Vështrim/Analizë

Xhevat Gjini: Kuvend i varrimit apo i rilindjes

Partia Demokratike e Kosovës ishte themeluar menjëherë pas Luftës Çlirimtare të LPK – UÇK -së. Ajo doli nga Mbledhja e Përgjithshme e LPK – së, e cila mori vendim që organizata politiko – çlirimtare, që kishte marrë përsipër misionin dhe vendimin historik për luftë të armatosur çlirimtare, duke krijuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të shndërrohej në parti politike (sa i përket Kosovës me kufijtë krahinor të përcaktuar me dhunë e terror nga pushtuesit jugoserbë). LPK – ja do të ruante organizimin e saj në viset e pushtuara të Kosovës… Rreth kësaj Mbledhjeje të Përgjithshme të LPK – së kanë ekzistuar dhe ekzistojnë pikëpamje të ndryshme dhe dallime për rëndësinë dhe drejtësinë e saj… por, ato nuk janë temë e këtij shkrimi… Fillimisht ajo u quajt Partia per Prosperitet Demokratik e Kosoves. Në Mbledhjen Themeluese te saj nuk moren pjese anetaret dhe “simpatizantet” e asaj qe ishte veteshpallur Drejtori Politike e UÇK-se… Kjo Drejtori politike ishte krijuar nga nje pjese e drejtuesve dhe veprimtareve te LPK-se, qe e konsideronin te “panevojshme” ekzistencen e metejme te LPK-se gjate Luftes… Kjo edhe per t’u shkuar per lale atyre qarqeve dhe qendrave te huaja e “vendore” qe kerkonin eleminimin e LPK-se si force politike drejtuese te Luftes Çlirimtare (UÇK-se). Më shkurt, Drejtoria Politike ishte krijuar jashte organeve legale te LPK-se dhe kishte elementet e nje “puçi”… Pjekuria e LPK-se dhe anetareve te saj e “perballoi” kete sfide dhe vazhdoi Luften Çlirimtare me UÇK-ne pa lejuar çarjen qe do te kishte pasoja imediate per Luften tone Çlirimtare…Themelimi i partise, PPDK, tashme ishte fakt i kryer. Ne keto rrethana edhe Drejtoria Politike kishte menduar qe duhet t’i bashkohet kesaj partie dhe ta merrte drejtimin e saj… Pas bisedimeve a pazarlleqeve ishte rene dakord qe partine ta udhehiqte “shefi” i dikurshem i Drejtorise Politike… Rreth kesaj partie u bashkuan ata qe i kishin parapri luftes per liri (shumica absolute e te burgosurve politike), anetare, simpatizante e luftetare te LPK – UÇK -se, por edhe inteligjencia e angazhuar dhe liridashese… Nuk munguan as ata qe kishin qene ne anen e gabuar te historise. Ne fillim vinin si te ndruajtur e servile deri ne tugitje, por me kalimin e viteve erdhen duke e rritur ndikimin e tyre… Ndodhi ajo qe dyshonim se do te ndodhte ! Partia gjithnje e me shume po u “grabitej” anetareve te saj e po behej prone e kryetarit… Elementi antidemokratik (me origjine jugokomuniste) dhe elementi antikombetar (kolaboracionist) po favorizohej hapur nga Kryetari i partise dhe grupi i tij, qe tashme kontrollonte partine dhe zgjedhjet ishin nje farse bajate. Partia, qe me vone u quajt Partia Demokratike po ldkizoheje me shpejtesi. Nuk vonoi te deklarohet (pa debat) edhe si parti e djathte, kurse me vone “e djathte konservatore”!!… Vend deri ne udheheqje zuri edhe elementi erdoganist (gjoja “islamik”)!! Ky element po merrte krah edhe ne kete parti!!PDK-ja u be partia e pare qe futi ne Kuvendin e Republikes shamine dhe mjekrren religjioze per hatrin e Erdoganit!! Ajo lejoi shamine religjioze edhe ne shkollat tona, duke cenuar rende laicitetin e Republikes dhe traditen tone kombetare e fetare evropiane!! PDK -se iu tjetersua edhe anetarsia qe nuk miratonte tjetersimin e partise…Udheheqja e saj po shantazhohej nga nderkombetaret dhe mekanizmat e tyre te “dhunes”! PDK-ja tashme ishte çfaredo tjeter veç PDK JO! Prania nderkombetare, pasi i “konsumoi” mire e mire nje dite me diell edhe i arrestoi ata qe tashme e kishin “vrare” PDK- ne, kurse Serbise i kishin bere koncesione kercenuese per lirine, pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves (kujtojini komunat “serbe”, zonat e mbrojtura “serbe”, ndarjen e Mitrovices, fusnoten, marreveshjen per “asociacionin”, pastaj vijen kufitare me Malin e Zi, etj.)!! Keto edhe ishin arsyet e largimit te pjeses atdhetare, emotive dhe te pjeses se vendosur per pavaresine-shkeputjen e plote te Kosoves shqiptare nga Serbia… Mbeti kryesisht pjesa e profiterve dhe e atyre qe percaktim jetesor kishin zvarritjen, privilegjet dhe perfitimet… Pas goditjes qe i dhane “nderkombetaret”, duke arrestuar kreret e saj, ne krye erdhen (ose i lane) ata qe s’kane asgje te perbashket me konceptin, programin dhe vlerat mbi te cilat dhe per te cilat ishte themeluar PDK -ja!! Me nje fjale PDK -ja kishte vdekur! Kurse keta qe ishin me aktivet per tjetersimin e PDK-se dhe keta qe ishin “mbeshtetesit” – ultraservilet e “shefave” moren gjiro dhe po bejne pergatitjet e fundit qe sa me pare t’i zevendesojne “shefat” e tyre te ngujuar ne Hage!! Ajo qe nuk i kishte ndodhur Fatos Nanos, ajo qe nuk i kishte ndodhur as Ramush Haradinajt po i ndodhe Kadri Veselit (edhe Hashim Thaçit) pa u mbushur 6 muaj!! PS- ja dhe AAK-ja i kishin pritur me vite “shefat” e tyre pa ua zene vendin e Kryetarit… Edhe ne burg ishin kryetarë… Zevendesimi kaq me ngut i kryetarit te PDK-se, Kadri Veselit, deshmon me se miri se kjo parti nuk e konsideron te pafajshem kryetarin e saj!!?? Turri i elementit jugotitiste, kosmopolit e profiter per t’u “zgjedhur” ne vend te kryetarit aktual me ben me besu se kesaj partie me shume po ia duan varrimin se rilindjen…

P. S. Ky shkrim imi eshte publikuar në rrjetet sociale para tre – kater ditesh… Dje u kuptua se PDK – ja qenka percaktuar te kete vetem nje kandidat per kryetar! kjo i bie qe edhe ky Kuvend eshte nje farse e radhes, sepse kryetari qenka i zgjedhur! PDK – ja tashme e vrare qenka percaktuar per kryetarin qe do ta varros kete parti te vrare! PDK – ja e vlerave liridashese, kombëtare, demokratike dhe evropiane ka kohe qe ishte vrare, kurse sot edhe po varroset… Ngushellime te gjithe atyre qe me shume mund e kishin ngritur e mbajtur ne kembe!