Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: Në emër të luftës kundër ekstremizmit islam mos po harrohet ekstremizmi – fashizmi ortodoks serb

Prishtinë, 18 shtator 2014
Te gjitha ideologjite, besimet, politikat, filozofite, doktrinat… ekstremiste-fashiste kane te perbashket nxitjen e urrejtjes, te mosmarreveshjeve, konflikteve, luftrave, masakrave, gjenocidit dhe holokaustit midis dhe ndaj grupeve, kulturave, qyteterimeve, religjioneve dhe popujve… Ne Iliri (Ballkan) per politika ekstremiste-shoviniste, agresive, madje edhe fashiste, ndaj fqinjeve te tyre eshte dalluar Serbia… Here pararoje dhe here praparoje e ketyre politikave dhe ketyre ideologjive serbomedha ka qene dhe eshte Kisha Ortodokse Serbe…! Kisha serbe, sidomos ne Kosove dhe ne krahinat tjera te Shqiperise se pushtuar, ka qene (dhe eshte…) qerdhja, streha, perhapesja-predikuesja dhe nxitesja e dores pare te urrejtjes shoviniste e shfarosese ndaj shqiptareve (jane me mijera fakte e dokumente qe e provojne kete…). Nuk ka vrases serb qe nuk eshte bekuar nga kleri (prifterinjte…) ortodokse serbe per vrasjen e shqiptareve dhe per spastrimin e tokave te pushtuara te Shqiperise… Kjo Kishe dhe “shefat” e saj edhe sot e gjithe diten nxisin hapur urrejtjen, mosdurimin dhe konfliktin me shqiptaret, duke u sherbyer me “mitologjine” e krijuar mesjetare dhe teresisht te trilluar edhe me ndihmen e disa ideologeve shoviniste-fashiste serbe…!! Megjithate, politikanet “nderkombetare” dhe vendore vazhdojne t’i trajtojne si “engjuj” dhe te “shenjte”, duke i perkdhelur dhe marre me te mire, se mos po zbuten pak…!!
E njejta gje edhe me strukturat e organizuara shteterore-kriminale te Serbise ne Kosove, sidomos ne Veriun e Kosoves… Qe nga mbarimi i luftes shqiptaro-serbe per Kosoven, Serbia ka vazhduar t’i mbaje dhe perkrah drejteperdrejt strukturate e saj kriminale brenda Kosoves. Keto struktura kane vrare dhe debuar shqiptaret nga shtepite e tyre ne Veri te Kosoves hapur dhe nen ombrellen-pranine e forcave nderkombetare…!! Madje, drejtuesit-frymezuesit e tyre politik e shpirteror priteshin dhe trajtoheshin me “miqesi” edhe nga shqiptaret-kosovaret ne institucionet e perkohshme te Kosoves, me vone edhe ne institucionet e Republikes se Kosoves…! Me disa prej tyre edhe putheshin e perqafoheshin!! Jane po ato struktura shteterore-kriminale qe kane ndare edhe qytetin e Mitrovices (me “mirekuptimin” e nderkombetareve dhe vendoreve!…) dhe po mbajne te pushtuar nje te katerten e tokes se Republikes sone edhe sot…!! Jane ata qe kane barrikaduar per vite te tera Veriun e Kosoves me qellim te spastrimit dhe kolonizimit-sllavizimit te asaj pjese…!! Ata edhe uren e kane shnderruar ne “park”…!! Keto struktuar shtetrore-kriminale serbe u “legalizuan” dhe “legjitimuan” nga politikat “naive” te Qevrise dhe te klasese politike te Kosoves…!! Na ka rene shpesh te shohim ne Veri edhe grupe te armatosura deri ne dhembe me mjekrra dhe me simbole çetnike…!! Grupe te organizuara me simbole dhe ideologji cetnike-fashiste kane ardhur edhe ne Prishtine (Gazimestan…), madje me percjellje te policise se Kosoves…!! Qeveria e Serbise (si ajo e Tadicit, si ajo e Dacicit-Nikolicit…) kane mbajtur dhe po mbajne qendrim dhe angazhim te hapur shovinist-kercenues kundrejt Republikes se Kosoves…!! Ndersa shteti-qeveria e Republikes sone eshte sjellur shume but e embel me kete shtet qe i shpreh hapur pretendimet e tij tokesore ndaj Kosoves…! Jo vetem pretendon, por Serbia edhe eshte angazhuar dhe angazhohet per copetimin e brendshem dhe ndarjen-aneksimin, te pakten te Veriut, dhe ruajtjen e “kontrollit” te saj ne pjesen tjeter te Kosoves permes Kishes dhe komunave “serbe”…! Keto politika shoviniste-agresive dhe kercenuese jane “mirekuptuar” dhe “toleruar” (edhe sot…) nga nderkombetaret dhe nga vendoret…!! Eshte koj qeveri ekstremiste-fashiste e Beogradit qe “guxon” ta quaj Levizjen Vetevendosje si “ekstremiste”, sepse nuk po respektoka interesat e Serbise ne Kosove dhe pse po kerkon dembimin e kesaj Serbie shoviniste nga Republika e Kosoves…!! Permes Listes serbe, te krijuar me marreveshjet Hashim-Dacic, Serbia po perpiqet te pengoje dhe kontrolloj edhe krijimin e Qeverise se Kosoves…!!
Po duket ashiqare se “nderkombetaret” dhe vendoret (qeveria…) kane perdorur dhe po vazhdojne t’i perdorin dy kute per ekstremizmin: nje per ekstremizmin e grupeve islame (s’po u them shqiptare, sepse vetem shqiptare nuk jane… E thone edhe vete qe jane “myslimane”…) dhe nje tjeter per ekstremizmin-fashizmin serbo-ortodoks… (po u them keshtu, sepse kisha e tyre i sherben Sefrbise dhe shovinizmit te saj… Nuk lodhet per “ceshtje” tjera…)!!
