Vështrim/Analizë

Xhevat Gjini: Për një mikun tim

Ka një mësim nga kjo situatë: Shqiptarët duhet të kërkojnë dhe të japin më shumë nga vetja e tyre para se të kërkojnë nga miqtë. Zgjidhja e vetme është fuqizimi i pandalshëm dhe këmbëngulës i popullit shqiptar si njësi e unifikuar për t’u përballur me etjen shoviniste serbo-greke (sidomos) që nuk po shuhet… (Mendim i publikuar dhjetë vite më parë… Xh. Bislimi)

Ka disa gjera që duhen saktësuar në këtë çështjen e  nismës rajonale për një « Ballkan të hapur » dhe për marrëdhëniet me shtetin tonë AMË: 1. Serbinë as e ka krijuar as nuk e zhbën Kryeministri Rama apo ndonjë tjetër… Këtu besoj që pajtohemi të gjithë. 2. Lëvizja jonë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (produkt i kësaj Lëvizjeje…) dhe gjithë kombi shqiptar nuk është përpjekur, nuk ka luftuar dhe nuk ka derdhur gjakun për ta bër Kosovën shtet, por për ta bashkuar me shtetin e saj AMË, bashkë me të gjitha trojet tjera të Shqipërisë (siç ishte shpallur Pavarësia në Vlorë për gjithë Shqipërinë e jo për një të tretën e saj!!). Mirëpo, raporti i forcave ishte i tillë, por ky raport do të ndryshojë një ditë dhe kombi shqiptar do të jetojë në një shtet… 3. Edhe ky gjysmë shteti e kjo gjysmë pavarësie nga Serbia nuk është rezultat vetëm i “kosovarëve” (shqiptarëve të Kosovës pa vise), siç po tentohet të manipulohet, por rezultat i mbarë kombit shqiptar dhe i shqiptarëve kudo në botë, sidomos i shtetit tone AMË (kjo po “harrohet” posaçërisht nga këta që e kanë gjetur të gatshme këtë liri…). 4. Serbia është  e ulur këmbëkryq në Kosovë!! Atë nuk e ka (ri)kthyer Edi Rama në Kosovë… Ai e gjeti këtu. Ishin kryekëput politikanet e tredhur te Prishtines (te vjetrit dhe te rinjte), bashke me politikat e tredhura te Berishes ne Tirane, qe e bënë Serbinë ortake ne Kosove!!… Çështja që shtrohet para kombit shqiptar sot, eshte largimi i Serbise nga Kosova e jo marredheniet me Serbine… 5. Nisma për nje rajon te bazuar ne kater parimet themelore te BE – se: qarkullimi – levizja e lire e njerezve, e mallrave, e sherbimeve dhe e kapitaleve nuk e ka perjashtuar asnje shtet te rajonit. Kosova kishte me shume arsye se te tjeret te ishte perkrah shtetit te saj dhe Maqedonise sone, sikur te kishte politikane e pushtetarë qe angazhohen per shkeputjen e saj nga Serbia… Ne fund te fundit Serbise nga Kosova e ketyre pushtetareve nuk i jane mohuar asnjehere keto “rregulla te arta” te BE – se!! Serbia e ka shnderruar Kosoven ne treg te saj dhe de fakto e konsideron dhe trajton pjese te saj, duke i falenderuar dialogut dhe koncesioneve që ka fituar nga keta politikane te Prishtines!! Shqiptaret e Kosoves (pjese e madhe, “preferojne” ardhjen ne vendlindje “rruges se vjeter” (neper Serbi)!! Besoj i keni pare kolonat e gjata te makinave te shqiptareve qe presin ne kufirin Kosove – Serbi ose Serbi – Kosove!! Ka te tjere qe edhe targat e veturave apo kamionave i nderrojne kur hyne e kur dalin ne kufi me Serbine per t’u (vete)poshteruar! Te mos flasim per marredheniet tjera, qe pjesa kolaboracioniste (e paprekur!) i ruan dhe i thellon me shtetin serb dhe me organet e tij te specializuara! 6. Nuk eshte faji i Edi Rames pse Kosova eshte i vetmi vend i rajonit i izoluar nga BE – ja (nuk i jane hequr vizat)!! Nuk eshte faji i Edi Rames qe Kosoven, per arsye politike antishqiptare, nuk e njohin edhe pese shtetet anetare te BE – se!! 7. Nuk eshte faji i Rames dhe as i Tiranes pse ka politikane e parti te “çmendura” qe kane ambicie te semura ta qeverisin edhe Republiken e Shqiperise nga Prishtina!!?? Kuptohet me modelin e qeverisjes falimentuese te Kosoves!! Prishtina dhe te gjitha viset tjera shqiptare (aktualisht jashte kufijve te Shqiperise politike) kane detyrim politik, moral e kombetar te subkoordinohen me shtetin AMË e jo te shesin po… me pretendimet e tyre aventuriere per ta drejtuar politiken e Tiranes zyrtare, sepse nuk po jane ne gjendje nje qytet ta