Opinion

Xhevat Gjini: Komente dhe opinione ditore

KUSHTETUTA QË FESTOHET NË KOSOVËN SHQIPTARE

Nuk na paskan thënë kot “shtet sui generis”! Perveç shume festave kryesisht religjioze (kot fare!), Republika e Kosoves edhe 9 prillin – diten e kushtetutes e ka feste, dite pushimi !!?? Kushtetuta qe iu imponua Kosoves se Shqiperise nuk eshte rezultat i vullnetit, perpjekjes, luftes dhe flijimeve te panumerta te popullit shqiptar per liri e ribashkim me Trungun, shtetin AMË… Prandaj, dita e kushtetutes per popullin shqiptar nuk ka si te jete dite gezimi, feste e pushimi. Kjo kushtetute arbitrarisht dhe dhunshem ia mohon popullit te Kosoves te drejten themelore e legjitime per te jetuar ne nje shtet me pjesen tjeter te kombit !!?? Kjo kushtetute mohon qenien shqiptare te Kosoves dhe Flamurin e saj kuq e zi!!?? Kjo kushtetute pakicen serbe (5 %) e ka ber te barabarte me popullin shqiptar (mbi 90 %)!!?? Kjo kushtetute (klasa e tredhur politike) gjuhen e pakices serbe e ka barazuar me gjuhen shqipe!! Kjo kushtetute Kosoven shqiptare e “shnderron” ne “Kosove multietnike”!!?? Kjo kushtetute eshte rezultat i pazareve dhe koncesioneve antishqiptare qe ka bere klasa politike e kapur nga patronet e vjeter e te rinj!! Zgjidhjet e shpikura sui generis me kete kushtetute jane te karakterit destabilizues e kercenues per Kosoven shqiptare!! Me kete kushtetute populli shqiptar (shumice absolute) do te jete peng i vullnetit te pakices serbe (5%). Vota e dyfishte e tyre bllokon çdo ndryshim kushtetues ne te mire te Kosoves !! Prandaj, shqiptaret duhet te rrisin presionin e tyre dhe te kembengulin per ndryshimin e kesaj kushtetute te imponuar dhe te fitojne te drejten themelore per t’u bashkuar me shtetin e tyre… Populli shqiptar i Kosoves dhe i viseve te saj u perpoq, luftoi e derdhi gjakun lum qe te shkeputet e pavaresohet nga Jugoserbia dhe t’i bashkohet shtetit te tij, te bashkohet ne nje Shqiperi…

SPEKULIMI ME NJË FLAMUR PARTIAK

Ne gjeneze flamuri i LDK -se, siç tregonte vet kryetari i LDK-se, Ibrahim Rugova, ishte shpikur dhe dizajnuar nga djali i tij ne kompjuter, Ukë Rugova. Ky flamur familjar me vone u be flamur partie, por me synim qe te imponoheje si zevendesim i Flamurit tone kuq e zi!! Hileja ishte e madhe! Ibrahim Rugova dhe partizanet e tij jugokomunist nuk mund te duronin Flamurin kuq e zi, i cili ishte hale ne sy dhe urreheje per vdekje nga shovinistet dhe pushtuesit e dy te tretave te Shqiperise. Me qellim qe te behej me i pranueshem ky flamur familjar – partiak u quajte “flamur dardan”!! Absurd si vet koncepti i LDK – se per “Kosoven pa shqiptare”, per nje “komb kosovar” antihisorik e te shpikur ne kuzhinat me antishqiptare!? “Flamuri dardan” i LDK- Rugoves nuk ka asnje element dardan… Ështe nje shpikje e mendjeve dhe shpirterave antishqiptare dhe anticivilizues. Po te mbetej flamur partie s’do te ngjallte debat dhe as sherre ne shoqerine shqiptare. Por tendenca e kesaj klase jugokomuniste dhe shqiptarmohuese per t’ia imponuar kete lecke Republikes Shqiptare te Kosoves eshte e papranueshme per popullin shqiptar posaçerisht dhe per mbare kombin pergjithesisht e per shqiptaret kudo ne bote. Kjo tendence thellesisht antishqiptare dhe anticivilizuese eshte ngjallur dhunshem nga YLLI i LVV – se, rugovistja dhe jugokosovarja e terbuar, Vjosa Osmani!! Kjo, ne kundershtim me ligjet ne fuqi, flamurin e LDK – Rugoves e ka vendosur ne zyren e Kryetarit te Republikes!! Bije besnike e Rugoves dhe e konceptit te tij jugokosovar per Kosoven, Vjosa nga karrikja e Kryetarit te Republikes, po fyen ndjenjat kombetare te popullit shqiptar ne Kosove dhe te mbare kombit!! Ajo po cenon dhe dhunon identitetin dhe qenien shqiptare te Kosoves!! Idhulli i saj, Rugova, edhe per se vdekuri mohon Flamurin tone kuq e zi (shikoni flamujt te varri i tij)!! Shtetit te shpikur te Kosoves iu imponua perkohesosht flamuri i Ahtisarit, por popullit shqiptar te Kosoves nuk mund t”i mohohet kurre Flamuri i tij kuq e zi. Kosova e ka Flamurin e saj shekullor, Flamurin e Gjergj Kastriotit. Disa opioniste e zedhenes partish vazhdojne ta quajne flamurin e LDK – Rugoves “flamur dardan”!! Keshtu po e quan edhe ky Fatoni i PDK – se dhe te tjere qe s’e kane idene e Dardanise ilire!!

