Arkiv / Ripublikim

Xhevat Bislimi: Isa Mustafa dhe ca nga shokët – miqtë e mi

ISA MUSTAFA DHE CA NGA SHOKET-MIQTE E MI
Prishtinë, 10 Dhjetor 2014 (Ribotim)
Ju, miqtë e mi të ketij rrjeti social, por edhe ju që nuk keni parapelqyer të jeni pjesë e këtij rrjeti social, keni lexuar e keni dëgjuar lloj-lloj lajmesh, komentesh, deklaratash e shkrimesh për koalicionin VLAN dhe për shpërbërjen e tij… Kandidat i atij koalicioni – VLAN-it – per Kryeminister te Republikes ishte Ramush Haradinaj… Mirepo, disa shoqe e disa shoke te mi te vjeter ma shihnin shume per te madhe qe isha “bashkuar” me “Putinin” (keta nuk i thoshin Isa…). Disa me shkruanin ne adrese personale e disa edhe ne faqen publike te facebokut…!! Ishin te kota shpjegimet e mia se nuk jemi bashkuar me Putinin, por eshte nje koalicion shumepartiak per ta krijuar nje Qeveri ndryshe… Ndryshe edhe per faktin qe Ramushi mendohej te behej Kryeminister, por edhe per faktin qe Levizja Vetevendosje do te ishte pjese e Qeverise… Shume me rendesi, per mua (sidomos), ishte qe bisedimet dhe marredheniet me Serbine do te merrnin nje karakter tjeter… U be si u be dhe ky koalicion u prish… Ne vend te tij u be koalicioni midis dy partive “te djathta, me koncept, me vlera dhe me interesa te njejta…” (H. Thaci)… Nje koalicion i dy partive te njejta, por me emra te ndryshem dhe me udheheqes shpirteror te njejte (I. Rugoven)… Ne fakt, duhet te japim hak, drejtuesi i LDK-se asnjehere nuk ka deklaruar dhe as pohuar qe keto dy parti kane koncept, vlera dhe interesa te njejta… Pra, sic e kam thene shume here gjate ketyre pese-gjashte viteve, PDK-ja, fale Hashimkadriut dhe grupit te tyre, u be nje LDK e dyte ne Kosove… Duhet ta pranojme se kjo u be edhe fale shumices absolute te Kryesise dhe te Keshillit Drejtues te PDK-se… Heshtja, miratimi dhe amini i tyre per ta shnderruar PDK-ne ne nje kopje te keqe te LDK-se dhe per ta derguar kete parti ne prehrin e vlerave te patriotizmit jugosllav eshte e pafalshme… Kush heshti, kush miratoi dhe kush beri amin per vite te tera tashme e dime te gjithe…
Hashimkadriu ose Kadrihashimi dhe grupi i tyre e bene PDK-ne strehe te njerezve me orientime, vlera dhe ideale te patriotizmit jugosllav ose te pjelles se tyre… Ata, pasi uzurpuan PDK-ne, e bene Pacollin “president” te Kosoves me votate e PDK-se dhe te pakicave…!! Keta, pereseri e bene Isa Mustafen ose Putinin, sic e quanin disa shoke e miq te mi, Kryeminister te Kosoves…!! Keta (Hashimkadriu me grupin e tyre) i bene marreveshjet e Brukselit ne dem te Republikes dhe po e cojne vendin kah bosnizimi…!! Keta e bene edhe nje marreveshje te turpshme me Listen serbe (te krijuar nga Hashim-Dacici) me qellim te dhenies se garancive shtese per bosnizimin e Kosoves…!! Jane edhe shume te tjera maskaralleqe qe i dine shoket dhe miqte e mi qe me kritikonin per koalicionin pas zgjedhor… Megjithate, keta shoke e miq nuk i kam pare te reagojne kunder ketyre devijimeve dhe kunder ketyre demeve e marreveshjeve kercenuese per Kosoven dhe per kombin shqiptar…!! Nuk po shoh ndonje reagim edhe pas zgjedhjes se Isa Mustafes Kryeminister nga PDK-ja (dyshja siameze dhe grupi i tyre…)!! Heshtje varri…!
Megjithate, jam munduar t’i kuptoj keta shoke e miq dje, po mundohem t’i kuptoj sot dhe do te mundohem t’i kuptoj edhe neser e gjithmone… Por, miresjellja e do qe (nese jo ne keto rubrikat publike te facebukut) ne adresen time personale te kerkojne falje per gjithe ato fjale e komente ne adresen time… Kjo nuk i ligshtone shoket dhe miqte e mi… Perkundrazi, i bene te forte… Me nderim per shoket dhe miqte e mi qe vollen vrer e helm per “Putinin” qe nuk do te behej Kryeminister nga VLAN-i, por qe po heshtin per “Putinin”, qe u be Kryeminister nga Kadrihashimi dhe grupi i tyre…!