Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: Serbia e ka të qartë se po krijohet “Shqipëria e Vogël”

Prishtinë, 24 mars 2015

Mbledhja e perbashket e dy qeverive shqiptare ka “trembur” Serbine…! Ajo ndezi menjehere motoret e saj propagandistik neofashist kunder shqiptareve, duke u perpjekur ta tremb Evropen me gogolin e quajtur “Shqiperi e Madhe”…! Por, shqiptaret kudo qe jane (më shume politika, inteligjencia dhe mediet…) duhet t’i tregojne botes, sidomos Evropes, se ne Iliri (Ballkan) po krijohet dalngadalë, por sigurt, “Shqiperia e Vogel” (bashkimi i Shqiperise)… Sepse, po te krijohej “Shqiperia e Madhe” do te perfshinte gjithe Ilirine-Ballkanin, gje qe nuk eshte projekt dhe as program i kombit shqiptar, por produkt made in Rusia-Serbia…! Prandaj, siç e thoshte ai i moçmi, “qente le te lehin, karvani ecen” ose, Serbia neofashiste le te vazhdoje, por ne nuk ndalemi ne te drejten tone historike, territoriale, gjuhesore, kulturore, kombetare, nderkombetare, aktuale… per te jetuar te lire, te bashkuar dhe te pavarur ne token tone, ne Shquiperine tone, ne shtetin tone te perbashket deri aty ku bukes i thone buke e ujit uje… Kjo do ta “çlironte” edhe Serbine, do t’i çlironte edhe fqinjet tjere qe kane pushtuar tokat e Shqiperise nga shovinizmi dhe neofashizmi… Kjo do t’i “çlironte” fqinjet tane nga shqiptaret njehere e pergjithmone… Vetem atehere serbet, “greket”, “maqedonet”, malazezet do te merrnin fryme lirshem ne tokat dhe ne shtepite e tyre…