GJEOPOLITIKA, POLITIKA DHE SHËNDETI

Pandemia e shkaktuar nga virusi korona e futi boten, Fuqite e Medha, ne nje vrap e gare te papare per vaksinen… Zbulimi i vaksines dhe suksesi i saj percaktonte edhe vendin e shtetit ne hierarkine e kontinentit e te botes. Kjo gare nxori “fituese” pese fuqi boterore: Ameriken, Angline, Gjermanine, Rusine dhe Kinen. Katra nga keto fuqi boterore jane anetare te Keshillit te Sigurimit me te drejte vetoje… Lufta ndermjet ketyre Fuqive per fitim e dominim ne kontinent e ne bote vazhdon!Kjo gare “gjeopolitike” per vaksinen dhe me vaksinen nuk po behet pa efekte edhe te politikanet dhe qeveritaret tane !? Mendja tyre e varfer eshte mbushur me ambicie e synime per t’u rreshtuar ne ate apo ne kete ane edhe per vaksinen!! Qeveria shqiptare ne Tirane, edhe pse e paperfillur nga keto Fuqi, diti te “notoje” ne kete oqean te ftofte te gjeopolitikes dhe siguroi vaksina edhe nga njera edhe nga tjetra ane…, sepse shendeti dhe jeta e njerezve ishin me te te rendesishme se gjeopolitika e atyre qe s’e kishin ne liste fare shendetin dhe jeten e shqiptareve!! Pandemia u kujtoi shqiptareve se ne kohe te veshtira vlen maksima: secili per vete! Solidariteti ndermjet popujve ne keso koherash edhe mund te vdes…Ndryshe u lexua dhe u kuptua kjo situate nga Kryeministri i ri i shtetit te dyte ne Shqiperi, Republikes se Kosoves! Kur Qeveria e shtetit AMË propozoi qe t’i jepte Kosoves se saj vaksina per mesuese e arsimtare, ky i refuzoi me arsyetimin absurd se ato “nuk jane ne perputhje me rreshtimin tone gjeopolitike”!! Kosova, me demek, eshte ne anen tjeter!!?? Pra, Kosova per hire te gjeopolitikes nuk eshte me Atdheun dhe kombin e saj, me Trungun e saj!! Sikur u thoshte se “nuk jemi NJË”!! Shtet me vete e me “flamur”-lecke te LDK-se!! Keshtu fitojme “simpatine” e botes !!?? Po mire, them une: Po nga Serbia duhet te jemi te pavarur?!! Sepse e gjithe perpjekja dhe lufta shekullore u bë qe te shkeputemi nga Serbia e jo nga shteti-Atdheu yne… Apo e rendesishme eshte te jemi te pavarur nga vendi dhe shteti yne, pa me Serbine kollaj ia bejme !!?? Mbase na ndihmon edhe Franca po t’i qajme hallin !!?? Po them keshtu sepse Qeveria e Prishtines tash njezet vite nuk e kontrollon nje te katerten e territorit te Republikes (Veriun e Kosoves shqiptare) dhe as disa komuna “serbe” ne rajone tjera. Nga Serbia hyne pa asnje pengese vaksinat ruse ne shtetin e Kryeministrit qe refuzon vaksinat nga shteti yne AMË dhe jepen ne ambulancat e komunave “serbe” si te ishin ne Serbi! Ato vaksina po i marrin pa “lejen” e Qeverise se Prishtines qytetaret e Kosoves (serbe, shqiptare…)!! Te mos zgjatemi per mallrat e konsumit te gjere nga Serbia qe kane pushtuar tregun tone (jo vetem tash)!! Kufiri me shtetin tone mbyllet, por jo me Serbine!! Jo me larg se sot ne Viti nje bashkeqytetar me propozoi (me deshiren qe te ruaj shendetin…) te shkoj ne Verboc (fshat me pakice serbe) e te marre vaksinen. Jo, i thashe. Po pres vaksinen amerikane… Quo vadis Qeveri e Kosoves ?!

