Opinion

Xhevat Gjini: Populli i Kosovës pret zgjidhje (KQZ -ja e partive politike)

Kosova jonë e dashur shqiptare, si vend e shtet sui generis, edhe sistemin zgjedhor e ka sui generis!! Prandaj, zgjedhje janë bërë shpeshherë, por zgjidhje të mira, të drejta, të qëndrueshme dhe ne interes të shkëputjes e pavarësimit të plotë nga Serbia dhe të zhvillimit e përparimit nuk patëm!! Them që me këtë sistem zgjedhor, që nuk e gjenë kund në botë, përveç në Bosnje-Hercegovinë, nuk pres që do të kemi Kuvend, Qeveri e Kryetar që do të “prodhojnë” zgjidhje të mira, të drejta e të qëndrueshme për Kosovën dhe popullin e saj as me këto zgjedhje!! Te partite tona, me sakte te “boset” e tyre, ka munguar dhe po mungon edhe sot vullneti per t’u marre vesh, per te bashkepunuar dhe per t’u pajtuar per reformimin e sistemit zgjedhor dhe te sistemit politik!! Për t’u ulur e për t’u marre vesh per çeshtjet fundamentale te shtetit dhe shoqerise!!

Po duket ashiqare qe ky sistem zgjedhor u ka pelqyer “boseve” te partive politike, sepse e kane krejte te lehte ta bejne seleksionimin e kandidateve qe do te “fitojne” e te behen deputet!! Keta i kontrollojne partite si t’i kishin ndermarrje te tyre personale e familjare, i kontrollojne zgjedhjet dhe te gjitha emrimet ne pushtetin vendor dhe ne ate qendror!! Kjo u ka pelqyer dhe po u pelqen forte “miqve nderkombetare” sepse, ata nuk kane nevoje te merren me te gjithe, por vetem me “boset” e kater-pese partive, te cilet i kontrollojne dhe “orientojne” pa ndonje mund te madh!! Madje, ndodhe qe disa prej ketyre “boseve” te partive ofrohen me deshire qe te kontrollohen dhe orientohen nga “miqte e perhershem e te perkoheshem”!! Mjafton qe ata te mos i largojne nga “skena” dhe nga “grazhdi”!! Mirepo, siç eshte deshmuar tashme shumehere ne histori, “miqesi te perhereshme dhe te perjetshme” mund te kesh vetem me popullin tende, te cilit i je gjithmone borgjli… Politikani dhe, sidomos burreshtetasi i mire, miqesite me qeverite dhe popujt tjere i bene gjithmone per te miren e popullit dhe vendit te tij, duke patur parasysh gjithmone edhe interesat e vendeve tjera e jo per interesat e tij personale e familjare!!

Valdete Daka dhe KQZ-ja nuk jane shkaku, por pasoja e ketij sistemi politik, zgjedhor e shteteror, qe na eshte imponuar nga “boset” e partive dhe grupet e tyre, ne bashkepunim te ngushte me “miqte e tyre nderkombetare”, te cilet nuk ishin dhe nuk jane akoma te gatshem t’ia njohin dhe garantojne Kosoves shqiptare te drejten e ligjshme per shkeputje dhe pavaresi e liri te plote nga Serbia dhe pretendimet e saje shoviniste dhe kercenuese edhe per paqen dhe stabilitetin ne rajon e me gjere!! Por, populli shqiptar i Kosoves dhe i krejte Shqiperise eshte i ndergjegjshem se loja e “miqve nderkombetare” me Kosoven dhe me poziten e statusin e saj ne rajon, ne BE dhe ne bote po vazhdon tash e njezet vite falë edhe kesaj klase politike ne Prishtine dhe ne Tirane!! Me nje grua mediokre e te shantazhuar si Valdete Daka dhe me nje KQZ me perfaqesues partiak kete rezultat ose kete produkt do te kesh! Hiq militantet e partive, jam i sigurte qe secilit shqiptar qe e ka pa mbledhjen e fundit te KQZ-se i ka ardhe per te vjellur dhe eshte ndjere i fyer ne inteligjencen e tij!! Po si nuk doli dikush nga ajo perberje ta thoshte nje fjali, nje mendim a nje shpjegim te arsyeshem, te sakte e bindes per punen e certifikimit te partive e te kandidateve per garen zgjedhore!! Anetare te KQZ-se qe nuk e dine dhe nuk e respektojne as gjuhen e tyre!! Nuk dine te shprehen ne gjuhen e tyre!! E si mund te imagjinosh nje mbledhje e rrjedhe normale te nje mbledhjeje qe “drejtohet” nga Valdete Daka!! Te vjen keq per poziten dhe sjelljen e kesaj gruaje mediokre!! Me kete perberje qe ka KQZ-ja secili zbaton qendrimet e porosite qe merr nga “bosi” i partise e jo ligjin, edhe ashtu te diskutueshem te zgjedhjeve!!

Si mund te kemi shtet e shoqeri me stabilitet kur ndiqen, ndalohen e denohen, madje perjashtohen nga gara zgjedhore ata qe kane kundershtuar faljen e tokes se Kosoves Malit te Zi dhe ata qe kane kundershtuar krijimin e nje minishteti serbe (zajednices) ne Republiken e Kosoves, nga njera ane, kurse lejohen, stimulohen e shperblehen me te gjitha te drejtate (edhe me ekstra te drejta!!) e me te gjitha privilegjet, ata qe bene krime lufte, krime kunder njerezimit e gjenocid ne Kosove, nga ana tjeter!! Lejohen te garojne ne zgjedhje, t’i gezojne te gjitha te drejtate e privilegjet shteterore edhe keta qe kolaboruan me pushtuesin, e bene rrush e kumbulla (e trafikuan me “privatizim”) pasurine e Kosoves, e falen token e Kosoves (Malit te Zi e Maqedonise), e rihapen çeshtjen e statusit te Kosoves, duke e hapur pakon e Ahtisarit ne Bruksel, me Serbine, nenshkruan marreveshje dhe e votuan “zajednicen”, trashegimine shpirterore, materiale, kulturore, fetare e historike te Kosoves e bene “serbe”, Kosoves, edhe pas opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ia vun fusnoten, shperdoruan dhe pervetesuan institucionet dhe fondet publike te ketij vendi si t’i kishin te babait te tyre, me veprimet dhe mosveprimet e tyre e cenuan dhe e vune ne pikepyetje lirine, pavaresine dhe integritetin e SOVRANITETIN e Republikes dhe nuk po u lejokan keta qe ishin kunder ketij krimi te organizuar kunder popullit dhe Republikes!!?? Ju dhashte zoti bereqet ne kry, do te thoshte shkodrani!