Shqipëria/Aktualitet

Xhevat Gjini: Dalldisje (jo)shqiptare – ndotje e palejueshme akustike

Ndotja akustike mbi mesataren e lejuar me standardet e Bashkimit Evropian kërcënim për shëndetin tonë…

Njerëzit tanë, kur nisen nga shtëpia për në bregdet, thonë se “po shkojnë për të pushuar disa dite”. Dhe thonë kështu me të drejtë. Sidomos, ata që gjatë gjithë vitit janë të angazhuar në punë. Nevoja për të pushuar 10 – 15 ditë për ta është e kuptueshme… Mirëpo, njeriu ynë i stërlodhur nga presioni dhe dhuna që ushtrohet në trurin e tij nga ndotja akustike, që shkaktojnë kafenet e dalldisura nga kiç muzika, nga dalldia e altoparlantëve të minareve dhe nga muzika e fejesave, dasmave dhe ahengjeve të përditëshme e të kudoshme, nuk mund të pushojë as në bregdetin tonë shqiptar nga ndotja e dhunëshme akustike e të dalldisurve, që organizojnë dalldi muzikore (kiç-shund muzikë) pa pyetur nëse u pëlqen të tjerëve dalldia e tyre?!! Pa çarë kokën nëse ka fëmijë, pleq, plaka a të pamundur që duan më shumë se gjithçka qetësinë e pushimin në mbrëmje, pas plazhit?!! Ne fund te fundit askush nuk e ka monopolin e “perzgjedhjes” se (kiç)muzikes per gjithe te tjeret… Askush nuk e ka “ekskluzivitetin” per t’i prish tjetrit qetesine, per t’ia dhunuar tjetrin pushimet dhe trurin… Apo e drejta per t’u imponuar te tjereve dalldine tende me sa po duket ka “fituar” qytetarine ne shoqerine tone te hallakatur!!

Sipas monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në Shqipërinë Politike,Tirana kryeson si qyteti më i zhurmshëm, ku niveli i ndotjes akustike shkon deri në 80-90 decibel gjatë ditës dhe 60-70 gjatë natës; ndërkohë që normat e Bashkimit Evropian janë 55 decibel gjatë ditës dhe 45 decibel gjatë natës. Ky nivel i ndotjes akustike, në mos më i lartë, është edhe në qendrat tjera të Shqipërisë (Prishtinë, Shkup, etj.), kurse gjatë stinës së pushimeve ky nivel i ndotjes akustike është edhe më i lartë në qendrat bregdetare.

Sipas studimeve, zhurmat ndikojnë në sjelljen tonë. Por përtej shpërqendrimit që ndotja akustike shkakton gjatë orarit të punës, apo stresit të akumuluar nga burimet e zhurmave, si muzika e lartë, trafiku i rënduar, ndërtimet pa orar edhe gjatë natës, puna në mobileri, servise; psikologët tregojnë se efektet negative shfaqen edhe në shëndetin tonë.

“Kemi edhe disa ndikime që kanë të bëjnë me humbjen e ndjeshmërisë së dëgjimit, duke qenë se personat që vuajnë nga kjo gjë janë në kontakt të shpeshta me intensitete shumë të lartë të zhurmave, mund të pësojnë dhe humbje të dëgjimit. Por jo vetëm,kemi edhe një rritje të tensionit, hipertension si dhe çrregullime të gjumit gjatë natës”, shprehet Ariola Merepeza, psikologe.

Ne kefenet tona nuk mund te pish nje kafe a nje raki per qejfi me nje shok a me kend do qofte nga muzika (kryesisht e huaj ose shund) qe te imponon sipas “shijes” se tij pronari ose kamarieri i tij, dhe ate me zë te larte!! Njeriu yne nuk gjene qetesi as ne shtepine e tij, ne shkollen a sheshet e qytetit te tij nga altoparlantet e dalldisur te minareve qe bejne gare njeri me tjetrin per lartesine e zerit !! Thua se i kemi vene ne vije te gjitha punet veç dalldia po na mungon!!?? Se mos jane te dalldisur popujt qe i kane venë ne vije punet e tyre?… Dalldia dhe dalldisja mbreteron zakonisht te popujt qe i kane lluge punet dhe kerkojne te ikin nga realiteti i hidhur, duke u dalldisur!! Kjo tregon se te dalldisur e kemi shtetin ose i kemi shtetet e Shqiperise, qe nuk jane te zotet te vendosin rend e rregull ne territorin qe “kontrollojne”!! Mendojeni per nje çast si ndjehet nje i huaj (turist) nga kjo ndotje – dhune e shfrenuar akustike dhe cili do te jete mendimi i tij per kete shoqerine tone shqiptare me kete imazh te keq nga dalldia dhe hallakatja e shfrenuar… Ose duhet te ikim, siç po ikin perdite, nga Atdheu dhe shtepite tona e te kerkojme qetesi, siguri e normalitet ne vendet e huaja??!! Kur shetite pergjate plazhit, ku jane te shtrire mijera pushues, dhe nuk sheh tre veta me liber ne dore (duke lexuar) e kupton pse kaq poshte ka ra katundi?! Edhe kur shetite pergjate bregdetit, ku sheh lloj – lloj mbetjesh (kryesisht plastike) dhe nuk e sheh nje pushues ta largoje nje mbetje nga uji ose bregu i detit e kupton pse ka ra kaq poshte katundi… Kur degjon “analiste” e “politikane” te dalldisur e te shperfytyruar, duke derdellisur, kualifikuar e akuzuar njeri – tjetrin si: “kriminele”, “hajdute”, “terroriste”, “staliniste”, “fashiste”, “enveriste”, “lpk-iste” (me te kursyerit jane jugokomunistet e bashkepunetoret e deshmuar te Jugoserbise!!) e plote epitete tjera te “prodhuara” dhe predikuara me zellin e te dalldisurve, duke dhunuar dhe terrorizuar mendjen e njeriut tone e kupton pse ka rene kaq poshte katundi!!… E plote shembuj tjere qe tregojne se Shoqeria jone shqiptare, sot per sot, po peson deformitete, vulgaritete e degradime qe do te kene çmim te larte !!…