qeverisin e ta bejne model per te mire e lere më t’i japin mend shtetit tone AMË!! 8. Prandaj, miku im, nuk duhet te besojme shume te “patriotizmi” i atyre qe organizojne fushate kunder Tiranes dhe qe derdhin lote krokodili per dhunen, terrorin dhe gjenocidin serb ne Kosoven shqiptare!! Tendenca e “elitave” politike, mediale dhe kulturore per te krijuar hendek me shtetin tone AMË nuk eshte vullnet i popullit shqiptar qe jeton ne Kosove e ne viset e saj. 9. Propaganda qe po behet per supremacine serbe ne treg, ne armatim, ne prodhim…, nga njera ane, dhe per shqiptaret e pafuqishem dhe te pazotët me u perballe me “superfuqine” e quajtur Serbi, ne anen tjeter, ne thelbin e saj eshte antishqiptare dhe e favorshme per Serbine dhe pretendimet e saj!! Krijimi i nje opinioni per nje Serbi superiore dhe per nje Shqiperi (me gjithe hapsiren shqiptare) inferiore, them qe nuk i ben mire pozites se kombit shqiptar ne rajon e ne bote… 10. Bashkepunimit dhe bashkerendimit ndershqiptar do te duhej t’i frikesohej Serbia e jo ne… Strategjia e ikjes nga ballafaqimi dhe konkurrenca me popujt e Ilirise (Ballkanit) eshte e destinuar te jete ne demin tone. Kombi shqiptar sot eshte fuqi e padiskutueshme dhe e pakalueshme ne rajon. Prandaj, duhet te kaloje ne « ofanzive » e jo te mbyllet e te vajtoj si qyqe, duke luajtur rolin e viktimes… Homogjenizimi i shqiptareve rreth nje qendre te veteme dhe rreth nje platforme e strategjie unike kombetare do t’i bente shqiptaret fuqine kryesore ne rajon e me gjere… Kjo edhe eshte arsyeja pse shtetet shoviniste te rajonit i frikesohen shume unifikimit te shqiptareve dhe nuk lene pykë pa perdorur per ta mbajtur te copetuar… Më e suksesshmja eshte treguar dhe po tregohet pyka shqiptare!! 11. Nisma rajonale per nje rajon te ndertuar mbi parimet themelore te BE – se eshte ne interesin e te gjitheve… Kete edhe po kerkojme te gjithe nga BE – ja qe po na refuzon e po tallet me ne… Por, per faktin qe kombi yne eshte i copetuar, kjo nisme eshte interes dhe do te duhej te kthehej ne interes dhe mundesi te medha per ne shqiptaret… Kombi shqiptar ne rajon dhe shqiptaret ne bote kane potenciale dhe kane kapital te mjaftueshem ekonomik, intelektual dhe patriotik per t’u matur me cilindo popull ne rajon… Mungon vetem QENDRA, shteti AMË dhe dora e tij per t’i organizuar dhe koordinuar keto potenciale e kete fuqi shqiptare… Ketu duhet kerkuar edhe shkakun e nje propagande dhe fushate permanente kunder asaj qendre, kunder shtetit tone AMË! Dhe, e fundit, 12. Populli shqiptar i Kosovës dhe kombi shqiptar pergjithesisht kurre nuk kane pa hajr nga paria dhe politikanet qe kane luajtur rolin e viktimes… Prandaj, shqiptaret nuk duhet te bien ne “gracken” e tyre! Partite tona, OJQ – te autoktone, politikanet, qeverite, elitat intelektuale, kulturore e mediale duhet te ndihmojne (kush e ka me gjithe mend e jo per interesa meskine…) ne krijimin dhe konsolidimin e mendesise, që është e theksuar te shtresat popullore, së organizimit shteteror dhe te unifikimit të të gjitha forcave shpirterore e materiale per te qene te afte ne cilendo perballje me cilindo agresor fqinj. Kjo do t’i kontribuonte edhe stabilitetit e paqes se brishte ne rajon e me gjere. Ndryshe, sa per që vajtojme e derdhim lote krokodili, Serbia neser na i ben edhe më zi se deri tash, me pas mundesi. Keshtu besoj e keshtu mendoj une se mund t’i merret haku edhe gjithe atyre viktimave, shkaterrimeve e demeve kolosale që ka bere Serbia mbi shqiptaret. Keshtu dhe vetem keshtu, duke qene kafshate e madhe, besoj që edhe falje do te kerkonte Serbia… Ne nuk duhet te harrojme që ka patur edhe pushtues të tjerë që kane bërë krime e kane bere gjenocid mbi popullin tone, por lere qe i kemi « harruar », por po i quajme edhe « vellezer » e po i besojme zotit te tyre dhe po falemi e po lutemi ne faltoret e tyre pa na u skuqur faqja ! Tamam si sternipa te Gjergj Kastriotit !!??

Postimet e fundit !