Në Zvicër, lirisht mund t’i fyesh 300mijë shqiptarët në (nga Kosova, Shqipëria, se plotë nga Maqedonia edhe knaqen kur ua shanë) gjuhë(n), në simbole kulturore, kombëtare, mundesh me shpif me vite me artikuj duke paraqitur shtetet e tyre si mafi, organizata që hanë organe njërzish pa e dhënë asnjë fakt, mund të bësh çka të ta dojë zemra, mund ta luash racistin më të egër dhe lirisht mund të “flejsh dathtë” se askush diellin nuk ta zë. Janë i vetmi komunitet (identiteti kulturor i pesti) i madh që nuk mbrohen nga askush. Tash do pyetish po pse nuk reagojnë ambasadat kur fyhen edhe shtetet e tyre e lere më kultura; sepse vazhdimisht na dërgoni këndej (ose vendosni në poste) idiotë, infantilë, parazitë, oportunistë bythgrisur dhe pa fije dinjiteti, njerëz të padijshëm që jo kultura e shtete të mbrojnë po mirë që nuk i shkel tramvaji saherë dalin jashtë se as ngjyrave të semaforit nuk ua dinë kuptimin. Ku i gjeni gjithë ata apartçikë pa fije kapitali njerëzor, intelektual e lere më dije për diplomaci e për manaxhim diasporash. Le ta provojë dikush të bëjë me spanjollët, tamilët apo serbët kështu që as që karahsohen me shypot për nga numri dhe e shihni çka ndodhë.
add a comment