Komenti

Xhevat Gjini: Të pavetëdijshëm çka e sa ka fituar shqiptaria dhe Shqipëria me çlirimin e Kosovës

NJË GJË E KAM MARRË VESH GJATË KËTYRE VITEVE: Serbia është shumë e ndërgjegjshme (vetedijshme) çka ka humbur, prandaj edhe pas dy dekadave nuk po qetesohet e nuk po mund te pajtohet se e ka humbur Kosoven shqiptare, te shnderruar ne “mitologji” e ne “djep” te serbizmit e Serbise !! Kurse shqiptaret e Kosoves dhe kombi shqiptar, gjithe Shqiperia (“elitat” politike, kulturore…) nuk jane te vetedijshem çka kane fituar e sa shume kane fituar !! Gati nje shekull pas Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise u çliruan edhe mbi 10 000 km katrore toke Shqiperie e toke shqiptare… Fitorja me e madhe shqiptare pas Shpalljes se Pavaresise (28 Nentor 1912)! Por, ky nuk eshte fundi i perpjekjeve per ribashkimin e Shqiperise dhe te tokave te saj ne nje shtet te vetem e me nje Flamur kuq e zi… Sjelljet, fjalet dhe veprimet e pamatura te politikaneve e te medieve po demtojne procesin e shkeputjes-pavaresimit te plote te Kosoves nga Serbia dhe te zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare!! Ka ngritur krye tendenca qe Kosova e Shqiperise te perdoret kunder shtetit Amë si kale Troje !! Kur them Kosova kam parasysh klasen politike dhe mediet e kapura e te sponzorizuara nga qarqe e vende me prirje antishqiptare!! Ambicjet per ta “disiplinuar” dhe vene nen kontroll shtetin tone Amë, qe u dashka te sillet e te funksionoje sipas kutit te tyre “kosovocentrist” i shpien ne theqafje nismetaret dhe aktoret e ketyre ambicjeve absurde, por me doza te renda narkotike per pasuesit… Pikepamje, projekt dhe angazhim totalisht antihistorik e antishqiptar! Projekt qe do te demtonte rende qenien shqiptare te Kosoves! Projekt i vjeter i Jugoserbise! Kush e sheh Kosoven jashte e kunder shtetit Amë heret a vone do ta kuptoje se eshte ne anen e gabuar te historise…