Kulturë\Letërsi

Xhevat Gjini: Në 40 – vjetorin e Pranverës Shqiptare ’81 u përurua edhe romani historik i Meriman Brahës “Vorbullat”

Në Bibliotekën “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua romani historik “Vorbullat”. Autor i këtij romani të veçantë në letërsinë shqiptare është Meriman Braha, emër dhe mbiemër i dëgjuar për shqiptarët andej e këndej Drinit. Lufta e Dytë Botërore dhe deklaratat e parimet e shpallura nga Aleanca Antifashiste se “popujt e robëruar pas Luftës do të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje” kishin ushqyer shpresën edhe te shqiptarët e pushtuar (dy të tretat e Shqipërisë!) se me fitoren e koalicionit të madh antifashist do të fitonin lirinë dhe do të vetëvendosnin për fatin e tyre. Në vijë dhe përputhje me këto parime, të shpallura me pompozitet edhe nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, ishte organizuar dhe mbajtur Konferenca e Bujanit, e cila me Rezolutën e miratuar dhe të firmosur nga delegatët shprehte dhe sanksiononte dëshirën dhe vullnetin e natyrshëm të popullit të pushtuar shqiptar nga Jugoserbia për bashkim me shtetin AMË, me Shqipërinë. Dëshirë e popullit shqiptar ka qenë dhe është bashkimi me Shqipërinë, thuhej në Rezolutën e Bujanit.

Mirëpo, projekti dhe planet e pa shpallura të Tito – Rankoviçit për popullin e pushtuar shqiptar ishin antihistorike, antishqiptare dhe kriminale e me qëllime shfarosjeje (gjenocidi). Akoma pa mbaruar Lufta Antifashiste, në vend të Pranverës për shqiptarët erdhi dimri i acartë! Nisi persekutimi, arrestimet, rekrutimet dhe vrasjet në masë pa shkak e pa gjyq! Populli shqiptar dhe atdhetarët e kuptuan se Kosovës (me Kosovë kuptoheshin të gjitha trojet e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia…) dhe shqiptarëve po u përgatitej gjëma. Pa mbaruar Lufta Antifashiste satrapi Tito firmosi shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit për Kosovën! Kjo u dha të drejta të pakufizuara brigadave shoviniste të Tito – Rankoviçit dhe OZNA – s famëkeqe që të persekutonin, mobilizonin me dhunë e terror, arrestonin e pushkatonin shqiptarët me qëllim të shpërnguljes dhe spastrimit dhe kolonizimit të tokave të tyre! Dhuna, terrori dhe lufta kundër popullit shqiptar nuk përfundoi me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore! Madje, ka që thonë se atëherë filloi!! I njëti projekt po zhvilllohejë edhe në Çamëri nga shovinistët e fashistizuar grekë. Shqipëria e Poshtme (Çamëria) dhe populli i saj po ndiqej e po vritej pa mëshirë me qëllim të shfarosjes dhe dëbimit nga vatrat e tyre… Shaiptarët e Çamërisë edhe sot nuk po mund të kthehen në tokat e tyre të uzurpuara dhe përvetësuara nga shteti helen!

Jugoserbia e Tito – Rankoviçit vuri në jetë edhe internimin e familjeve shqiptare që kundërshtonin ripushtimin e tokave të Shqipërisë ose që dyshoheshin si kundërshtarë të këtij ripushtimi. Një pjesë e këtyre familjeve, që i kishin shpëtuar valës së ekzekutimeve dhe burgimeve u internuan edhe në Vojvodinë. Atje ishte internuar edhe Meriman Braha si fëmijë me familjen e tij… Internimi edhe është tema bosht e romanit historik të autorit Meriman Braha. Në literaturën shqiptare nuk është shkruar për internimin si mënyrë presioni, dhune e terrori për thyerjen e qëndresës dhe shkatërrimin e qenies shqiptare nën pushtimin jugoserb!

Inteligjencia shqiptare e kohës së Tito – Rankoviçit nuk e kishte guximin të shkruante për dhunën e për terrorin e gjenocidin që ishte bër ndaj shqiptarëve nga shteti jugoserb i Tito – Rankoviçit. Kishte edhe të tillë që i thurnin himne dhe e glorifikonin Jugoserbinë e Tito – Rankoviçit! Një pjesë e inteligjencies ishte e shtrënguar të heshtte ose do të përfundonte prapa grilave. Intelektualë si Adem Demaçi, që para “lirisë” dhe para “vëllazërim – bashkimit” që ofronte Jugoserbia e Tito – Rankoviçit “preferonin” burgun, ishin pak… Ajo që askush nuk mund ta kuptojë është “heshtja” edhe pas 22 vitesh në liri e inteligjencisë së frymëzuar dhe edukuar në frymën e “patriotizmit jugosllav” dhe të ideologjisë jugokomuniste!! Mijëra artikuj gazetash, emisione e debate televizive dhe shumë libra janë shkruar për “diktaturën komuniste” dhe për “diktatorin Enver Hoxha”, që s’i kishte kujt në botë hak dhe as s’i binte kujt në botë në qafë… Përpiqej me sa fuqi kishte për ngritjen e kombit dhe të shteti shqiptar pa i bë kujt një të keqe. Mbështeste popullin e pushtuar shqiptar dhe përpjekjet e tij për liri me takatin që kishte… Kaq! Dhe, gjithë ajo fushatë e tërbuar nga “politikanët, “gazetarët” dhe kjo “inteligjencia” jugokomuniste dhe pjella e tyre (soj e sorollop) kundër Tij e kundër shtetit tonë AMË dhe kundër çdo gjëje shqiptare, edhe sot!! Por, lexojeni me kujdes, kurrë, as dej dhe as sot, kurrë, një fjalë të keqe kundër diktaturës gjakatare të Tito – Rankoviçit e kundër emrit dhe figurës së diktatorit terrorist, Tito!!! Asnjë fjalë kundër tij nuk u shpëton nga goja as sot!! Lëre më të distancohen prej diktaturës, terrorit dhe gjenocidit të tij ndaj shqiptarëve ose, zot mos e bën, të kërkojnë falje e të ulin kokën me turp që i kanë shërbyer me besnikërin e qenit gjakatarit të popullit të tyre!!

Në romanin e M. Brahës ka zënë vend edhe fati i popullit gjerman të Vojvodinës, ku deri atëherë jetonin rreth një milion gjermanë. “Shteti i ri” i Tito – Rankoviçit i kishte pushkatuar e zhdukur mbi 50 000 djem e burra gjermanë, kurse të tjerët (gra, burra, pleq e fëmijë) i kishte arrestuar dhe internuar në kampe nga ku i deportonte në Austri e Gjermani (kryesisht), duke ua grabitur dhe përvetësuar pronat dhe pasuritë pa asnjë kompensim!! Me shumë prej këtyre familjeve gjermane kishte qëndruar në një kamp në Vojvodinë edhe autori i këtij romani me familjen e tij… Për më shumë lexojeni romanin e shkruar bukur e me shumë emocion “Vorbullat”!

Postimet e fundit !