Albanian President Ilir Meta gestures as he delivers a speech during a rally in Tirana, on March 2, 2020. - Thousands of Albanians rallied on March 2, 2020 against the country's left-wing government and Prime Minister Edi Rama, responding to a call from the president who accuses him of violating the constitution. (Photo by Gent SHKULLAKU / AFP) (Photo by GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)
Opinion

Xhevat Gjini: Jam këtu!

Ky është refreni i Ambasadores së SHBA- ve në Republikën e Shqipërisë jo vetem këto ditë! Edhe sonte ajo ishte në shumë vende ku numroheshin votat dhe kudo përsëriste sintagmën: “JAM KËTU”! “Jam këtu”, sepse ai që do të duhej të ishte autoriteti më i padiskutueshëm, autoritet mbi palët dhe sinonim i unitetit dhe harmonisë së kombit, Ilir Donika Meta, është bër palë me gruan e tij dhe me Lulëzim Sali Berishën!! Kryetari i shtetit, që i bën thirrje një pjese të kombit t’i rrokin pushkët, sfurqit e sopatat kundër një pjese tjetër të kombit mund të jetë një mercenar, një aventurier, një i papërgjegjshëm, një psikopat, një i krisur, por kurrë një Kryetar Republike!! Prandaj, shqiptarëve u vritet përditë krenaria kombëtare! Lajm i mirë që shqiptarët po i japin “grushtin” dhe shqelmin e fundit këtij “presidenti”, bandës së tij dhe mbështetësve të dalldisur nga Prishtina me votën e tyre… Urojmë të shkojnë aty ku e kanë vendin në mënyrë që shqiptarët ta kenë shtetin dhe Kryetarin e tyre që i bënë krenarë! Një Kryetar që shqiptarët e ndjejnë 24 orë që është aty dhe për ta e me ta… Pa patur nevojë t’i lodhim miqtë tanë të mirë duke na thënë gjithë ditën e gjithë natën: Rrini të qetë e mos keni frikë nga Kryetari juaj se ne “JEMI KËTU”!!…