Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Poezi për poetin Lasgush Poradecin

 
Shkrimtarit e poetit nga Pogradeci

          Lasgush Poradecit
Poeti ynë, gjeniu i quajtur Lasgush
I shkruajti, i vjershëroi, i këndoi,
e deshti dhe e nderoi gjithë Shqiptarinë
I këndoi Pellazgjisë
I këndoi Ilirisë
I këndoi Dardanisë
I këndoi Perëndisë
I këndoi urtësisë
I këndoi dashurisë
I këndoi dhe i shkruajti shumë,
edhe Nafisë-Shqipes së tij…
I këndoi trimërisë
I këndoi mençurisë
I këndoi beqarisë
I këndoi vajzërisë
I këndoi nusërisë
I këndoi bukurisë
I këndoi djalërisë
I këndoi malësisë
I këndoi Liqenit e detarisë
I këndoi fshatarësisë
I këndoi fshehtësisë
I këndoi gjithë njerëzisë
Dhe solli aromë dashurie,
vjershërie me rreze dielli
Por edhe nën hije Shqipërie
Në gjithë vendin e shqipeve
Në shtëpi, Pogradec, në Shkodër e Tiranë…
Në ditën me diell, e në natën me hanë…
Pra, shkroi, vjershëroi dhe i këndoi
gjithë Shqiptarisë!…
Ishte një trim, patriot, shkrimtar,
poet dhe të gjitha shkrimet, popullin e Shqipërinë,
“me dorën e mendjen prej një gjeniu, i vetmuar i ndreqi:”…
Ky ishte shkrimtari e poeti më i madh shqiptar e ballkanas,
së bashku me Fan Nolin.
I lindur, rritur e edukuar nga Pogradeci
Ky ishte i vërteti
burrë, shqiptar i madh e poeti ynë gjenial,
LASGUSH PORADECI!