Xhevat Gjini: Nderime për Labinot Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e rënë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë (Në 20 – vjetorin e rënies)
Më 6 QERSHOR 2001, në Mateq të Kumanovës shqiptare, gjatë mësymjes për marrjen edhe te stacionit të policisë, kishte rënë në altarin e Atdheut, Labinot Krasniqi me dy bashkeluftetarë, Isanë nga Hotla dhe Faikun nga Kumanova. Pesë dite para rënies së Labinotit kishin rënë duke luftuar heroikisht dy bashkëluftëtarë të Tij… Në Hotël, ku janë varrosur Dëshmorët, u bënë nderime dhe u kujtuan për luftën, heroizmin dhe sakrificën e Tyre sublime. Lule te varri i xhaxhait HERO dhe te varret e Dëshmorëve, që ranë për çlirimin e krahinave të kësaj ane të Shqipërisë, vendosi nipi i Heroit, Labinoti, që mban me krenari të ligjshme emrin e Heroit.
Nderime u bënë edhe pranë varrit të Sylë Hotlës dhe bashkëluftëtarëve të tij, që ranë ose u pushkatuan në vitin 1945, pse luftuan kundër ripushtimit të tokave të Shqipërisë…Të gjithë bashkë i bëmë një vizitë Familjes Jashari, – veprimtarit dhe luftëtarit, – Xhemajl Jashari.