Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Për Flamur e Pavarësi dhe e Jona Shqipëri (Dy poezi)

Për Flamur e Pavarësi
Gëzuar nga zemra, e jona Shqipëri!…
Në këtë Nëntor- muaj të shenjtë
Në këtë ditë të madhe e të shtrenjtë
Me rëndësi jetike e historike…
Me shumë mall e shumë dashuri
Jam i ulur, këtu në vetmi!
Flakërohem e përmallohem, për flamur
Festoj, për  tonën Shqipëri!
Festoj –festën tonë të  madhe 28 Nëntorin;
Me një shishe verë dhe me një gotë raki
Dale me nga dale…duke u ngrohë e duke u shkri;
Duke festuar dhe duke ngrit dolli!…
“Unë flas me Malon, ku i them:
Malo,vëlla im përtej kufirit, ore burrë i dheut
Legjendari ynë, me mjekër të bardhë
Me gjak, gjuhë, o stërnip i Skënderbeut!
Kam për ju një lutje të rrallë:
A po vini ju, apo unë do të vi”?!
“Ma kthen Maloja, pak si me habi:
As mos hajde ti, por as unë s’po vi!”
Më mirë rri atje:Ti në Kosovë, dhe unë në Shqipëri!
Mirë e ke i them, ore plaku i lirë;
Me mjekër dëlir e me zemër të mirë!
Dashtë Zoti të mos na ndalët zemra
Mos na daltë shpirti, kështu siç jemi,
sepse, do ta kemi të vështirë!
Ndonëse do të na mbesin, sytë qelë:
Po s’u ribashkuam, bashkë me nënë Shqipërinë!
Do festojmë të gjithë së bashku pleq e të rinj
Ne do jemi të lire, i madh dhe i vogël;
Do ta kallim krejt: Me daulle e lodër!
Të gjithë dot na  lakmojnë:Në Shkup e në Shkodër…
Shqipëri e Kosovë, të gjithë në një sofër!…
Nëntori i tretë do të na ndodhë; gjithsesi do të na vie
Urime, për flamur!
Urime, për pavarësi!
Gëzuar nga zemra: E jona SHQIPËRI!…

E JONA SHQIPËRI

(për flamur e pavarësi)

Në këto ditë nëntori, kemi festë e ditën kur ndjehemi krenar
Ditë historike që na nderojnë emrin shqiptar
Me dhimbje, krenari dhe me plot dashuri përballuam shumë vështirësi
Për festën e flamurit, dhe për tonën pavarësi !
Ky vit na gjeti të ngujuar, këtu në vetmi dhe në mërzi,
flakërohem për flamurin tonë; më dhemb shpirti për njerëzi!…
Dhe për këtë vit që po e lëmë pas, dymijë e njëzeta;
për ngjarjet që na ndodhën, sa shumë na ka pjekur jeta.
Na tronditi të gjithëve këtë vit, ky vit mallkimi e trishtimi,
Ku na mbet shpresa, dashuria, xhelozia, gëzimi
Jemi të tundur e të shkundur, mendërisht e shpirtërisht
Na lëkundi themelet e vetëbesimit pambarimisht
Ky vit zezone, për jetë qoftë mallkua;
Qysh thonë pleqtë, mos na raft kurrë me harru !
Jemi të mërzitur shpirti e zemra po na dhemb:
Se kjo pandemi, gjithë botën edhe Evropën do me e shemb;
Sidomos neve që na ka zanë gafil
Që jemi si lule e brishtë si një trëndafil
A përherë duhet me qenë pa fat, ogurzi
A fillon a mbaron me ne ky apokalips i fundshekulli
Por jetën gjithsesi duhet të vazhduar…
Ne dhe dhimbje më të mëdha kemi përballuar,
Ne duhet të punojmë e dashurojmë, ta duam jetën
Por edhe të festojmë, festën tonë të madhe, të shtrenjtën e të shenjtën.
Dhe duhet ngritur dolli Çdo familje e çdo njeri;
për flamur e Pavarësi deri në amshim
Urime populli im!