Opinion

Xhevat Gjini: URIME DITËN E DIELLIT!

URIME DITËN E DIELLIT! Siç dihet, 25 Dhjetori nder shekuj eshte festuar nga stergjysherit tane, iliret (me vone edhe nga popuj tjere…), si Dita e Diellit ose Ringjallja e Diellit… Kjo feste, sikur festat tjera pagane-ilire eshte “mbuluar” me festen e krishter, Krishtlindjen! Kjo ka ndodhur rreth treqind vjet (tre shekuj) pas vdekjes (kryqezimit) te Jezu Krishtit! Kisha gjate tre shekujve kishte kuptuar qe paganizmi me ritet, festat, simbolet dhe traditen e tij jetonte krahas krishterimit… Madje, edhe ata qe formalisht kishin pranuar krishterimin nuk shkeputeshin nga tradita dhe “kultura” pagane shekullore. Prandaj, nisen t’i “mbulonin” festat pagane, me qellim qe t’i zhduknin nga kujtesa e popullit ilir dhe nga kujtesa e popujve tjere, me festa dhe emertime te krishtera. Te njeten gje beri edhe islami me vone! Tre shekuj pas vdekjes se Jezu Krishtit nisi te festoheje “ditelindja” e tij pikerisht ne Diten e Diellit (Ringjalljes se Diellit) per ta fshire kete tradite te bukur pagane dhe te lashte sa vete njeriu nga kujtesa! Kete te vertete nuk e mohon as kisha… Prandaj, kjo Feste e lashte do te duheje te mbaheje dhe te uroheje pa dallimet e sotme fetare nga shqiptaret dhe nuk duhet t’i bihet shume “melodise” se Kishes… Sa te zgjuar ishin te paret tane! Ata e dinin se Dielli eshte jeta, se pa diellin dhe driten e tij nuk ka jete ne toke! Pa diell nuk do te kishte as fe e besime! Nuk do te ekzistonte asgje! Gjithmone gezime per Shqiperine dhe per shqiptaret kudo qe jane e sido qe jane! Gezuar!