Studentët e një vendi dallohen me dy të mira (prej shumë të mirave) si bashkësi (komunitet) në një shoqëri. E mira e parë e madhe është të qenit të rinj me plotë energji e vullnet për jetë e veprim. E mira e dytë e madhe është të qenit studentë me mundësi të jashtëzakonshme (sidomos sot…) për të hulumtuar e studjuar, për t’u bërë të ditur dhe e mira e popullit dhe vendit të tyre. Në kohë dhe situata të caktuara studentët në vende të ndryshme, edhe studentët tanë, janë bërë flamurtarë dhe mbeshtetje e fuqishme e lëvizjeve përparimtare politike, shoqërore e kombëtare. E tillë ishte Lëvizja studentore e Pranveres Shqiptare ’81, e cila, e frymezuar dhe mbështetur nga organizatat atdhetare dhe nga populli, lëkundi themelet e Jugoserbisë dhe shënoi kthesën e madhe në Lëvizjen tonë Kombëtare. Edhe atëherë, partia (LKJ-ja) me gjithë pushtetin e saj absolut, përpiqejë që këtë energji rinore e studentore ta përdorte për nevojat e shtetit pushtues, por nuk ia doli. Rinia studentore shqiptare kishte vesh vetëm për ZËRIN që vinte nga Tirana, nga shteti Amë, sepse ishte ZË lirie, zhvillimi, përparimi e emancipimi, ishte ZË kundër tiranisë, shtypjes e robërisë, ishte ZË i bashkimit të kombit pa dallim ideje, feje e krahine.Çlirimi i Kosovës (pa viset tjera) krijoi kushte, liri, të drejta dhe mundësi të mëdha edhe për rininë studentore shqiptare, por edhe për pedagogët e saj. Megjithatë, kjo fuqi rinore studentore nuk u përfshi në kundërshtimin e disa zhvillimeve, “zgjidhjeve” dhe marrëveshjeve të dëmshme e kërcënuese që iu imponuan Kosovës së tyre shqiptare nga klasa e tredhur politike dhe nga “ndërkombëtarët”!! Kemi parë ca protesta studentore për çështje rektorësh, për çështje studentore, për ngacmime seksuale, etj. E fundit është protesta kundër një pedagogu që duke publikuar një thënie të Faik Konicës paska “fyer” “zonjën e madhe”, Vjosa Osmanin!!?? Pa më të voglin dyshim jam kundër fyerjeve dhe ofendimeve që mund të bëhen ndaj kujtdo qoftë. Por, kam pak vështirësi në të definuarit, kuptuarit dhe në të kategorizuarit e asaj që quajmë fyerje… Cili nga studentët protestues mund të më thoshte: Kush po fyen më shumë studentët dhe popullin shqiptar: Pedagogu apo Kryetarja e Republikës me flamurin-leckën e saj partiake?! I pari është një copë pedagogu universitar që paska “fyer” Kryetaren e Republikës, kurse e dyta është Kryetare e Republikës qe po fyen dhe cenon krenarinë dhe ndjenjën kombetare të studentëve tanë dhe të popullit shqiptar në Kosovë, duke vendosur flamurin-lecken partiake në selinë-zyrën e Kryetarit të shtetit!! Sjellja dhe veprimi i Vjosa Osmanit është në kundërshtim edhe me kushtetutën dhe ligjet e vendit, është dhunim i institucionit të Kryetarit të Republikës dhe funksionit të tij unifikues e mbipartiak!! Me sjelljen dhe veprimin e saj partiak e sektarist ideologjik ajo nuk meriton të jetë Kryetare e Republikës. Kjo ishte dhe është arsye që, përveç partive, OJQ-ve dhe qytetareve, të reagojnë e protestojnë fuqishem edhe studentet tane dhe t’i kërkojne doreheqjen kesaj zonje rugoviste me koncept e botekuptim autonomist, vazalist e shqiptarmohues…Studentët tanë kishin dhe kanë arsye dhe detyrim të protestonin e të protestojnë kundër vendimit të gjykatës që i dha 4 hektarë të Universitetit “Hasan Prishtina” kishes ortodokse serbe!!! Apo nuk kane degjuar akoma studentet dhe pedagoget e ketij Universiteti ?!! Studentet tane nuk protestuan as kunder marreveshjes dhe aktit te turpshem të faljes se 8 200 hektareve toke Malit te Zi!! Apo s’e kishin “pelqimin” e partive politike ?!! Studentet tane nuk protestuan as atehere kur Republikes se tyre (pas Opinionit te GJND-se!!) iu vu FUSNOTA fyese, poshteruese dhe kercenuese per te gjithe ne!! Jane edhe sa e sa marreveshje, çeshtje e situata qe kerkonin zerin dhe angazhimin kundershtues e protestues te studenteve tane (edhe te gjithe neve). Nuk i ka hije rinise studentore shqiptare te levizë – protestoje sa here fyhen e çfyhen politikanet e dalldisur e te barrikaduar pas partive te tyre!! Politikane te ketij “kalibri” te gjitheve u hyne ne pune veç shqiptareve jo… Dikush, qe nga kolltuku i Kryetarit te shtetit fyen dhe dhunon ndjenjat liridashese, qytetare, demokratike e kombetare te shqiptareve me lecka partiake, nuk i duhet Kosoves. Prandaj, pa e fyer fare, urojme dhe duhet te angazhohemi pa dallim partie, qe te mbetemi pa kete farë shqiptarmohuese e perçarese ne institucionet e Republikes Shqiptare te Kosoves! Kurse ata qe nje hiç si kjo e bene “yll” dhe ia imponuan shqiptareve duhet te kene qytetarine e nevojshme dhe te kerkojne boterisht falje…
add a comment