Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Në këtë kohë (Poezi)

Në këtë kohë…
(në muajin Nëntor)
 
Për flamur e Pavarësi deri në amshim
Urime e gëzuar populli im!
 
Në këto ditë të ftohta, me shi e me borë…
Të bëhemi fisnik, t’pa ndarë një popull-unik
Të lidhemi bashkë, si dikur me Ismail Qemalin
Ku ngriti flamurin, Nëntorin e dytë, në qytetin Vlorë
Dhe kur e futi Shqipërinë e lodhur në një dorë…
 
T’i festojmë të gjitha festat, edhe për Nëntorin e parë
Që e ngriti, Gjergj Kastroti, Gjenerali e Kryeheroi kobëtar
Të bëhemi të mençur, të dashur, unik të pandarë
Si dhe Nëndorin e dytë, që e deshëm si duhen dy sytë
Të mirë e t’bukur te dytë, bash si xhamadan njësoj
Siç është dashuria jonë, që është shqipja, si nusja me kurorë…
 
Të urojmë, t’festojmë e të gëzojmë me një t’vërtetë
Që e deshi dhe don populli ynë, edhe Nëntorin e tretë…
Për liri e me liri, që jemi një popull Ilirik-Dardan i vjetër në etni
festat me shpirt dlirë, pa bërë keq, t’u bë mirë e më mirë…
 
Festojmë me flamuj me ngjyrat më të bukura në botë: kuq e zi
Që nuk thuhej shprehja jonë e vjetër dhe kot: E duam një zot
Që të kemi më shumë njerëzi, miqësi, mirësi e dashuri….
Të festojmë bashkë me popull, për shqiptarë dhe një Shqipëri!