Lëvizja\UÇK

Xhemajl Pllana:Pranvera Shqiptare ’81 në Vushtrri

(Fjala ime në përkujtim të “Pranverës Shqiptare 1981”që u mbajt sot në Shtëpinë e Kulturës Vushtrri!)

Në pranverë të vitit 1981 shpërthyen demonstratat studentore e popullore me kërkesën kryesore “Kosova Republikë”, e cila kishte për qëllim barazimin e Kosovës me gjashtë republikat tjera të ish-Jugosllavisë.

Pranvera Shqiptare 1981,në Vushtrri, ishte vepër e studentëve,nxënësve,puntorëve,gjithë popullit tonë heroik,i cili, pavarësisht dhunës policore e ushtarake,vrasjeve e burgosjeve, i bëri demonstratat, dhe i bëri ndër më masivet dhe ndër më heroiket e kohës.Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe në Vushtrrinë e Hasan Prishtinës, Azem Bejtës e të Shote Galicës.                                                                                                                                        

Andaj dhe patjetër,duhet të thuhet e vërteta se pa lëvizjen studentore dhe pa demonstratat e vitit 1981, nuk do t’i kishim as demonstratat në vazhdimësi,nuk do të kishim as pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, nuk do të kishim as UÇK-në,as tre luftërat çlirimtare në fund të shekullit të kaluar. Pra, nuk do ta kishim as Republikën e Pavarur të Kosovës dhe as frymëmarrjen më të lirë të shqiptarëve në viset e ish Jugosllavisë.Sepse,nga këto demonstrata u pa si drita e diellit,se Jugosllavia dhe Serbia “demokratike” ishte e gatshme të vriste,të masakronte e të burgoste një popull të tërë,vetëm e vetëm se po këkonte të ishte e barabart me popujtë dhe me Republikat tjera të RSFJ-së.                                                         

Ndër shkaqet kryesore të shpërthimit të demonstratave të vitit 1981, ishin:                                                                           

1.Pozita e pabarabartë e shqiptarëve edhe pse, numerikisht ata zinim vendin e tretë në RSFJ,                                                                                                                                                    2.Shqiptarët ishin të ndarë dhe nën sundimin e republikave jugosllave ( Serbi, Maqedoni, M i Zi),                                                                                                                                                      3.Varësia e Kosovës, ishte e dyfishtë: ndaj Serbisë dhe ndaj Jugosllavisë,                                                            

4.Shqiptarët ishin të diskrimininuar në pikpamje politike, ekonomike,arsimore e kulturore,                               5.Viset shqiptare, ishin me pasuri mëdha natyrore,mirëpo ato shfrytëzoheshin nga republikat tjera dhe Federata Jugosllave.                                                                                                                                                                                   

6. Papunësia, për shqiptarët ishte qindra-mijëshe, edhe pse ata kishim moshën më të re, në Jugosllavi,                                                                                                                                                      7.Shqiptarët detyroheshin të punonin punë fizike në viset e ndryshme të Jugosllavisë dhe Evropë.  

Gjendja e vështirë, dhuna e terrori që ushtronin institucionet e ndryshme serbo jugosllave, sidomos ato të sigurisë, qoj deri te pakënaqësitë e mëdha popullore.                                                                          

Demonstratat i filluan studentët e Universitetit të Prishtinës,në Qendrën Studentore, më 11 mars,si hap i parë i një revolte gjithë popullore, e cila do të zhvillohej më 1,2 dhe 3 prill të vitit 1981. Regjimi serbo sllav, ndaj këtyre demonstratave dhe kërkesave popullore, u përgjigj, jo me mjete politike, por me terror shtetëror. Për pasojë, u vranë dhjetëra, u plagosën, e u burgosën me mijëra veta.

Në qershor të po këtij viti, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Nezir Myrtaj, me grupin e tyre të fshehtë, kishin lëshuar në qarkullim “Platformën”për organizimin e mëtejmë me titull:“Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”. Në këto teza, jepen të dhëna dhe fakte që dëshmojnë se Kosovës, i takonte plotësisht statusi i republikës së barabartë në kuadër të federatës jugosllave, se ky status ishte i arritshëm. Pastaj, jepet arsyetimi dhe dëshmia se populli i Kosovës, kishte potencial që të luftonte për avancimin politik dhe shoqëror nga statusi i krahinës, në statusin e Republikës.

