Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: Miqtë tanë shakaxhinj

Prishtinë, 4 korrik 2015 (ripublikim)

Qindra e mijëra deklarata, komente, thirrje, lajme, shkrime, kërcënime, debate, takime… me të vetmen porosi: “Po nuk e votuat ju Gjykatën Speciale për Kosovën, atë do ta bëj OKB-ja (me propozimin e Rusisë)”! Kështu thonin me seriozitetin më të madh “miqtë tanë ndërkombëtarë”! “Ky eshte detyrim nderkombetare”, thoshin nate e dite, dite e nate edhe mediat, analistet dhe politikanet altoparlante te miqve tane ne Prishtine…! Ndodhi ajo qe nuk ka guxuar te ndodhte, te pakten deri tash: Kuvendi i Republikes (Kosova) nuk votoi (nuk e miratoi) “per” themelimin e Gjykates Speciale! Dikush priste qe te ndaleje Kosova, dikush tjeter priste qe ne Kosove nuk do te na ngrohe me dielli, dikush tjeter thoshte se Amerika nuk do te jete më mikja jone, dikush tha se per Kosoven nisi vetmia e madhe… Benin be e rrfe se Gjykata do te behet nga OKB-ja dhe vaj halli per Republiken tone…!!! Asnjera dhe as tjetra nuk ndodhi…! Si para votimit ashtu edhe pas votimit “kunder” themelimit te Gjykates Speciale po degjojme te njejtin refren: Kosova duhet ta votoje Gjykaten Speciale, sepse vetem votimi i kesaj Gjykate nga Kuvendi i jep legalitetin dhe legjitimitetin kesaj Gjykate arbitrare, ilegale dhe arrogante… Kercenimi me OKB-ne po del se paska qene nje SHAKA e miqve tane! Gjykata Speciale paska mundesi te themelohet vetem nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, nga Kosova…! “Kete Gjykate duhet ta themeloje Kosova, po thone tash miqte tane nderkombetare, sepse e ka dhene premtimin Qeveria e Kosoves…”!!! “Prandaj, po thone ata, presim dhe kerkojme qe Qeveria e Kosoves ta mbaje premtimin…”!!! Qeveri axhaminjsh, qeveri maskarenjsh, qeveri vagabondesh, qeveri kuislingesh…!