Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: Emertimi i femijeve

Prishtine, 13 korrik 2016 (ripublikim)

Shqiptari, intelektuali, studjuesi dhe shkrimtari, Mark Krasniqi, ka pas botuar nje liber ne vitin 1979 “Gjurme e gjurmime”. Libri merret me trashegimine kulturore, materiale e shpirterore te shqiptareve kryesisht ne Kosoven e sotme… Pervec tjerash, xha Marku trajton edhe “traditen” e emertimit te femijeve nga shqiptaret me emra te huaj… “Eshte interesant puna e shqiptarit, shkruante ne ate liber xha Marku… Kafshet e tij shqiptari i emerton me emra shqip si: bardhane, larushe, kuqesh, etj., ndersa femijet e tij i emerton me emra te huaj si: Mark, Abdyl, etj.”!! Dhe vertet e cuditshme! Kjo tendence e emertimit te femijeve me emra te huaj: arabe, greke, turk, italiane, sllave, etj. po mbahet gjalle edhe sot nga qarqe te caktuara kundershqiptare te ndihmuara edhe nga disa shqipfoles te shitur per pese leke!… Dhe kur? Ne kohen qe kemi fjalor emrash shqip edhe me 6 500 emra!! Turp i madh per ate Zot!