KUNDËR PËRÇARËSVE

NUK KA ARSYE NË BOTË QË DO TË MUND TË ARSYETONTE POLITIKANIN, QEVERITARIN, INTELEKTUALIN, ARTISTIN, MEDIAN, KLERIKUN, QYTETARIN DHE STUDENTIN SHQIPTAR QË ME FJALËN, SHKRIMIN, PARAQITJEN, SJELLJEN DHE VEPRIMIN E TIJ DËMTON UNITETIN KOMBËTAR, POLITIK, QYTETAR, KULTUROR, GJUHËSOR, SHPIRTËROR E FETAR TË POPULLIT SHQIPTAR NË ILIRI (BALLKAN) E KUDO NË BOTË DHE SIDOMOS BASHKËPUNIMIN DHE BASHKIMIN E DY SHTETEVE TË SHQIPËRISË: REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

BLLOKIM I POROSITUR I FLUTURIMEVE NË RINAS

Shteti ynë AMË, Republika e Shqipërisë, ka vetem nje aeroport nderkombetar. Bllokimi i fluturimeve dhe i uljeve ne kete aeroport qofte edhe per nje dite eshte i patolerueshem. Shkas qenka rroga e vogel 2 400 dollare!? E paskan patur 4 400 dollare deri para nje viti. Fakt eshte qe aviacioni civil ndodhet ne krize kudo ne bote shkaku i pandemise. Jane edhe shume sektore te tjere ne krize dhe te tjere qe po falimentojne. Bota po rreshqet ne nje nga krizat me te medha financiare – ekonomike. E kuptoj qe ne France, Amerike, Gjermani… 2 400 dollare nuk jane kush e di sa para per nevojat themelore te nje familjeje te vogel. Por, te qahesh ne Tirane, Prishtine, Shkup…, ku rroga minimale eshte rreth 200 euro, se nuk jetohet me 2 400 euro eshte pak luks i tepruar (sidomos ne kete kohe !). Apo me logjiken e barbarise kapitaliste: “Secili per vete e Zoti per te gjithe”?!Sidoqofte, edhe po te kene te drejte njeqind per qind ne kerkesen e tyre, ata nuk kane te dtejte te bllokojne aeroportin e vetem nderkombetar, duke demtuar rende imazhin e vendit dhe sigurine e tij. Do te doja fort te besoja se shkaku i ketij bllokimi eshte ulja e rroges. Por, faktet flasin se rroga eshte vetem shkasi (sebepi). Rroga e kontrollorit, ne kushte pandemie, eshte ulur shume kohe me pare. Pse keta kontrollore nuk e bllokuan aeroportin para se te niste fushata zgjedhore ?! Ose, pse nuk priten, kur kane pritur deri tash, edhe dy – tri jave sa te kryheshin zgjedhjet?! Ose, nese nuk kishin qellim demtimin e imazhit te vendit dhe sigurine e tij, pse nuk u futen ne “greve” vetem nje e treta e trupes qe te mos bllokoheshin teresisht fluturimet?! Pastaj, si u be qe bllokimi te organizohet ne kohen kur pritet te vijne trupat amerikane per ushtrime ushtarake me Ushtrine Shqiptare ?!! Kjo “greve” u be edhe per te bllokuar ardhjen e vaksinave anti covid!! Bllokimi i aeroportit te vetem nderkombetar pikerisht me 7 prill (pushtimi fashist) te jete koincidence?!Kontrolloreve sot u shkoi nje leter “perkrahse” (me porosi) edhe nga kontrolloret e aeroportit “Adem Jashari!!?? Te gjitha keto me bejne te mendoj se rroga eshte shkasi, kurse shkaku eshte kompania antishqiptare me trinomin: Meta – Basha – Berisha…

PAK MË SHUMË SE HIPOKRIZI

Të bësh gjithë fushatën dhe luftën për pushtet (ndër vite) e t’i vjelësh votat me Flamurin tonë kuq e zi dhe të qeverisësh me flamur partie (“flamur” i shpikur për qëllime dhe funksione tërësisht antishqiptare), siç po bën zonja që ishte maja e listës së LVV – LDK – së, konsideroj që është, të paktën për mua, më shumë se HIPOKRIZI. Distancimi i LVV – së (kreut të saj) nga kjo sjellje e dalldisur e një zonje të paemancipuar shqiptarisht e kombëtarisht është detyrim moral, politik, qytetar e kombëtar ndaj qindra mijëra votuesve dhe, sidomos, ndaj atyre qindra aktivistëve që u përpoqën, u rrahën, u persekutuan dhe u dënuan edhe pas çlirimit për Kosovën shqiptare e për Flamurin e saj kuq e zi…