Organizimi dhe shpërthimi i demonstratave gjithëpopullore në Vushtrri                                         

Demonstratat studentore në Prishtinë, kishin zgjuar ndjenjat e rinisë dhe të popullit shqiptar në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare.Pushteti jugosll.përpiqej ta izolonte Prishtinën nga viset tjera.Populli ishte shumë i revoltuar,prandaj, individët dhe sidomos gupet e organizuara, e mirëpritën gatishmërinë e popullit për demonstrata. Prandaj më 1, 2 dhe 3 prill 1981, janë mbajtur demonstrata shumë të mëdha,sidomos në Prishtinë, në Vushtrri dhe në Podujevë.                                                                                                                                               

 “Më 2 prill,ndodheshim në punishten e ndërtimit në fshatin Bukosh, rrëfen Ilmi Muzaqi (LNÇKVSHJ-së,).Ishim të informuar për demonstratat në Prishtinë.E ndjenim për obligim që edhe ne puntorët të jepnim kontributin tonë. Fillimisht kam biseduar me Jakup Shytin, i cili ishte i një me mendimi me mua.Prandaj shkuam që të bisedonim dhe me kolegët tanë në Vushtrri. Edhe aty gjetëm mbështetjen e shumicës së kolegëve tanë,prandaj së bashku vendosëm që demonstrata të fillonte në ora 13:30. Ky organizim, është bërë në menzën e puntorëve të NN “Kosova”në Vushtrri,nga këta punëtorë: Ilmi Muzaqi, Jakup Shyti, Bajram Latifi, Nebih Sejdiu dhe Bislim Bajrami me shokë.

Ne, kishim informata se në shkollë po mbahej një mbledhje e anëtarëve të kryesisë së Komitetit Krahinor, prandaj vazhduam rrugën deri te shkolla e Mesme “Muharrem Bekteshi”, me qëllim që t’iu drejtoheshim dhe atyre me kërkesat tona. Në oborrin e shkollës doli ish kryetari, tashmë i ndjerë, Isak Merovci, i cili më njihte mirë, pasi ishte dhe mik i familjes sonë dhe m’u drejtua me këto fjalë: “Ilmi, ju lutem, ta ndërprisni demonstratën, sepse jemi në mbledhjen e partisë, me anëtarët e Komitetit Krahinor”.

“Demonstratat nuk i ndalojmë për hatër të askujt, për këtë arsye kërkesat tona do të jenë edhe më të zëshme si vërejtje komitetlinjve se ç` po ndodh me popullin tonë”, – i përgjigjet Ilmi Muzaqi.

Derisa zgjati kjo bisedë, nxënësit e vitit të katërtë, të gjimnazit, hapin dyert e mbyllura nga drejtoria e shkollës dhe iu bashkëngjitën demonstratës, ata u treguan aq të shkathtë saqë, në çdo pjesë të qytetit organizonin dhe mblidhnin njerëz në përkrahje të demonstratës që tashmë kishte filluar.

Pas këtij vrulli, demonstruesit filluan marshimin drejt qendrës së qytetit. Policinë e zuri frika nga masa dhe nga organizimi ynë i fuqishëm. Ata ndërmorën masa të rrepta. Fillimisht u barrikaduan te posta duke hedhur bomba me gaz lotsjellës. Aty ishte një ngushticë që i shkonte përshtati policisë, prandaj u detyruam të ndahemi në grupe dhe të shkonim në pjesë të tjera të qytetit.

Pas barrikadës së policisë, demonstruesit e revoltuar bllokuan rrugën Mitrovicë- Prishtinë, e më pas një pjesë e demonstruesve i drejtohet fabrikës së ngjyrës “Ekstra”, fabrikës së Llamarinës së Zinkuar “Llamkos” e më vonë edhe fabrikës së konfesionit “Polet” të Vushtrrisë. Duhet theksuar se, në mesin e punëtorëve të fabrikës së konfesionit “Polet” ishte një vajzë e re (punëtore), e cila me trimërinë dhe guximin e saj, arriti që t’i mobilizonte punëtorët e organizatës së saj në demonstratë, ishte Dinore Curri.

