dëshmuar që kanë.

Krejt ndryshe qëndron puna me Serbinë: Ajo ka blerë e blen armatime të sofistikuara nga Rusia e Kina jo për t`u mbrojtur, por për t`a sulmuar ushtrakisht në radhë të parë Kosovën, por edhe Malin e Zi dhe Bosnjen, por jo edhe Kroacinë! Pse? Sepse Kroacia regjimit fashisto-shovinist të Serbisë së Milloshviqit, i ka dhënë një leksion të fortë e të paharrueshëm nëpërmjet të operacionit ushtarak „Oluja“ („Stuhia“) të vitit 1995, kur i ka çliruar viset e Krajines të okupuara nga ushtritë serbe.

Duke pasur parasysh sa u tha më lart do të thoja se ata individë që shohin andrralla paprekshmërie e lirie duke qenë shqiptarët „n`kmishë e n`tlinda“ sa i përket armatimeve,  ata, siç thuhet në popull „nuk janë fare në tokë të bukës!“.  Zoti past mëshirë për ta!

 

 

Postimet e fundit !