Akti terrorist i vrasjes së të rinjëve serbë e malazez në kafenen „Panda“ në Pejë
mund të përsëritet sërish!
Tani më ka fakte të padiskutueshme se si shërbimi sekret i Serbisë së Millosheviqit gjatë
vitve 1998-1999 të luftës në Kosovë, ka vrarë në kafenen „Panda“ në Pejë disa të rinj
serbë e malazezë, duke e akuzuar rrejshem për këtë krim UÇK-në, me qëllim që ta paraqesë atë (UÇK-në) para botës si organizatë terroriste, e cila vret civilë serbë e malazezë.
Meqë futja nga Serbia me 24 shtator 2023 të grupit terroristë në Veriun e Kosovës (në fshatin Banjskë) dhe vrasja nga ai grup terrorist e një një polici të Kosovës dhe plagosja e dy të tjerëve, dëshmoi para botës se Serbia është një shtet terrorist dhe luftnxitës, tani duhet pritur veprime të tjera po ashtu terroriste nga Serbia.
Kështu supozoj se shërbimi sekret serb mund ta përsërisë në Kosovë aktin terrorist të kryer gjatë luftës në Kosovë në kafenen „Panda“ në Pejë, duke vrarë sërish në fshetësi serbë të pafajshëm dhe duke i akuzuar për këtë sërish „terroristët“ shqiptarë, kuptohet krejt kjo me qëllim që ta bind opinionin politik ndërkombëtar se Serbia dhe serbët nuk janë terroristë, por Kosova dhe shqiptarët janë terroiristë. Po ashtu supozoj se shërbimi sekret serb përsëritjen e aktit terrorist në kafenen „Panda“, kësaj radhe do ta bënte duke vrarë në fshehtësi serbë të pafajshëm në enklavat serbe nën lumin Ibër, sepse mendon se kësisoj do të bësohej se krimin e tillë e kanë bërë shqiptarët.
Unë nuk e di se cilit nga serbët do të mund t`i zërë „taksirati“ i një skenari të tillë, por apeloj te të gjithë serbët e Kosovës: sidomos ata të enklavave nën lumin Ibër dhe sidomos ata të fshatrave të thella, që të ken kujdes e të mos bëhen viktimë e një skenari të tillë të mundshëm. Po ashtu apeloj edhe te pjesëtarët e policisë së Kosovës që të jenë syçelë dhe vigjilentë kundruall skenarëve të tillë kriminal e terroristë të Serbisë.