Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Poezi

Qenia e njeriut, pra Mbinjeriu  

(Shqiponjë, apo gjarpër)?!  

                                      
Qenia e qenies time, është pra vet njeriu
Dhe qenia e njeriut, jo njeri,  

Mund të jetë ndoshta;”shqiponjë, apo gjarpër”, 

Këtë fare nuk e di?!  


Ku do të mbetesh ti pra, i dashtuni mbinjeri?
Unë hakmarrjen kurrë s’e desha,   

Andaj, as nuk do ta dua përjetë të jetëve,  

Pra, në timen -tuajën, LIRI!…

Ngaqë hakmarrjen, mërin, lakminë, hajnin e jo njerëzinë
Duam që t’jua lëmë kohës e dallgëve të jetës…
Që të merren me të tërat n’përgjithsi,
nga imja-jotja dashuri!…

Ndërsa ne duhet të çlirohemi tërësisht e plotësisht
Dhe të rikthehemi krejtësisht
Dhe përsëri te i përjetshmi, Zoti ynë-  

yni identitet e dinjitet: ILIRIA

Te njeriu ynë, që do të kapërcen urat e bashkimit…  

Dhe harron, nënçmon, përbuzë hakmarrjen;  

Jeton, kalon e ndriçon rrugën, në atë të”përjetshmen”   

pra përsëri e përsëri mbetet, Mbinjeri

Vetëm dashuria e sinqertë, ajo krijuesja e realja
“Duhet të gjykoj e dënoj njerëzit,
Ndërsa arealja është e verbër e gjymtë   

dhe jo e drejtë në gjykimet e saja!”…

Vetëm se njeriu dëshmitar   

dhe zëdhënës i jetës, i besës dhe i shpresës…  

 Dhe i shumëvuajtjeve shpirtërore, emocionale e mendore;  

 Që mendon, gjykon e vepron mirë e mire…

  Nuk duhet të thërret, vret e pret
Por, me doemos duhet punuar, duhet ndriçuar,   

përparuar e rrezikuar, për vendin-Atdheun e vetë…

Për narracionin, mendimin e pa varur të thellë,   

Për vizionin, gjenialitetin dhe mendimin e tij të lirë;
I shëruar tërësisht e plotësisht, nga Metafizika e hemoglobina e tij…
Tek qenia kryesore e njeriut, njeri:
Që është ky pra, Mbinjeriu…

MËRGIMTARËVE

  

Juve të gjithëve, Shqiptarë!

  

Jetë, o jetë në mërgim
Ti më ngjanë në trenat e zi si korbat  

n’duhanin e keq e me t’ziun tym
Më je gjithmonë me mërzia, e me hidhërime  

Vendi yt më qon peshë aty ku unë jam
Ti më je, pa t’vetmet ngushëllime,
Jetë, o jetë në perëndim!

Të gjithë juve, që na njihni,   

Që na dini, e që s’na njihni;
Njerëz, fusha, male, kodra…
Të gjithë duhet, që ta dini,
Se atje  juve-neve, s’na pret vatra

Juve të gjithëve, Shqiptarë!
Zërin tonë do ta ndjeni
Ne t’mërzitur, të përbuzur e udhëtarë…  

Njejt si shpezët shtegtarë
Zërin tonë me plot dhimbje
Në vend të huaj, jemi t’humbur,  

Jemi t’shkelur, jemi tëhuaj dhe mërgimtarë!

“Juve o njerëz një porosi nga ne  

që do t’ju bëj tek ju bujë”,  

Ndonëse,edhe shpezëve shtegtare;  

lejlekëve, zogjve e dallëndysheve
Që fluturimin tuaj keni udhëtimin…
Me gjithë zemër e me plot mendje
Ju drejtohem e ju lutem fort:
Mos lakmoni në vend të huaj!’’

Vendi huaj është me plot dhimbje,
sakrificë, mërzia, mund e dredhi
Dëshiroj me gjithë mendje, bindje
Që të kthehem në vendlindje e n’shtëpi!  

Kurbeti i ziu gur-mbeti
larg na humbi e keq na treti
Atje-këtu është larg në perëndim,
Jetë,o jetë në mërgim!  

Kurbeti është e do të mbetët, “një rrugë e pa kthim” 

Kudo-kurdo, gjithmonë me hidhërim,
Do t’na vdesin familiarë, miq, shokë…
Nuk do të kemi mundsi t’marrim pjesë as n’varrim! 

Ku ne do të mbetemi pa njerëzit tanë,  

dhe pa t’vetmin ngushëllim . 

Më nguliten thellë në zemër, vajtje-ardhjet;  

Nga aeroplanët, trenat, autobusët rrugëve për udhëtim!…

  

Jetë o jetë në perëndim  

Nuk e di si s’gjejmë shpëtim?
Duhet pasur të gjithë një synim-qëllim
Për të gjithë Shqiptarinë, unikët për njerëzim!

 Gjermani,Viernheim: 07.02.1997.