Arkiv / Ripublikim

Xhevat Bislimi: Përpjekjet shqiptare dhe përpjekjet antihistorike dhe antishqiptare të jugokosovarëve

Prishtinë, 9 gusht 2020
Qysh se është krijuar bota e qysh se mbahet mend (me dokumente të shkruara, me gojëdhëna-legjenda e me gjetje arkeologjike-materiale…) ilirët-arbërit-shqiptarët u përpoqën për ruajtjen dhe bashkimin e tokave-krahinave të tyre në një shtet të vetëm: ILIRI-ARBËRI-SHQIPËRI. Kjo traditë e bukur, e mirë, fisnike dhe atdhedashëse erdhi dhe u fuqizua sidomos në kohën e Rilindjes Shqiptare, e cila kulmoi me krijimin e shtetit shqiptar në një të tretën e Shqipërisë! Mirëpo, krahas përpjekjeve, përkushtimit, mundit dhe luftës së parreshtur për ta bërë Shqipërinë dhe kombin shqiptar te lire e te bashkuar ne nje shtet te vetem kishte edhe nje pakice qe perpiqeje me “perkushtim” per ta mbajtur Shqiperine dhe kombin shqiptar te lidhur pas Perandorise Otomane, pas Greqise e pas Jugoserbise!! Edhe atehere, kur edhe guret e sokakut e kishin kuptuar se Perandoria Otomane po shembeje e po vdiste, kishte nje pakice shqiptare qe kembengulte qe Shqiperia dhe kombi shqiptar te “vdiste” bashke me kete Perandori te prapambetur dhe te tejkaluar nga koha!! Kete lidhje te “ngushte” me Perandorine Otomane (posaçerisht elita-aristokracia shqiptare…) e pagoi shtrenjte Shqiperia dhe kombi shqiptar: tri te katertate e Shqiperise dhe te kombit shqiptar u pushtuan nga fqinjet e saj shoviniste me “bekimin” e Evropes-Fuqive te Medha (Rusia e para…). Megjithate, perpjekjet e popullit shqiptar per çlirimin e tokave te tij dhe bashkimin e tyre ne nje shtet-Shqiperi te vetme nuk pushuan asnjehere. Keto perpjekje kulmuan me krijimin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves nga Levizja Popullore e Kosoves, e cila ia doli (me mbeshtetjen e mbare kombit shqiptar…) ta çliroje njeren nga krahinat e medha te Shqiperise, Kosoven me rreth 11 000 kilometra katrore. Me nderhyrjen e Fuqive te Medha Kosova nuk u lejua te shkeputej plotesisht nga Serbia dhe t’i bashkohej shtetit te saj, Republikes se Shqiperise!! Perpjekjet dhe lufta per pavaresimin e plote te Kosoves shqiptare nga Serbia dhe bashkimin e saj me Republiken e Shqiperise (shtetin e saj AME…) po vazhdojne edhe sot e do te vazhdojne deri ne permbushjen e kesaj detyre kombetare-shqiptare. Keto perpjekje po vazhdojne edhe ne Maqedonine shqiptare dhe ne krahinat tjera te pushtuara nga Greqia, Mali i Zi e Serbia… Krahas ketyre perpjekjeve te kombit po vazhdojne me intensitet te “shtuar” edhe perpjekjet e asaj pakice qe historikisht ka qene e radhitur perkrah pushtuesve te tokave te Shqiperise dhe te kombit shqiptar!! Sot per sot me te organizuar dhe me te koncentruar duket se jane jugokosovaret, te cilet kane synim dhe projekt (bashke me miqte e tyre…) deshqiptarizimin e Kosoves, qe do te ishte (sikur te beheje!) goditja me e madhe ne keta shekuj per Shqiperine dhe per qenien shqiptare ne Iliri (Ballkan)!! Fqinjet tane shoviniste nuk do te deshironin “dhurate” me te madhe se kete! Por, jugokosovaret dhe miqte-padronet e tyre fqinj e nderkombetare duket qe edhe kesaj radhe i kane bere hesapet pa hanxhine… Kosoves dhe popullit te saj shqiptar nuk mund t’i impohohet flamur tjeter, nuk mund t’i imponohet identitet tjeter pervec atij shqiptar-kuq e zi…

Postimet e fundit !