Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: Koment me shkas për bashkëpunëtorët e pushtuesve

I shkruar dhe publikuar 10 vite me pare…
Koment me shkas (sebep) per bashkepunetoret e pushtueseve
Te ketille “imame te din dinarit” ka patur (ka akoma) edhe ne radhet (fatkeqesisht) e inteligjencies, edhe ne radhet e politikaneve, pleqnareve…. Te tillet edhe sot kane ndikim te fuqishem ne kishe, xhami, drejtesi, qeveri, parlament, shkolle, politike (parti politike), media, kulture… Prandaj duhet (eshte urgjent dhe shume i domosdoshem) ligji i lustrifikimit ose ligji mbi pastertine e figures apo drejtësia tranzicionale qe t’i bejme gjerat me ligj, mos t’i hyhet askujt ne hak dhe kjo çeshtje te mos marre karakterin e hakmarrjes primitive (vetegjyqesise) dhe te perçarjes edhe keshtu mjaft te shprehur nder shqiptare… Pastaj, me e rendesishmja, keta njerez (bashkepunetore te pushtueseve) nuk duhet te kene mundesine, siç e kane sot, qe t’i demtojne edhe me tej interesat tona kombetare… Ky kapitull duhet mbyllur edhe ne shtetin shqiptar (edhe ne Tirane kishte dhe ka bashkepunetore te pushtueseve te tokave te Shqiperise) edhe te ne (pa politike dhe qellime dhe ndjenja hakmarrese) qe te shohim dhe te ecim perpara, per interesat jetike te kombit dhe te ardhmes se Shqiperise dhe shqiptareve…