Shefi, akoma i padiskutueshëm i LVV -së, Albini, do të mbahet mend në historinë më të re politike si Kryetari i një force të madhe politike që bëri marrëveshje-koalicion (para)zgjedhor me nje grup individësh, që mezi u regjistruan si një iniciativë për të garuar në zgjedhje!! Marrëveshja politike me këtë grup fanatikësh të LDK-së (të dëbuar nga Isa Mustafa) u bë me dhjetë pika!! Sigurisht, pasi grupi ishte bindur se, po të garonte vetëm, nuk do t’i fitonte më shumë se 1 % të votave. Siç e dini, shefe e “padiskutueshme ” e kësaj çete te vogel ishte Vjosa Osmani… Sipas marreveshjes shefja e ketij grupi te pa ndonje relevance u be shefe-kryesuese e listes se LVV-se!! Albini i vuri te gjithe kandidatet e LVV-se poshte kembeve te kesaj zonje per t’i shkuar shumica e votave te LVV-se ne preher, sepse i duheshin per ta ber Kryetare te Republikes ! Ky veprim eshte i papresedan! Vendosja e nje Vjose (aguridheje) ne krye te listes se LVV-se ishte fyerje per te gjithe kandidatet e kesaj partie dhe per votuesit e saj. Ne keso rastesh duhen shpirti dhe mendja “militante”, por munguan! Keshtu nje dite te bukur Vjosa u be Kryetare Republike, kurse anetaret e çetes se saj zevendeskryeministra, ministra, zevendesministra, tash edhe ambasadore, drejtore qenderor, anetare e kryetare keshillash (bordesh), etj. Sigurisht qe per gjithe keto poste te “fituara” pa nje pike djerese e pa nje qindarke po detyrohen te “thithin” kuadra nga partia mëme, LDK-ja dhe nga AMA e saj LKJ-ja !! Kurse per shefe te grupit te saj parlamentar (grupi me i madh pas lufte) Albini e emroi Mimozen e Behgjet Pacollit!! Per dallim nga Vjosa dhe çeta e saj e vogel, Mimoza Kusari ishte vete anetare e vete kryetare e “subjektit ” te saj politik!! Edhe nje Ilir qe kishte i iku heret ! Megjithate, Albini beri marreveshje te shkruar politike edhe me kete “force politike”!! Tash po synon ta bej edhe kryetare te Gjakoves!!? A thua kush ishte “kumbara” i ketyre pazareve qe prishen-degjeneruan konceptin dhe fizionomin e LVV-se?!! Nje dite do ta mesojme edhe kete “sekret” te gjeniut !
Jemi ne prag te zgjedhjeve vendore-komunale. Lista “Guxo” e Kryetares se Republikes dhe e Zevendeskryeministres e Ministres se Jashtme, e fuqizuar me gjithe keto pozita te larta e keto ndere te dhuruara nga Albini, kuptohet nga hisja e atyre qindra veprimtareve dhe mundit te tyre, do te duhej te garanto e vetme… Te “legjitimoheje” e “bekoheje ” me voten e qytetarit qofte ne zgjedhjet vendore. Te mbash gjithe keto pozita te larta shteterore e te mos kesh guxim t’i nenshtrohesh votes se qytetarit eshte e pandershme, e pamoralshme dhe e papranueshme!! Si mund te jete dikush Kryetari im, Ministri, etj. pa iu nenshtruar kurre votes se qytetarit (me gjithe deformimet e medha qe ka sistemi zgjedhor)?!! Nuk eshte e ndershme te futesh ne lista te partise tjeter dhe me vota te saj te flasesh e te qeverisesh ne emer te popullit shqiptar te Kosoves !! Lista apo partia qe nuk i nenshtrohet votes se qytetarit nuk ka legjitimitet te jete pjese e hises ne qeverisje dhe institucione tjera shqiptare… Ndryshe shpallen zyrtare e qeveritare te trafikuar e kontrabanduar ne majat e shtetit!!…
Po me rezulton qe kjo lista e Vjoses eshte dashur te quhej Lista “S’guxon”, sepse nuk guxoi dhe nuk po guxon ! Te vetmin “guxim” e treguan qe ne fillim dhe po e tregojne ne fushaten e tyre kunder shtetit tone Amë (edhe me fushate zgjedhore!!) dhe qenies shqiptare te Kosoves !!??
add a comment