MOS PRIT…
Mos prit, që të tjerët terrin ta bëjnë dritë!
Mos prit, që pas tyre dielli të shndrit!
Mos prit, që puna e të tjerëve të të ngritë!
Mos prit, që injorantët të t’i hapin sytë!
Mos prit, që të paditurit të jenë fati yt!
Mos prit, që pas theqafjes, rrëzuarjes tënde
Dhe plandosjes sate përfundimtare në tokë
Që mëpastaj, të kesh miq e shokë!…
Mos prit, në heshtjen stërkeqe e shurdhmemece,
Që të jetë një fat i zi, dhe një zezonë e keqe për ty!
prandaj, zgjohu nga gjumi mirë e mbarë,
mos rri kot e kot …
Mos prit, në tokën tënde, jetën pa një Zot!
Mos prit, që të djegë qumështi yt,
dhe ti të frysh në t’huajin kos, mos!
Mos prit, që oxhaku të jetë tymosur me blozë
Mos prit, të lutem shumë mos, mos! …
Mos prit, Ti o njeri; bëhu vetja- uni yt vetë
Njeri i pavarur e krejt i sinqertë,
me virtyte të larta dhe i vërtetë!
Ndonëse ti, je unikat në këtë të shkurtën jetë,
mos harro kurrë, dhe asnjëherë në jetë:
Vendos për veten tënde qartë, mirë e drejtë;
jetoje ashtu jetën, si din e donë vetë…
Prandaj, mos prit, sepse ti je një yll qiellor që shndrit!
Gjithashtu, ti je një meteor, që për të tjerët,
por edhe për vetën tënde, përjetë do të bësh dritë!…
MOS!