Fushata e arrestimeve e ketyre diteve ne Republiken tone me shume me ngjane me nje tendence per ta “harruar” kercenimin serioz te shoviniszmit-fashizmit serbo-ortodoks…!! Marreveshjet qe jane bere deri sot me Serbine (ato qe njihen dhe ato qe nuk njihen…!!), sipas asaj qe dihet, jane kryesisht ne dem dhe ne kurriz te Republikes se saj dhe do te qendrojne kush e di per sa kohe si shpata e Demokleut mbi Republiken tone dhe sigurine-stabilitetin e saj…!! Ne funksion te ketyre politikave antishqiptare jane edhe grupet ekstremiste islamike ne Kosove…!! Pas luftes autoriteti i vetem ne Kosove ka qene UNMIK-u (edhe per fajin tone…)! Me vone ketij UNMIK-ut iu bashkua ose u be vazhdimesi e tij edhe EULEX-i…!! U shpalle edhe Republika e Kosoves…. Grupet ekstremiste-antishqiptare islamike kishin filluar veprimtarine e tyre ne Kosove e ne mbare Shqiperine para Luftes se UÇK-se…!! Veprimtaria e tyre u intensifikua pas lufte dhe, fale fondeve dhe mbeshtetjes-mirekuptimit te nderkombetareve dhe vendoreve (politikave qeveritare…) ato u shtrine ne gjithe token e Republikes…! Madje, keto grupe, ose kjo Levizje ekstremiste-antishqiptare islamike shpeshhere gezonte perkrahjen dhe partneritetin e padeklaruar te institucioneve vendore dhe nderkombetare…!! Edhe guret e sokakut e njihnin dhe e kuptonin se cfare synonte kjo levizje ne Kosove…!! Vetem nderkombetaret dhe vendoret nuk paten vesh dhe nuk kishin sy per t’i pare e degjuar bemat e tyre…!! Duket qe ishin shume dakord qe Kosova te behej “islame” dhe shqiptaret “myslimane” si ne Tregun e Ri (Sanxhak…), Plave…!! Vetem te mos ishin shqiptare, sepse Kosova vetem shqiptare, sipas projektit te nderkombetareve dhe hyzmecareve te tyre vendore (!!), nuk duhej te mbetej…! Karakteri i saj teresisht shqiptar duhej te ndryshoheje me te gjitha mjetet dhe menyrate e mundshme…! Çfare ironie ne shekullin XXI…!!
Shpallja e “kalifatit” ne Irak e Siri dhe kercenimi qe perbente ai per interesat e Perendimit, i “shtrengoi” te ndrronin mendje ndaj ketyre grupeve, qe nuk i pengonin deri sa ishin ne te mire te deshqiptarizimit te Kosoves…!! Prandaj, hyzmecaret e nderkombetareve ne Kosove i shpallen “lufte” ISIS-it dhe jatakeve e jorganeve te tij ne Kosove…!! Kjo eshte fatkeqesi e ketij vendi…!! Fushata kunder ketyre grupeve nuk po behet se ato perbenin kercenim per qenien shqiptare ne Kosove dhe per interesate tona kombetare, por sepse u shpallen armike te interesave te Perendimit…!! Ketu edhe fshihet rreziku qe kjo fushate te behet edhe per ta harruar kercenimin nga ekstremizmi-fashizmi serbo-ortodok…!! Uroj te demantohem nga koha dhe nga faktet…!!
Angazhimi i ketyre grupeve, qe nuk e mbajne me veten per shqiptare, por per “myslimane” me shume eshte kercenim per imazhin (fytyren…) e vendit dhe te kombit se sa kercenim per sigurine dhe integritetin e Republikes apo te kombit me te vjeter ne Evrope e me gjere, kombit shqiptar… Veprimtaria e tyre nuk do ta kishte kete “kapacitet” qe ka sot po te pengohej ne fillimet e saj nga institucionet nderkombetare dhe vendore ne Kosove… Madje nuk do te ishte “ceshtje” per nje Republike qe po thyhet ne kurriz nga nje qevrisje dhe nga nje klase e paafte dhe e papergjegjshme-mafioze politike dhe institucionale…!! Keto grupe, qe po marrin persiper t’i dalin zot islamit, me shume me duken donkishoteske…!! Fene e dyqinde milione arabeve po duan ta mbrojne nje grusht shqiptaresh…!! Kjo eshte njesoj si me rastin socializmit apo te marksizem-leninizmit…! A mund ta mbronin shqiptaret pas renies ne vendet me te medha te botes…?!! Do te ishim popull qesharak, me te cilin do te tallej bota!! Pastaj, a ka fe apo Zot qe mund ta arsyetoje shkuarjen e dikujt ne nje vend tjeter dhe te luftoje, te vras e te deboje njerezit nga shtepite e tyre, ne vendin e tyre…!! Zot fali, nese mund te falen… Kjo nuk eshte tradite e shqiptarit dhe as e popullit tone nga me te lashtit… Prandaj, mbetet detyre, pergjegjesi dhe angazhim i shoqerise shqiptare, i inteligjencies se saj, i shkolles shqiptare, i xhamise apo i kishes shqiptare, i institucioneve dhe i partive e shoqerive joqeveritare (i cdo shqiptari…) qe te ndikoje ne izolimin dhe pengimin e cfaredolloj ideologjie, religjioni-sekti, politike, doktrine, filozofie… eksetremiste, fashiste dhe antishqiptare…

Postimet e fundit !