Demonstrata e 3 Prillit në Vushtrri ishte gjithpopullore.Ajo është organizuar nga studentë, nxënës, punëtorë,qytetarë e fshatarë. Organizimi i grupeve ka filluar në ora 10, në lagjen e Varrezave të qytetit. Një patrullë policore (me polic shqiptar) i ishte afruar qytetarëve. Me policët kishte biseduar njëri nga protagonistët kryesor të këtyre demonstratave, Bali Dervishi me shokë.Ata i kishin shpjeguar arsyet e revoltës dhe paknaqësive qytetare. Policët kishin kërkuar që ata të tërhiqeshin, sepse do të kishin pasoja nga policia speciale jugosllave. Mirëpo qytetarët e grumbulluar ishin të vendosur për të demonstruar.Ata, kishin thyer barrikadën e njësiteve speciale jugosllave,dhe në përleshje ishin lënduar dhjetëra demonstrues dhe policë jugosllav. Demonstruesitë, arrijnë në qendër të qytetit (te çezma),pastaj atyre iu  bashkangjiten  puntorët e fabrikave dhe nxënësit e shkollave të mesme të Vushtrrisë. Për të thyer demonstratat, qeveria jugosllave kishte aktivizuar dhe helikopterë e forca të mëdha të njësive të specializuara të cilat filluan përdorimin e armëve vrasëse me plumba “dum-dum”, që sipas normave ndërkombëtare ishin të ndaluara. Me këte rast, janë vrarë,Ruzhdi (Abit) Hyseni dhe Salih (Ajet) Zeka. Ndërsa, janë plagosur: Ali Januzi, Ajtene (Mehmet) Gorani, Sadete (Rushiti) Pllana, Mevlude Ademi, Myrvete Mulaku, Driton Grabanica, Ismet Pllana, Medo Ibroviqi, Shaip Rrustemi etj.                                                                                                                 Ndërsa më  2 prill, në Prishtinë janë vrarë Naser Hajrizi, dhe Salih Abazi. Ndër parullat kryesore të cilat janë brohoritur, kanë qenë: “Kosova Republikë”,”Trepça punon,  Beogradi ndërton”, “Lironi të burgosurit politikë”,”Poshtë tradhtarët” “Jemi shqiptar,jo jugosllav” etj.

Me këte rast më duhet të cekë rastin e studentit Veli Abazi nga Druari,për të cilin quditërisht nuk është shkruar as në mongrafinë për Vushtrrinë. Veliu, ishte student i Gjeografisë.pjesmarrës aktiv i demonst.të mars-prillit ’81.Ishte studenti që ua kishte përplasur dyertë komitetlinjëve të LKJ-së në gjimnazin e Vushtrrisë, të cilët po kërkonin distancim dhe po fyhenin Kosovën Republikë dhe shtetin Shqiptar.Prandaj Veliu,në presencën e tyre kishte brohoritur rroftë Kosova Republikë dhe rroftë Enver Hoxha.Ai,në dalje të Vushtrrisë, për në Mitrovicë,ishte kacafytur me policët që po rrahnin disa të rinjë shqiptarë.Mirëpo policisë i vijnë përforcime, ai rrahet tepër rëndë, duke pësuar lëndime të rënda fizike e tronditje truri, pastaj shërohet me metoda popullore (lëkur të kafshëve të therruara),mirëpo disa muaj më vonë,si pasoj e dhunës policore ai vdes tragjikisht.Veli Abazi ishte atdhetar trim, aktivist i LNÇKVSHJ-së. Prandaj ai meriton dhe njohjen e statusit të dëshmorit të kombit.

Demonstratat heroike të vitit 1981 dhe kërkesat e tyre shumë të drejta u dënuan nga regjimi serbo-sllav dhe u shpallën “kundërrrevolucionare”. Kosova u shndërrua në një poligon të madh të ushtrisë, policisë dhe të shërbimit sekret jugosllav (UDB), që ndiqnin dhe likuidonin fizikisht (brenda dhe jashtë Kosovës) figurat më të dalluara të lëvizjes tonë kombëtare (Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla e shumë të tjerë). Me qëllim të nënshtrimit dhe të disiplinimit të shqiptarëve, autoritetet jugosllave filluan një valë masive të diferencimit në çdo nivel të shoqërisë. Goditje të rënda pësuan sidomos,arsimi,kultura, shkenca. U organizua një fushatë e paparë politike e mediatike për denigrimin e identitetit shqiptar. Demonstruesit etiketoheshin dhe akuzoheshin si irredentistë, nacionalist, terroristë, racistë etj. Filloi largimi i kuadrove dhe punëtorëve shqiptarë nga puna. Edhe për incidentin më të vogël mes shqiptarëve dhe serbo- malazezëve, politikanët dhe mediet serbe fajësonin dhe dënonin shqiptarët. Shpikeshin dhe inskenoheshin lloj-lloj incidentesh të paqena. E gjitha po bëhej me qëllimin e rrënimit të autonomisë së Kosovës. Filluan arrestimet dhe dënimet masovike të demonstruesve dhe inteligjencës shqiptare, linçimet, leçitjet e familjeve atdhetare, largimi dhe pamundësimi i regjistrimit të nxënësve dhe studentëve shqiptarë në shkolla dhe fakultete,duke detyruar largimin e tyre nga vendlindja. Mirëpo,rinia shqiptare nuk u thye, por ajo arriti të organizonte përvjetorët e këtyre demonstratave,dhe me kërkesa të njejta. Si në gjithë Kosovën, edhe në komunën e Vushtrrisë,  shërbimi i sigurimit jugosllav, e filloi aksionin për zbulimin dhe dënimin e organizatorëve të këtyre demonstratave, duke arrestuar,duke izoluar e duke dënuar me qindra demonstrues dhe organizatorë të saj. Vetëm në komunën e Vushtrrisë, ishin arrestuar dhe dënuar rreth 200 persona (me dënime kundërvajtëse), ndërsa rreth 600 të tjerë, ishin listuar nga UDB si organizatorë ose si pjesëmarrës në këto demonstrata.                                                                                   

Nën akuzën penale si organizatorë të “Kundërrevolucionit”, gjatë vitit 1981,ndër të tjerë u burgosën dhe u dënuan:                                                                                                                                                   

1.Bali Dervishi, me 13 vjet burg, 2.Dinore Curri, me 11 vjet burg, 3.Ilmi A Muzaqi, me 10 vjet burg, 4.Gani Maxhuni, me 8 vjet burg, 5.Jakup N. Shyti, me 8 vjet burg, 6.Zenun Gjocaj, me 7 vjet burg, 7.Xhevat Deliu, me 6.6 vjet burg,8.Bislim H. Bajrami, me 5 vjet burg, 9.Bajram Sh. Latifi, me 5 vjet burg,10.Nebih A. Sejdiu, me 5 vjet burg,11.Zeqir F. Murati, me 5 vjet burg,12.Nazmi Hyseni, me 4 vjet burg,13.Shemsedin J. Mustafa, me 2 vjet e 4 muaj burg,14.Tahir Z. Krasniqi, me 20 muaj burg,15.Shefqet Dushi, me 1,5 vjet burg,16.Vehbi H. Hyseni, me 105 ditë burg,17.Azem R. Hajdini, me 3 muaj burg, 18.Selman M. Ferizi, me 2 muaj burg,19.Remzi M. Haradinaj, me 2 muaj burg,20.Fazli Jetullahu, me 2 muaj burg,21.Faik R. Morina, me 2 muaj burg,22.Brahim Rr. Delia, me 2 muaj burg,23.Abaz B. Hyseni, me 3 muaj burg, 24.Kahriman A. Aliu,2 muaj burg 25.Kamer Rrukiqi, me 40 ditë burg, 26.Zeqir T.  Morina me 40 ditë burg,27.Ismet H. Makiqi, me 40 ditë burg, 28.Shefki S. Dibrani, me 14 ditë burg, 29.Lutfi S. Shyti, me 26 ditë burg,30.Skender U. Uka, 14 ditë burg, 31.Ruzhdi H. Hyseni, me 14 ditë burg etj.                                                                                                                                                 Nxënësi,Daut N. Rashani (1963) dënohet me 6 vjet burg.                                                                                                                                     

Ishin “izoluar”dhe diferencuar:  Zenun Gjocaj, 2 muaj izolim dhe largim nga puna, Xhemajl I. Pllana, mbi 2 muaj dhe largim nga puna,3.Kamer Rrukiqi, 2 muaj dhe largim nga puna, Behgjet Krasniqi, 2 muaj, Ferki Morina, 1 muaj, Asllan Muharremi,1 muaj, Mustafë Shyti,1 muaj,Ismet Saraqi,21 ditë, Çerkin Ismaili, disa ditë dhe suspendim nga puna etj.                           

Duhet theksuar se edhe arrestimet dhe dënimet e mëhershme të disa veprimtarëve të njohur si:Sabri e Selatin Novosella,Shefqet Jashari e Ramadan Pllana me shokë,kanë qenë revoltë dhe motivim për të demonstruar edhe në komunën e Vushtrrisë dhe më gjerë .                                                                                                          

Në vitet pasuese arrestohen dhe dënohen edhe shumë veprimtarë të tjerë dhe për të njejtin qëllim.             Në vitin 1982, arrestohen dhe dënohen: Mehmet Hajrizi, Rexhep Mehmeti, Shefqet Dibrani.                                                                                                                                                            

Në vitin 1984, Dr.Skender Boshnjaku.                                                                                                                   

Në vitin 1985, Jusuf Shaqiri, Bahri Shaqiri, ,Bislim Shaqiri, me 1.6.                                                                                                                                                           

Në vitin 1986, Abdullah Zhegrova, Enver Rama, Xhavit Zhegrova, Abdyrrahim Maxhuni,Zeqirjajahja

Hyseni, Bahtir Haradinaj, Luan Badivuku, etj.                                                                                             

Në vitin 1987 u dënuan:Xhavit Haziri, ,Sabit Tahiri,Istref Klinaku.                                                                    

Në vitin 1989 izolohen Xhemajl I Pllana,Bali Dervishi, dhe Ferki Morina.                                                          

Në vitin 1993 u dënuan: Xhavit Haziri, Ramadan Pllana, Islam Mulaku, Ajet Berisha.  Në vitin 1995 u dënuan: Idriz Asllani, me 15 vjet burg, Ali Januzi, me 15 vjet burg (në mungesë).

Vushtrri, 03.04.2021