Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Te rrasat e Zogut – Koshare (poezi)

TE RRASAT E ZOGUT-KOSHARE

(Florinit- Dëshmor lirie)

Djalë me zemër luani me atdhedashuri i patrembur

i përkushtuar për liri e trim i paepur

Nuk kurseu asnjë pikë gjaku, ia dha lirisë vetveten
nuk kishte çka jep më tepër se vetën e jetën

Me shtatin e tij të njomë erdhi vullnetarisht
Për të luftuar deri në pikën e fundit të gjakut
në luftën heroike të UÇK-së, për këtë tokë
bashkë me shumë ushtarë, trimi i mirë me shumë shokë…

Te kufiri shqiptaro-shqiptar, bash te rrasat në Koshare
Për t’i zbardhur e ruajtur nderin familjes,
flamurit kombit, kufirit, shqipes dy krenare,
tokës si Çerçizi dikur…

Dhe ranë Heroikisht, si burrat për të mos vdekur kurrë
Si burri që është dhe mbetët burrë, nën rrënjët e lisave shekullor
Gjaku i tyre shëndrit lavdi, aty ranë sypatrembur, ranë dëshmorë

Dëshmorët, Heronjtë tanë, mesi-uratë
bashkë me trimat tanë Salihun e Agimin
Dhe shumë dëshmorë të tjerë, ku aty ratë
Ndër të parët shkelët me këmbë gurin-kufirin
Aty ishte Fadili, Afrimi, Safeti, Njaziu me Fahredinin…

Në Kosharen legjendare heroikisht e burrërisht
Dhe u bëre lulëkuqe djalërie e lirie, vdiqe shqiptarisht
Te rrasat e Kosharës, lufta bëhej njëzet e katër orë…
Aty luftohej ballë, për ballë, me makinerin vrastare
të dritës, territ e tmerrit, me mijëra ushtarë e mercenarë

Në natën e kobshme të 6 Majit të vitit 1999-tës
Ju ratë për këtë tokë, për t’mos ju vdekur nami kurrë
Në vijën e parë të frontit mbas orës së 22 e natës
ju i dhatë madhështi e trimëri kësaj lufte të tmerrshme
siç dite ti me shokët e tu, Dëshmori ynë, ti Florin o burrë!

Postimet e fundit !