Shoqëria shqiptare për shumë arsye, shkaqe e rrethana (ekonomike, shoqërore, politike, historike…) ka dalur nga shtrati kombëtar dhe ka shumë vështirësi e pengesa për t’u kthyer me tamam në atë shtrat… Një rol mjaft negativ ka luajtur e po luan edhe sot besimi – religjioni, që po përdoret e po përhapet kryesisht nga të huajt dhe për qëllime të huaja…
Populli ynë ka kryesisht tri besime – religjione monoteiste, që në thelb janë të njëjta, por përdorimi dhe roli i tyre është i ndryshëm dhe ndryshon varësisht nga i zoti që i përdor dhe varësisht nga synimet dhe interesat që ka ky i zoti ndaj Atdheut tonë… Shumica e shqiptarëve nuk janë fanatikë e besimtarë të këtyre dogmave e predikimeve religjioze, që u hynë në punë të gjithëve pos Zotit dhe popullit tonë…
Puna është se këto religjione mbështeten dhe financohen nga shtete të fuqishme, që për arritjen e synimeve dhe interesave të tyre vishen me petkun religjioz dhe krijojnë organizata e shoqata “bëmirëse”, ndërtojnë objekte “religjioze”, por gjithmonë me fytyrën, arkitekturën dhe simbolet e tyre (jo shqiptare!)… Për të qenë më “bindës” se çdo gjë e bëjnë për Zot edhe predikimet fetare, sidomos kleri islam, i bëjnë në gjuhë të huaj për shqiptarët!! Të njëjtën gjë kanë bërë edhe kisha ortodokse greke, ajo serbe dhe “maqedone”, duke asimiluar, bashkë me ndihmën e dhunës dhe terrorit shtetëror, pjesë të mëdha të shqiptarëve ortodoksë që sot ndjehen “grekë”, “serbë” e “maqedonë sllavë”!! Janë edhe miliona bashkëkombës (shqiptarë), që janë asimiluar nga Perandoria Osmane dhe nga Turqia moderne me ndihmën e xhamisë e të islamit dhe me dhunë e terror shtetëror, rreth nesh e në Turqi…
Kjo tendencë për tjetërsimin e qenies shqiptare përmes religjionit ka marrë hov dhe është intensifikuar sidomos këto tri dekadat e fundit… Toka shqiptare është mbjellur me minare si kurrë në historinë tonë! Po flas për xhami e minare, meqë këto dominojnë… Asnjëra nga këto mijëra xhami të ngritura sidomos këto 20 vite nuk ka fytyrë, arkitekturë dhe simbole shqiptare!! Dhe, për më keq, asnjëra prej tyre nuk i shërben idealeve, dëshirave, interesave dhe identitetit kombëtar shqiptar!! Njësoj edhe kisha, kryesisht ajo ortodokse, në tokat shqiptare!!…
Inteligjencia shqiptare, rinia dhe kleri atdhetar duhet të angazhohen pa hezitim dhe fuqishëm që edhe religjioni, kjo armë e tmerrshme shpirtërore dhe ky “pushtet” i vdekjes të vihen vetëm në shërbim të Zotit, Atdheut dhe Popullit… Këmbanat e kishave dhe thirrjet e lutjet me altoparlant duhet të marrin fund, sepse janë në kundërshtim me vullnetin e Zotit dhe me porositë e librave të shenjtë. Po bëhemi më keq se në mesjetë në kohë ultramoderne…
Këto ditë isha në qytetin e Kuvendit të Lezhës, bashkimit të parë politik, krahinor e mbarë arbëror, dhe më befasoi thirrja nga minareja edhe në këtë qytet!! Mendoj që Bashkia dhe qytetarët e këtij qyteti, Qeveria dhe mbarë kombi duhet të këlbëngulin që, të paktēn në këtë qytet me rëndësi të veçantë për identitetin tonë shqiptar (për fillim), të “shurdhohen” thirrjet fetare me altoparlant, pa ia mohuar dhe denuar kujt të drejtën e besimit. Duhet të dëshmojmë edhe para botës civilizim dhe krenari si stërnipër të Kryeheroit dhe Kryeprofetit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit…