Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Zgjohuni! (Poezi – kushtrim…)

Zgjohuni!     

  

(Me shumë mendje, dhe me shumë shkas,      

qëndro zemër e mos plas!)  

  

Zgjohuni! Ju që jeni të fjetur dhe të përgjumur  

Për dëshirën e madhe të dinjitetshmen e njerëzoren
Apo ëndrrën tuaj të kahershme, të kahmotshmen shpirtëroren
Të përjetshmen dhe të pa realizuarën deri më tani!… 
 

  

Ti populli im i shumë vuajturi, i nëpërkëmburi,
I shkeluri, i përbuzuri, dhe i përndjekuri ndër shekuj e breza!… 
 

A po e ndjenë?, apo sheh?, apo je i shurdhuar?  

Të janë verbuar sytë? Të janë shurdhuar veshët;
Apo fare s’je duke i dëgjuar?! 
 

  

Me këto lojëra të fëlliqura, që po na  ndodhin
Të papara e të pa dëgjuara deri më sot?…
Dhe me këtë diplomaci të pistë politike!
Bisedime të ditura e të pa ditura në popull… 
 

Përsëri si dikur… po donë me na nda:Tokë e flamur!
Fajtorët si gjithmonë udhëheqësit-politikanët,
Apo ndoshta fajet i kemi, edhe vet Ne?!… 
 

              

Bashkëfajtore kryesor po thonë:
Këta të gjithë si duket mirë po e dinë;
Rusia dhe Evropa, në bashkëpunim me Serbinë!
 

Ndonëse, fatkeqësisht e mjerisht, ne gjithmonë pra;
Në hasmëri me Shqipërinë e tonin vëlla!… 
 

  

Ty populli im, me emrin dhe ballin tënd të shkelur e të përbuzur  

Me emrin tënd më të mirë në botë, SHQIPTAR!  

Në Evropë:Pellazge-Ilire- Dardani  

I njohur me emrin shumë të njohur e të vjetër, ILIRI!  

  

Zgjohuni! Mos rrini të përgjumur e të fjetur
Ju o populli im, në Evropë që jeni më i vjetri…
 

Keq po na priten teshat, dhe s’kanë me na ra tamam!  

Atëherë si duket, ka me qenë shumë vonë:
Në fund ke me u penduar dhe ke me i ra pishman;
 

Për kufi, territor, Shqiptari, për Komb e Vatan!…