Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Ra heroikisht për të mos vdekur kurrë

Ra Heroikisht, për të mos vdekur kurrë !  

(Kushtuar, Njazi Azemit- “Komandant Mjekrra”)

 Njaziu ishte një njeri i rrallë, ishte një trim i vërtetë
Prej një shpirt artisti në art, në luftë e në jetë!
Në këtë art shprehu talentin e tij, prej një artisti të rrallë
Gjithashtu s’i një liridashës i përkushtuar e një atdhetar !

Ky trim shpesh here përmes artit-skulpturës
thuri arte lufte, siç thureshin gjerdhet mburoje
ku mbrohen kala e ndërtohen murane me roje
Njëkohësisht punoi, ndërtoi në gravurë figura të shquara
Siç ishin flamuri me shqiponjë dy krenare
figurën e Krye heroit e Krye gjeneralit
të madhërishmit tonë, të shenjtit,Skënder be
Gjithashtu edhe figura të tjera të Kombit tonë
Që vdiqën dikur për me rilindë, për tonin atë mëmëdhe!

Bashkë me Kryetrimin e Kryekomandantin tonë
Me trimin që zuri vendin e tij, në vargje e libra me fletë…
Shkuan në Shqipëri për t’u stërvitur-ushtruar
Si shqiponjat me fluturim lart në qiell të bukur
Që fluturojnë për të mbijetuar me krihet e tyre, për jetë…
Me Heroin tonë, të pa vdekshmin, Adem Jasharin i vërteti burrë
U kthyen në Kosovë për të luftuar, e për të mos vdekur kurrë!

Në luftë ishte si një ushtar i thjesht e modest lirie
Një pjesëtar i brigadës 134 “Bedri Shala”
Në Zonën Operative të Dukagjinit, që luftoi pa nda…
Për të vazhduar më pastaj, si komandant “Mjekrra”,
Që ishte komandant i brigadës 115 “Karadake” të UÇPMB-së,
Që duke luftuar… aty heroikisht, në pavdekësi ke ra !

Një figurë emblematike e heroike
Që burrërisht ra për të mos vdekur kurrë
Ky ishte, Njazi Azemi-“Komandant Mjekrra”
Që luftoi në dy luftëra, bashkë me shokët tjerë
Ra heroikisht e trimërisht, për komb e flamur !

I betuar dhe shumë i përkushtuar, në luftën e UÇK-së
Për të vazhduar pa ndalur, si luan lirie
Në luftën që vazhdoi në Preshevën e UÇPMB-së…
Njaziu, aty shndriste si një rrufe
Me qëndrim, trup e fytyrë që ngjante:
Porsi një SKENDERBE !

“Komandant Mjekrra” hyri në përjetësi
Në të gjitha trojet tona ku janë shqiptarët
Më 28 mars të vitit dymijë e njëzet e një
Të mbështetur nga shokët e bashkëluftëtarët e ti
Në sheshin e bukur që e sollët këtë liri
Nami e jehona e luftës dhe e dëshmorit tonë
Bashkë unik me popullin e shtatoren e tij
u vendos në sheshin “Adem Jashari” aty në Viti.

 


Duke mbetur shembull i rrallë i luftëtarit për liri
PËR TY LUFTËTARI E KOMANDANTI YNË, NJAZI
Mu aty tek parku në sheshin të emëruar me emrin tënd
t’u ngrit lapidari, ku çdo Shqiptar do t’ia kishte lakmi
Do t’i përkulej e do t’i thoshte: Lavdi!