Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Sa mirë e sa keq!

Sa mirë, e sa keq?!

(“Nga hy djall mes nesh
heu, mozomakeq)!”…
Siç thotë filozofia e mençur popullore:
Me një formë  të vjetër, që duket dhe kallauz nuk don
Apo në një formë të re fjetur, që fshihet dhe nuk dihet…
Duket qartazi formë tjetër, që nuk ju bindet realitetit
Ngase vazhdimisht fare s’punon e proteston
Ndonëse kundër vet vetës, vendit dhe shtetit…
Çdo njeri që nëse punon, mund edhe të gabon
Gabimet janë njerëzore, ndërsa faljet janë hyjnore!
Prandaj, kur ai-ajo gabon  paqëllim edhe ndalen
Mirëpor, kur njeriu gabon me mendim e qëllim
kurrë nuk banë dhe nuk duhet të falen!
Nga njëherë, edhe heshtja e dikujt
thuhet se është pranim-dorëzim e vendim
Apo rebelimi i njeriut të pa vend
Do të thoshte, Dritëro:
Njeriut të pa mend, “që një vend e çmend!”
Deri kur kështu?po thotë e po pret populli?!…
Ai njeri, ose jo njeri, që zgjidhët për shoqëri
Dhe qëndron në krye, zi e ma zi;
Si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri!
Duhet të punon drejt, siç thotë populli:
Ha ki kat, me zemër shpirt e mendje
Siç i ka hije një njeriu, që është e mbetet njeri…
Ka nisur po i vije erë e keqe këtij kundërmimi
Dhe me i humbë komplet durimi e kuptimi
kësaj pritje të stërzgjatur e monotone…
Edhe në institucione ka shumë polemikë
Por më shumë gjithsesi po shihet haptazi e qartazi
Kjo është komplet- puro politikë!
Duhet të kuptohet mirëfilli gjithmonë në përgjithësi
Te Ne, kanë filluar mospajtime e dallimet
Me polemikat edhe për një gjë të re…Te Ne edhe për fe…
Mirë por, fe e mbi fe, duhet të kemi njerëzi, dashuri
Shumë unitet për tonin shtet, dhe më shumë Atdhe…
Ne si një shoqëri e hapur e demokratike në përgjithësi
Me një sistemin shkollor-arsimor në veçanti
Duhet të kemi parime e principe, por edhe moral njerëzor
Fisnik, intelektual, shkollor, fetar, politik e arsimor.
Prandaj, ju lutem shumë:
Mos të bëhemi keq shumë keq, heu mozomëkeq:
“Këta nuk janë me popullin, apo me Zotin e natyrën
Siç shihet e qartazi po dihet, si duket mund të jenë,
me  neve jo, larg qofshin ata;
mos ndoshta, këta ishin e janë me dreq?!”…

 Xh.H