Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: PERSEKUTIMI DHE DËNIMI I LUFTËS ÇLIRIMTARE NUK NISI ME GJYKATËN SPECIALE (i publikuar tri vite më parë)

Keto dite po lexoj komente, shkrime, reagime e peticione te ndryshme nga disa qe po lene pershtypjen sikur persekutimi dhe denimi i Luftes Çlirimtare te LPK-UÇK-se dhe kombit shqiptar paska nisur me Gjykaten Speciale! Jo, bashkekombes te mi! Persekutimi, arrestimi, burgosja dhe denimi i luftetareve te lirise dhe i Luftes Çlirimtare ka nisur qysh nga mbarimi i luftes (hyrjes se KFOR-it dhe UNMIK-ut ne Kosoven shqiptare)! Ne fund te fundit vete vendosja e KFOR-it dhe UNMIK-ut ne Kosove e jo ne Serbi ishte denim dhe perpjekje per te ndaluar bashkimin e Kosoves me trungun e saj! Mos shpallja e pavaresise-shtetit te Kosoves shqiptare brenda tri vitesh ishte nje deshtim i klases se re (kryesisht) dhe i klases se vjeter politike! U mashtruan nga “miqte” e tyre nderkombetare! Nente vjet UNMIK-u ne Kosove e pastaj UNMIK-EULEX-i! Edhe ky ishte denim i te huajve dhe deshtim i klases politike vendore! Qe nga ditet e para nisi çarmatosja e UÇK-se dhe luftetareve te saj(!), pastaj “poshterimi”, propaganda e shfrenuar dhe mireorganizuar denigruese nga qarqet kolaboracioniste vendore dhe ato te huaja! Nuk vonoi hiç (menjehere pas “demilitarizimit”) nisi edhe gjuetia e shtrigave: persekutimi, arrestimi dhe denimi me shume vite burg i qindra luftetareve dhe komandanteve te UÇK-se! Kjo gjueti shtrigash nuk rreshti per asnje dite gjate ketyre 18 viteve! Disa u derguan dhe denuan edhe ne Hage, ne te njejtin burg me Milosheviçin, Mladiçin e Karaxhiçin! Sahere arrestoheshin e denoheshin luftetare e komandante te UÇK-se “shefat” e tyre politike (ne bashkeqeverisje me UNMIK-un dhe LDK-ne!) deklaronin: “ne i besojme drejtesise”, “ne nuk nderhyjme ne drejtesi”, “askush mbi ligjin” e broçkulla te ketilla! Ky refren ishte 18 vite! Ndersa, tash na paraqiten sikur nuk kane degjuar kurre per denimin e UÇK-se dhe te Luftes Çlirimtare! Bejne be e rrefe se i kane mashtruar, se nuk kane besuar qe do te denohet Lufta Çlurimtare, etj.! Apo kishin nisur te besonin se vetem ata jane UÇK-ja, populli e Kosova! U bene per keqardhje dhe neveri tugitese! Gjykata Speciale eshte produkt i deshtimeve dhe i bashkepunimit te tyre me projektin antishqiptar per Kosoven dhe kombin shqiptar ne Iliri… Nuk u themelua Gjykate Speciale per shkaktaren e luftrave, tragjedive dhe gjenocidit ne Iliri (Ballkan), Serbine, po u krijua Gjykate Speciale (me doren e deputeteve “shqiptarë”!!) per Kosoven, qe ishte viktime njeqindvjeçare e gjenocidit serb dhe qe luftoi per lirine e saj! Nuk u themelua Gjykate Speciale as per Ruanden, ku u vrane e masakruan 500 000 njerez, as per Irakun e Sirine, ku u vrane, u torturuan, dhunuan e debuan miliona njerez te pafajshem (u perdoren edhe arme kimike!)! Ç’krim te pafalshem paska ber populli shqiptar qe paska guxuar te krijoje LPK-UÇK-ne dhe t’i kundervihet me arme gjenocidit serb?! Ne krejte kete “histori” ka pergjegjesi (faj) kombetare dhe historike edhe shteti shqiptar, i cili “guxoi” ta linte fatin e Kosoves se tij ne duart e ca adoleshenteve aventuriere dhe kolaboracionisteve te djeshem e te sotem! Megjithate, kombi shqiptar nuk do te ndalet ne rrugetimin e tij per liri, krenari dhe bashkim kombetar…