Prishtine, 15 janar 2013
Është vërtetuar gjatë gjithë historisë se njerëzimit se pushtuesi, grabitçari, vrasesi, zullumqari… njeh dhe respekton vetem gjuhen e forces. Kosova Lindore, sikur edhe shteti i Kosoves dhe çdo krahine tjeter shqiptare, ishte dhe duhet te jete pjese e pandare e Shqiperise. Trysnia, shantazhi, kercenimet, dhuna dhe terrori psikologjik, ekonomik, politik e fizik, qe po bene per çdo ore e çdo dite Serbia ndaj shqiptareve te Kosoves Lindore dhe ndaj vete shtetit te Kosoves, deshmon dhe verteton me se miri se ky shtet dhe populli i tij, me perfaqesuesit e zgjedhur, nuk njohin dhe nuk respektojne doren e zgjatur shqiptare per dialog, mirekuptim, marreveshje, bashkepunim… Serbia njeh dhe respekton vetem forcen shqiptare!
Prandaj, shqiptaret kudo qe jane, dhe posaqerisht institucionet e tyre, eshte dashur intensivisht te pergatiteshin gjate ketyre viteve dhe te pergatiten edhe sot e neser, per ta mbrojtur veten dhe token e tyre edhe me lufte dhe mjete luftarake… Vetem keshtu do te sigurohej paqa dhe siguria ne Iliri-Ballkan e me gjere dhe mbi te gjitha do te garantohej paqa, liria dhe siguria aq e domosdoshme per shqiptaret dhe Shqiperine e tyre ane e kend… Nga liria, bashkimi, paqa dhe siguria e Shqiperise dhe shqiptareve do te fitonin edhe popujt dhe shtetet pushtuese fqinje te tokave tona… Çfare te thuhet per Sali Rame Berishen dhe shtetin e tij, kur edhe ne kete situate nuk eshte i gatshem, te pakten te kerkoj nje mbledhje te jashtezakonshme te Keshillit te Sigurimit per Kosoven Lindore?! Prandaj, Baca ADEM ka te drejte kur thote qe shqiptaret e Kosoves Lindore duhet te tregohen te gatshem edhe per lufte per ta ndalur Serbine dhe terrorin e saj… Kete gatish Per kete duhet perkrahja e mbare kombit. Prandaj, kete gatishmeri duhet ta tregojne edhe shqiptaret dhe institucionet e tyre kudo qe jane…