MAQEDONIA SHQIPTARE DHE SHQIPTARET NE MAQEDONI
Prishtinë, 5 korrik 2014
Sipas dokumenteve te shumta te shkruara, por edhe sipas gjetjeve arkeologjike tri te katertat e Maqedonise se sotme deri vone banoheshin nga shqiptaret. Edhe para ardhjes se sllaveve ne ILIRI Maqedonia dhe maqedonet ishin pjese e pandare e Ilirise dhe e ilireve (maqedonet ishin njeri nga fiset ilire…). Dhuna e shfrenuar (sidomos pas Luftes se Dyte Botrerore…), ndjekjet, reprezaljet dhe terrori i organizuar shteteror detyruan pjesen me te madhe te shqiptareve qe te shpernguleshin ne Turqi dhe vende tjera, ndersa nje pjese e mire, sidomos e shqiptareve te besimit ortodoks, u detyruan te “asimiloheshin” dhe te deklaroheshin “maqedone”. Maqedonet e sotem jane dy faresh: maqedonet sllave dhe maqedonet iliro-shqiptare. Dhuna, persekutimi dhe terrori i organizuar dhe sistematik i maqedoneve sllave ndaj shqiptareve po vazhdon edhe sot… Pabarazia ekonomike midis shqiptareve dhe maqedoneve sllave po thellohet… Diskriminimi kombetar, politik, qytetar dhe kulturor eshte thelluar edhe pas shperberjes se Jugosllavise. Qeverite sllavomaqedone po ndjekin nje kurs thellesisht kundershqiptar dhe provokues. Qellimi i fundit i politikave sllavomaqedone (te bashkerenduara edhe me Beogradin…) eshte tkurrja e metejshme e hapesires shqiptare ne Maqedoni, izolimi i metejme i shqiptareve, duke u lene vetem nje shteg te hapur: shtegun e fese-religjionit dhe te xhamise. Krejt kjo me qellim te paraqitjes ose te krijimit te nje imazhi te papranueshem per shqiptaret ne bote, imazhit te nje ekstremizmi fetar! Shqiptaret nuk do ta bejne kete gabim dhe nuk do te rreshqasin (bien…) ne kurthet qe ka ngrite dhe po ngrite qeveria sllavomaqedone. Si gjithmone gjate gjithe historise, edhe tash, shqiptaret ne token e tyre, ne Maqedoni, do te dine te ndjekin vetem flamurin kombetar dhe interesat kombetare pa dallim feje, ideje, partie, e krahine. I takon shqiptareve me fe islame qe t’ia shtrijne doren vellazerore shqiptareve ortodokse e katolike ne Maqedoni dhe t’i ndihmojne ne RILINDJEN e tyre… Ata qindra e mijera shqiptare, qe u detyruan me dhune, shantazh dhe presion shteteror te deklarohen maqedone (sllavishtfoles…), jane ne rruge te mbare te “ringjalljes” dhe rikthimit ne identitetin e tyre shqiptar. Shembulli i xha Brankos dhe Shoqerise “Josif Bageri” eshte deshmi e kesaj RILINDJEJE te nje pjese te kombit tone ne Maqedonine shqiptare… Kete Rilindje dhe konsolidim te shqiptareve ne Maqedoni do ta ndihmojne edhe dy republikat tjera shqiptare: Tirana dhe Prishtina… Bashkimi i shqiptareve ne nje front te vetem: pa dallim feje, partie, ideje e krahine do te ishte fundi i sundimit sllaviomaqedon ne kete Republike qenesisht shqiptare… Me kete do t’i jepej fund dhunes, diskriminimit dhe terrorit shteteror ne ate Republike. Keshtu do te vendosej liria dhe barazia midis qytetareve te kesaj Republike dhe do te merrte fund enderra e krisur e sllavomaqedoneve per ta “pushtuar” kete Republike historikisht ilire-shqiptare. Bashkimit te shqiptareve, clirimit dhe demokratizimit te kesaj Republike do t’i gezoheje edhe vete Leka i Madh, biri i Ilirise-shqiptarise… Frenimi i barbarise dhe cmendurise sllavomaqedone eshte edhe ne interes te paqese, qendrueshmerise dhe sigurise ne rajon e me gjere… Shkupi dhe Maqedonia shqiptare nuk mund te sllavizohet pa shkaktuar nje lufte qe me se shumti do t’u kushtonte sllavomaqedoneve…
SA ISHTE SHQIPERIA NE SHEKULLIN XIX
“Ne shekullin XIX, shqiptaret kane banuar ne te gjithe ate qe quhet sot Greqi, ne te tre te katertat e Maqedonise, ne Mal te Zi dhe ne pjesen me te madhe te asaj qe quhet Serbi”. Elena Kocaqi, Planet per zhdukjen e shqiptareve – Si u krijuan Greqia dhe Serbia ne trojet shqiptare, EMAL, faqe 21. “Nga rreth 180 000 km katrore toke qe kishin ruajtur shqiptaret, Evropa i la shtetit shqiptar vetem 28 000 km katrore, pasi pjesen tjeter, me gjith…